May 6, 2021

1 MILION CITROËN C3 TË GJENERATËS SË TRETË TË PRODHUARA

  • Që nga hedhja në treg në fund të vitit 2016, gjenerata e tretë C3 ka tejkaluar pikën e referimit 1 milion automjete të prodhuara. Me më shumë se 4.5 milion njësi të prodhuara që nga viti 2002, C3 ka konfirmuar fuqinë e tij joshëse dhe statusin e tij si modeli më i shitur i markës në të gjithë botë
  • Ky sukses tregtar ilustrohet nga prania e tij në tre modelet më të shitura në segmentin e tij në vitin 2020 për tregjet kryesore si Franca, Spanja, Italia, Belgjika, Portugalia, Danimarka, Sllovakia dhe Bullgaria.
  • C3 dallohet për modelin e tij të veçantë dhe komoditetin e pakonkurueshëm në Këto karakteristika u përforcuan në vitin 2020 me adaptimin e sediljeve Advanced Comfort Seats dhe një pjesë të pëprarme të re plot personalitet, si dhe një forcim të potencialit të tij të personalizimit. Me gati 97 mundësi kombini të jashtëm, secili klient mund të ndërtojë C3-in e tij, një C3 unik që nuk do të duket si asnjë nga 999,999 C3 e tjerë.

1 MILION C3: SUKSESI I NJË MODELI ME KUALITETE TË PËRFORCUARA NË 2020

Gjenerata e tretë e C3 sapo ka arritur pikën e referimit 1 milion për sa i përket automjeteve të prodhuara në fabrikën në Trnava, Sllovaki. Lançuar në Nëntor 2016, C3 i dha një shtysë të re markës duke sjellë një identitet të ri stilistik që tani mund të shihet në modelet aktuale të gamës dhe duke konfirmuar premtimin e rehatisë që është një karakteristikë dalluese për Citroën. Ky propozim plot personalitet është kurorëzuar me sukses, pasi C3 renditet në mesin e 7 aktorëve kryesorë në tregun Europian në vitin 2020. Gjithashtu renditet ndër 3 modelet më të shitura në segmentin e tij për tregjet kryesore si Franca, Spanja, Italia, Belgjika, Portugalia, Danimarka, Sllovakia dhe Bullgaria.

Ky sukses komercial konfirmon statusin e tij si modeli më i shitur i markës. Një makinë e gjithëanshme e qytetit dhe një simbol i “dashurisë me shikim të parë”, gjenerata e tretë Citroën C3 ka shumë cilësi. Për të vazhduar këtë histori suksesi, Citroën përshtati automjetin në vitin 2020, duke përforcuar atë që e bën kaq të ndryshëm dhe tërheqës: një qëndrim unik duke inaguruar identitetin e ri të pjesës së përparme, më shumë mundësi personalizimi, komoditetin e pakonkurueshëm dhe një mori pajisjesh moderne që janë me të vërtetë të dobishme në përdorimin e përditshëm.

SHUMËNGJYRËSH: 1 MILION C3 TË NDRYSHËM FALË MUNDËSISË SË PERSONALIZIMIT

Menjëherë i dallueshëm, C3 ka një qëndrim unik, një nënshkrim të veçantë grafik dhe një morfologji vërtet unike në një treg ku mbizotërojnë stereotipet. Me një pamje moderne dhe mbrojtëse, C3 është ndryshe nga çdo automjet tjetër në segmentin e tij, që spikat falë personalitetit të tij plot ngjyra. Në fillimin e tij në 2016, C3 ishte modeli i parë që u ofroi klientëve mundësi të tilla gjithëpërfshirëse dhe koherente të personalizimit. Kjo veçori do të bëhej një shënjues i pozicionimit të Citroën krahasuar me pjesën tjetër të gamës. Në vitin 2020, C3 i ri rriti më tej opsionet për klientët që kërkojnë automjete që përputhen me vizionet e tyre, duke ofruar mundëinë për 97 kombinime të jashtme. Përshtatja lejon që çdo klient të shprehë plotësisht personalitetin dhe stilin e tij me pamje të jashtme duke filluar nga moderne në diskrete dhe mundësinë e kontrastit të një ngjyrë klasike trupore me ngjyrën e tavanit. Çdo klient mund të ndërtojë C3-në e tij unik, ndryshe nga cilido 999,999 C3 e tjerë.

Me pak fjalë, C3 është makina më e personalizueshme në segmentin e tij falë:

  • 7 ngjyrave të trupit: përfshirë 2 ngjyra të shndritshme të reja – Elixir Red dhe Spring Blue – përveç ngjyrave ekzistuese (Perla Nera Black, Steel Grey, Platinum Grey, Soft Sand, Polar White).
  • 4 Paketave të Ngjyrave: përfshirë Airbump® dhe dritat e mjegullës, me opsionin e ngjyrës Anodised Emerald tani i disponueshëm përveç të Zezës, të Bardhës dhe të
  • 4 ngjyrave të tavanit: përfshirë ngjyrën moderne Emerald Blue (përveç Opal White, Onyx Black, Aden Red). Ngjyrat e tavanit përputhen me ngjyrën e pasqyrave anësore dhe prerjeve anësore.

Fuqia joshëse e Citroën C3 reflektohet gjithashtu në shumëllojshmërinë e shitjeve, duke simbolizuar blerjet nën sloganin “dashuri me shikim të parë” nga 1.000.000 klientët e tij:

  • 41% e porosive ishin për versionin në treg (nivelet Shine and Shine Pack)
  • 65% e shitjeve ishin për opsionet dy-ngjyrëshe
  • 68% e shitjeve përfshinë Airbump®