Garancia Citroën

Garanties Citroën

GARANCIA CITROËN

01_Garantie-Citroën

AUTOMOBILES CITROËN garanton automjetin tuaj të ri për të gjitha defektet në prodhim brenda 2 viteve, pa limit kilometrazhi, përveç rasteve kur zbatohen dispozita të veçanta përjashtuese, nga data e dorëzimit të automjetit tek ju personalisht ose tek personi i autorizuar nga ju.

Kjo datë është e shënuar në faqen e garancisë në “Udhëzuesin e Mirëmbajtjes dhe të Garancisë” që vjen me automjetin tuaj.

 

Garancia kontraktuale ka të bëjë me:

 

Përveç kufizimeve të parashikuara në “Udhëzuesin e Mirëmbajtjes dhe të Garancisë”, Garancia Kontraktuale mbulon riparimin ose zëvendësimin falas të pjesëve për të cilat Automobiles CITROËN ose përfaqësuesi i tij i autorizuar konstatojnë se ato janë të dëmtuara, si dhe punën e nevojshme për të sjellë automjetin në gjendjen e saktë. Proçedura bëhet duke përdorur pjesë këmbimi të cilat autorizohen dhe vendosen nga prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar.

 

 

GARANCIA E BOJËS:

 

Me garancinë kontraktuale, Automobiles CITROËN gjithashtu ju siguron një garanci që mbulon të gjitha difektet e bojës origjinale dhe të llakut, nga data e dorëzimit të automjetit, e përmendur në Udhëzuesin e Mirëmbajtjes dhe të Garancisë:

– për një periudhë prej tre vjetësh për automjete të pasagjerëve;

– për një periudhë prej dy vjetësh për automjetet e punës;

 

GARANCI KUNDËR NDRYSHKUT:

Automobiles CITROËN garanton një automjet duke mbuluar dëmin e shkaktuar nga shpimi i karrocerisë nga pjesa e brendshme në drejtim të pjesës së jashtme të saj, nga data e dorëzimit të automjetit e specifikuar në faqen e garancisë në Udhëzuesin e Mirëmbajtjes dhe të Garancisë për periudhën:

 

– 12 vjet për automjetet e pasagjerëve;

– 5 vjet për automjetet e punës.