EKIPI AG2R CITROËN TEAM
NJË BASHKËPUNIM I MADH I ÇIKLIZMIT

NJË AVENTURË E RE SPORTIVE
Për më tepër se 100 vite, Citroën ka ndërtuar një histori të shkëlqyer me klientët e tij, duke kontribuar në lëvizjen dhe jetën e tyre të përditshme.Në Janar 2021, krahas AG2R LA MONDIALE, Citroën u bë partner dhe sponsor i ekipit të Vincent Lavenu. Ky partneritet, me nënshkrimin unik “Roulons autrement” (“Le të udhëtojmë ndryshe”) përcjell mesazhe të fuqishme.
SHIKONI VIDEON PËR TË MËSUAR MË SHUMË RRETH EKIPIT AG2R CITROËN TEAM
CITROËN
NJË MARKË E NJOHUR
Që nga krijimi i tij, Citroën ka qenë gjithmonë një markë e njohur, pranë njerëzve. Çiklizmi mishëron në mënyrë të përsosur këtë afërsi, duke bashkuar një numër të madh njerëzish të të gjitha moshave, në shumë vende të botës.
Prandaj ishte shumë e natyrshme që Citroën të përfshihej në çiklizëm.
AG2R LA MONDIALE
NJË PARTNER I HERSHMËM I EKIPIT TË VINCENT LAVENU
AG2R LA MONDIALE, njohur më parë si AG2R Prévoyance, ka punuar së bashku me Vincent Lavenu dhe ekipin e tij për 23 vite. Duke pranuar Citroën si partner, po fillon një kapitull i ri në historinë e ekipit, i cili është quajtur AG2R CITROËN TEAM që nga Janari 2021.
EKIPI AG2R CITROËN
NJË EKIP FRANCEZ ME NJË DIMENSION INTERNACIONAL
Ekipi AG2R CITROËN TEAM përbëhet nga 30 çiklistë me tetë kombësi të ndryshme: 17 francezë, pesë belgë, dy luksemburgas, dy zviceranë, një italian, një finlandez, një australian dhe një amerikan.
Ai ndan vlerat e Citroën të guximit, performancës dhe afërsisë , me palët e tij të interesit dhe me entuziastët e çiklizmit përgjithësisht.
Partneriteti i ri do të mundësojëhyrjen në një fazë të re në zhvillimi dhe pjesëmarrjen në garat më të mëdha të Turit Botëror.
NJË FANELLË E GUXIMSHME DHE UNIKE
NJË IDENTITET I RI PËR EKIPIN
Krijimi i identitetit të ri grafik të EKIPIT AG2R CITROËN ishte një moment thelbësor në bashkëpunimin midis Citroën, AG2R LA MONDIALE dhe ekipit të Vincent Lavenu. Projekti zgjati pesë muaj.
Dizajni i fanellës nuk ishte i kufizuar në një ballafaqim të markave. Ajo përfaqësonte një sfidë të vërtetë për të tre palët, të cilat zgjedhin një qasje të fortë dhe unike grafike, e sigurt që të dallohet në mes të pelotonit. Ai ilustron në mënyrë të përsosur guximin, aleancën dhe ambiciet e përbashkëta të partnerëve.
SHIKONI VIDEON PËR TË MËSUAR SI U KRIJUA FANELLA E EKIPIT
AUTOMJETET CITROËN NË RRUGË
PËR TË SUPORTUAR ÇIKLISTËT
EKIPI AG2R CITROËN TEAM po shoqërohet nga një flotë e automjeteve të fundit Citroën. Mund të shihni Citroën C5 Aircross SUV dhe Citroën SpaceTourer XL SUV, bashkë me modelet të tjera të reja, duke udhëtuar përkrah tyre gjatë gjithë vitit.
PROGRAMI I TRAJNIMIT
SUKSES NË NIVEL SPORTIV DHE NJERËZOR
Tashmë prej 20 viteve, programi i trajnimit për ekipin e Vincent Lavenu ka identifikuar talente, duke i trajnuar dhe duke i ndihmuar të rriten dhe të përgatiten për të ardhmen. Ka tre objektiva kryesore: mirëqenien e atletëve, zhvillimi i çiklizmit dhe suksesi sportiv. Programi aktualisht përfshin:
. AG2R CITROËN U19 TEAM, ekipi i të rinjve në Voiron (Isère),
. AG2R CITROËN U23 TEAM, ekipi rezervë në Chambéry (Savoie).
Bazuar në një model unik, programi i trajnimit do të thotë që shpresuesit e lartë francezë dhe ndërkombëtarë nuk kanë nevojë të zgjedhin midis sportit të nivelit të lartë dhe vazhdimit të arsimit të lartë.