Tubik

Filozofia

01_PhilosophieNë momentin kur koha e ngarjes është më e rëndësishme se distanca, koncepti Tubik ka për qëllim të rikthejë kënaqësinë në udhëtim. Me Tubik-un, Citroën u ngrit në sfidën për të ofruar një makinë nëntë vendëshe e cila merr stilin prestigjoz e një salloni modern. Inspirimi i vizatimit nga furgoni Citroën Type H, i dha nofkën me dashuri “TUB-i”, skuadra e dizajnit të Citroën kanë përzierë stil të cuditshëm me materiale duke u takuar me standartet më të larta të sofistikimit dhe komfortit. Tubik-u shkon akoma më tej: ajo i shtrin pasagjerët në një “dhomë ndenje hapsinore” për relaksim, me sedilje modulare që mund të organizohen në mënyra të ndryshme, duke përfshirë gjysëm të shtrira dhe ballë për ballë. Me Tubik-un, udhëtimi është i rëndësishëm aq sa destinacioni.

Dizajni

02_DesignLinjat e Tubik-ut janë një kujtim i TUB-it. E formuar si paraardhësi legjendar, Tubik-u është përpjestuar bujarisht (2.08 m e gjerë, 2.05 m e lartë dhe 4.80 m e gjatë) për të mbajtur nëntë pasagjerë. Brinjët në pjesën përpara dhe dy shtyllat e xhamit përpara e kthejnë pas në veshjen e hekurit të valëzuar të Citroën Type H. Për të bërë Tubik-un të duket akoma më e mbrojtur, dizenjuesit e Citroën kanë përzierë dy ngjyra në kontrast, me grinë e metalit të veshjes së trupit duke mbështjellur të bardhën perlë në pjesën tjetër. Eksteriori i thjeshtë, tërheqës fsheh një xham panoramik të gjerë dhe njëtrajtshem e cila jep akses në gabinë. Dera e shoferit hapet nga pas ndërkohë që dera anësore rrëshket lartë për të liruar të gjithë krahun anësorë të makinës.

Kabina

03_HabitacleZona e ndenjes së pasagjerëve është një stil dhome ndenje e shtrirë që mbart materiale të marra nga bota e arkitekturës dhe dizajnit të interiorit: shajak për sediljet, mëndafsh për mbështetëset e kurrizit dhe panelet e dyerve, dhe lëkurë për dyshemenë.
Për të lejuar përdoruesit të shohin pa u parë, një musharabi dhe xhami panoramik i gjerë në një krah ofrojnë vizibilitet të jashtëzakonshëm duke u mbrojtur nga vështrimet e jashtëme. Pasagjerët mund të organizojnë tre rrjeshtat e sediljeve sipas dëshirës, për komfort maksimal. Rrjeshti i mesit mund të konvertohet në një tavolinë të vogël, palosur mbi rrjeshtin e fundit për të liruar një hapsirë prej pothuajse 2m katror, ose plotësisht e pa palosur për të krijuar një sedilje stil meridiane. Ky konfigurim është perfekt për relaksim, duke lejuar pasagjerët të bëhen spektatorë dhe të shijojnë ekranin e gjerë të multimedias nga një pozicion gjysëm të shtrirë.

Teknologjia

04TechnologiesTeknologjia e brendëshme e Tubik-ut, duke përfshirë një ekran gjigand gjysëm rrethor dhe zërin rrethues në definicion të lartë, e kthejnë kabinën në një zonë për të jetuar dhe për ta ndarë. Kur shoferi ulet pas timonit, ai/ajo futet në një botë uberi të teknologjisë së lartë të ndërtuar rreth e përqark zonës së drejtuesit. Pika kryesore është cfarë dizajnerat e Citroën quajnë “ciklotron”, e cila kombinohet me sediljen e shoferit, bashkësia e pedaleve, timoni dhe ekrani në xham në një formë të vetme rrethore. Me tu ulur në sedilje, shoferi identifikohet nga një sistem kontrollues të shenjave të gishtit. Rreth tij/saj, i gjithë informacioni i nevojshëm për navigimin është i shfaqur në ekranin në xham dhe ekranin në qëndër të timonit. Një ekran tjeter, i lidhur me marshin e pasëm dhe kamerën e pasme, tregojnë cfarë ndodh në pjesën e pasme të makinës.

Mjedisi

05_EnvironnementDuke adoptuar teknologjinë Hybrid4, Tubik-u mban nivelin e ndotjes CO2 afër salloneve konvencionale. Sistemi motorik hibrid i plotë rrit autonominë e makinës krahasuar me një motorr me djegje të brendëshme dhe gjithashtu maksimizon tërheqjen në mënyrën e saj me katër rrota aktive (rrotat e para tërhiqen nga motorri me djegje të brendëshme, rrotat e pasme nga motorri elektrik). Tubik-u ka rrota 22 inch të pajisura me rrota të larta dhe të ngushta me rezistencë rrotulluese shumë të ulët për të ulur konsumin e karburantit. Për një relatë më të mirë midis komfortit dhe qëndrueshmërisë në rrugë, Tubik-u përmban suspensione hidraktive, të cilat kontrollojnë lartësinë e makinës në kohë reale dhe e mbajnë atë konstante. Në shpejtësi të larta, makina ulet automatikisht për të rritur performancën aerodinamike dhe të japi kontribut në uljen e konsumit të karburantit dhe emisioneve CO2.