Survolt

Dizajni

01_Design

Inovativ dhe sensual

Survolt-i i stiluar në mënyrë sistematike merr sugjerimet e stileve të makinave sportive dhe krijon të vetën. Pamja e makinës tërheq dhe mban përqëndrimin e shikuesve, ashtu sic bëjnë fenerët e hollë dhe horizontal, të inspiruara nga kupet me performancë të lartë, ndërkohë që një firmë me dritë LED shton një prekje bashkëkohore të teknologjisë së lartë.

E ulët dhe e hijshme, Survolt përmban kontraste të forta midis kapakut të motorrit argëtues dhe krahëve të skulpturuar, theksuar nga harqet e rrotave këmbëngulëse të cilat premtojnë performancë dhe emocione. Pjesa e pasme përmban firmën elegante me dritë të Revolte bashkë me një bisht në referencën esenciale të motorsportit.

Survolt ka dy ngjyra, të kuqe (fuchia) dhe ngjyra primare gri (qymyr druri) dhe luan me materialet dhe volumet. Ndryshimet e lakimeve nga të lëmuara sateni në të shëndritshme, duke u thyer pa dyshim me kodet klasike mashkullore të botës së sporteve.

Interiori

02_Habitacle

Elegancë sportive

Kabina e Survolt-it është dizenjuar si një qelizë lundruese, një vendosje xhami që mbahet midis kafazit të brendëshëm të hekurit si një xhevahir i mrekullueshëm. Lajtmotivi i makinës është të shkeli konventat e botës së luksit dhe t’i kombinojë ato me elegancë me ato të botës sportive.

Kabina ishte imagjinuar si një kryqëzim midis dy botëve që prej thelbit të tyre janë kundërshtuar. Ky bashkim lind një univers organik, të dyja lundruese dhe teknike, nga e cila stacioni i shoferit buron përpara. Interiori si një e tërë u dizenjua për t’i sjellë dy përdoruesve komfort dhe rafinim, duke shkaktuar presion të njëanshëm dhe një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Sipërfaqja e lëmuar e makinës me xham sjell ajër dhe sensacionin e hapsirës, vite larg nga ajo që ofrohet nga makinat e sotshme sportive.

Performanca

03_Performance

Fuqi e jashtëzakonshme dhe eksitim

Një automjet përpara në kohë, Survolt-i robëron me teknologjinë e saj inovative dhe miqësore me ambjentin. Si Revolte, Survolt fuqizohet 100% nga elektriciteti, kështu kombinon performancën sportive me respektin e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Akoma vecanërisht e rrallë në botën e garave, kjo zgjidhje teknologjike gjithashtu mishëron një aleancë të papërfytyrueshme më parë. Por Citroën guxon dhe krijon, duke shkelur konventat për t’i lartësuar më mirë ato. Me kredincialet ekologjike të paarrira, sistemi motorrik përzien kënaqësinë në ngarje, emocionet, performancë dhe vitalitet, dhe të gjitha në komfort ekstrem, që kur makina është e qetë në operim.