June 14, 2021

PRODHIM I LIMITUAR I CTIROEN I RI C3 SAINT JAMES

SHPREHJA E STILIT KAZUAL FRANCES

SHPREHJA E STILIT KAZUAL FRANCES

 

  • Citroën dhe Saint James kanë kënaqësinë të prezantojnë rezultatin e bashkëpunimit të tyre të ri, përmes prodhimit të limituar të C3 Saint James.
  • Ky koleksion, është vazhdimi i takimit të parë të dy markave në Japoni në 2019.
  • Të dy kompanitë ndajnë të njëjtin vizion të njohurive franceze bazuar në një trashëgimi të fortë dhe angazhim njerëzor, me fokus në cilësi, produktet teknike, duke kombinuar elegancën dhe kazualitetin.
  • Bazuar në modelin më të shitur të Citroën në nivelin më të lartë të kategorisë Shine, C3 Saint James ofron një ambient të rafinuar përmes elementeve grafikë me ngjyra delikate nga jashtë dhe një përzgjedhje specifike ngjyrash dhe materialesh nga brenda. C3 Saint James fton përdoruesit e tij në një udhëtim qetë
  • Prodhimi i limituar Saint James do të jetë në dispozicion për t’u porositur në Francë duke filluar nga 1 Qershori dhe do të arrijë në pikat e shitjeve të Citroën pas verë

 

C3 SAINT JAMES: HISTORIA E NJË TAKIMI

SJELLJA NË JETË E NJË AVENTURE TË PËRBASHKËT NË JAPONI NË 2019

2019 shënon fillimin e një aventure njerëzore dhe një takimi të bukur të bazuar në vlera të përbashkëta, i cili do të rezultojë në një bashkëpunim lokal. Citroën dhe Saint James është bashkimi i dy trashëgimive të njëqind vjetorit të udhëhequr nga një vizion i përbashkët i njohurive dhe ekspertizave franceze, i arritshëm për të gjithë. Të dy markat kanë qenë gjithmonë të përkushtuara ndaj vlerave të pavarësisë, lirisë dhe hapjes ndaj botës, dhe vendi i takimit ishte pikërisht Japonia. Të nxitur nga shija e tyre për zbulim dhe dëshira e tyre për të promovuar ngjyrat e tyre franceze në Japoni, ata natyrshëm vendosën të bashkëpunojnë në një prodhim ekskluziv të limituar prej 350 njësive C3, i cili ka patur një sukses të madh si tregtar ashtu edhe për nga imazhi.

CL 21.017.009

 

FORCIMI I LIDHJEVE NË EUROPË NË VITIN 2021

Që nga takim i parë, një lidhje e fortë u krijua midis këtyre dy markave franceze që kanë shumë për të ndarë me njëra-tjetrën. “Lindur nga deti” në 1889 në qytetin e Saint James pranë Mont Saint Michel, emblema e modës franceze dhe trashëgimtare e njohurisë paraardhëse, marka Saint James ofron një stil detar “elegancë kazuale”, një gamë e cila zgjerohet nga xhaketa tradicionale e marinarëve duke përfshirë edhe pantallona ose këmisha. Ajo promovon produkte teknike, cilësore dhe bashkëkohore që ofrojnë rehati maksimale për përdoruesit e tyre. Këto janë vlera që ndahen plotësisht nga Citroën, e cila gjithashtu ka përdorur njerëz, kreativitet dhe inovacion për të zhvilluar produktet e tij për mbi 100 vite.

Pas suksesit të përvojës së tyre të parë në Japoni, të dy markat kanë vendosur të bashkpunojnë për C3 duke zgjeruar fushën e tyre kërkimore në tregun ndërkombëtar. Prodhimi i limituar C3 Saint James do të jetë i disponueshëm në Francë (përfshirë departamentet dhe territoret franceze jashtë shtetit), Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Hollandë dhe Japoni për rikthimin e tij madhështor.

CL 21.017.016

 

BASHKËPUNIMI PËR C3, AUTOMJET I GJITHËANSHËM DHE MODERN

Citroën C3 është modeli më i shitur i Citroën në të gjithë botën. Një makinë e gjithëanshme për përdorim në qytet, simbol i “dashurisë me shikim të parë”, gjenerata e tretë Citroën C3, aktualisht në shitje, ka një numër veçorishë që kanë tërhequr mbi më shumë se një milion klientë në të gjithë botën që nga hedhja në treg. Lehtësisht i dallueshëm, C3 ka një qëndrim të veçantë, një nënshkrim tepër special grafik dhe një morfologji vërtet unike në një treg i cili dominohet nga steriotipet. Me formën e tij të plotë, linjat e tendosura dhe proporcionet e ekuilibruara, C3 vjen plot energji dhe gati për të sunduar rrugët. C3 është një makinë moderne, mbrojtëse e qytetit, me një personalitet shumëngjyrësh dhe komoditet të pakonkurueshëm.

Ky dizajn unik, shumë i personalizueshëm, e bën atë një të mesme të artë për dy marka që pretendojnë të ofrojnë produkte që e bëjnë jetën e përditshme më të lehtë, pa lënë më një anë stilin dhe praktikticitetin. C3 Saint James është për njerëzit e të gjitha moshave që jetojnë jetën në lëvizje, në një kornizë optimiste të mendjes, në kërkim të trendeve, në kërkim të modës dhe dizajnit.

CL 21.017.012

 

NJË PERSONLAITET UNIK INSPIRUAR NGA SAINT JAMES

Citroën C3 mund të personalizohet sipas dëshirës dhe është një shesh lojrash i jashtëzakonshëm për departamentet e stilit të dy markave, të cilat kanë pasur mundësinë të ndajnë njohuritë dhe kreativitetin e tyre për të zhvilluar këtë seri ekskluzive.

CL 21.017.010 (1)

 

DIZANJI I JASHTËM

Bazuar në nivelin më të lartë të kategorisë Shine, prodhimi i limituar Saint James vjen me një çati me dy ngjyra (e zezë ose e bardhë), e kombinuar me Paketën e Ngjyrave të Bardha. Për t’iu përshtatur shijes së të gjithëve, C3 Saint James është i disponueshëm në të gjitha ngjyrat e trupit C3 (Elixir Red, Perla Nera Black, Steel Grey, Platinum Grey dhe Polar White) përveç Spring Blue. Gjithashtu është i pajisur me disqe 16 “ alumini me prerje diamanti (Helix Diamond Cut) për të përmirësuar karakterin e tij.

C3 Saint James është lehtësisht i dallueshëm nga ngjitësi i tij blu, i bardhë dhe i kuq, me nënshkrimin Saint James. Ky dizajn është plot karakter dhe rrethon kapsulën e tavanit, duke i dhënë kështu modelit identitetin e tij. Nënshkrimi i Saint James mund të gjendet gjithashtu nën secilën pasqyrë të pasme përmes një distinktivi ekskluziv të pllakës metalike në tonalitetet e modelit blu-të bardhë-të kuq, të lidhur me logon e famshme të Saint James. Prodhimi i limituar gjithashtu përmban një afishe specifike të dritares së pasme në ngjyrat e markës Normandy, e cila gjithashtu përputhet me ngjitësen e tavanit. Të gjitha këto detaje delikate, të frymëzuara nga universi i Saint James, theksojnë siluetën C3.

CL 21.017.015

 

DIZANJI I BRENDSHËM

Brenda këtij prodhimi të limituar, C3 ofron një ambient specifik të Saint James, duke pasqyruar ekspertizën e të dy markave. Ai u ofron udhëtarëve të tij më të mirën në rehatinë në bord me adoptimin e sediljeve Advanced Comfort ngjyrë gri, të cilat ofrojnë një dizajn specifik për një ndjenjë të pabarabartë mirëqenieje. Një bandë dekorative “chevron” e etiketuar Saint James në pjesën e sipërme të mbështetëses dhe qepjet e kuqe evokojnë kobina leshi dhe shiritin nënshkrues të xhaketës së famshme të marinarit, duke përcjellë shumë energji.

CL 21.017.012 (1)

 

QETËSI E PËRDITSHME DHE TEKNOLOGJI TË DOBISHME

C3 nuk bën asnjë kompromis me komoditetin në bord, duke i lejuar klientët e tij të ndihen “si në shtëpinë e tyre”.

C3 Saint James përmban një timon lëkure (që përputhet me çelësin e ingranazheve në kutinë e shpejtësisë EAT6), katër dritare elektrike dhe xham të lyer (përveç të gjitha pajisjeve të ofruara nga niveli Shine) për një përvojë edhe më joshëse të drejtimit të automjetit.

C3 ofron të gjitha teknologjitë e nevojshme për të siguruar qetësi dhe siguri edhe më të madhe pas timonit. C3 Saint James përfiton nga të gjitha mjetet ndihmëse të drejtimit të nivelit Shine dhe e bën edhe më të lehtë drejtimin me shtimin e kamerës së pamjes së pasme. Prodhimi i limituar përfshin 12 mjete ndihmëse drejtimi që janë të dobishme në përdorimin ditor, përveç pesë teknologjive të tij të ndërlidhjes, duke përfshirë Citroën Connect Nav në tabletin e tij me ekran me prekje 7 “.

Për sa i përket motorëve, C3 Saint James është i pajisur me motorë benzinë ​​me performancë të lartë, efikase, të gjeneratës së fundit, të aprovuar sipas standardit të emetimit Euro 6d:

Transmision manual me benzinë: PureTech 110 S&S BVM6, me çmimin 21,600 €.

Transmision automatik me benzinë: PureTech 110 S&S EAT6, me çmimin 23,000 €.