Lacoste

Filozofia

01_PhilosophieE pastër, e thjeshtë dhe me këmbë në tokë, por pa kufizime në sofistikim, koncepti Citroën Lacoste na con një hap përpara drejt makinës së të ardhmes, një automjet krijuar për ti sjellë fund mantrës “gjithmon më shumë” e cila tenton të mbajë ndikim në industrinë automobilistike. Modeli i ri gjithashtu mbush mendimin e Citroën për fokusimin në thelbin për të krijuar makina origjinale që janë të thjeshta dhe virtuoze por të mëdha në emocione. Duke u larguar ideve të paramenduara në makinat kompakte, Citroën Lacoste me krenari pohon që një hap tjetër përpara është i mundshëm. Ajo bën udhëtimet me makinë një eksperiencë të dhe dhe një aventurë për shqisat, duke sjellë një qasje të lehtë dhe të freskët për jetën.

Citroën dhe Lacoste

02_Citroën-et-LacosteDisa nga detajet e makinës koncept aludojnë në universin sportiv të markës së krokodilit, si dizajni katror në kofano që duket si një pjesë rrjete tenisi. Si një garderobë me veshje të ndryshme, aksesorë dhe copa, koncepti Citroën Lacoste luan me një gamë ngjyrash dhe materialesh për të ngritur intensitetin e takimit midis dy markave.

 

 

Dizajni

03_DesignMinimaliste në stil dhe e shtrirë me elegancë, Citroën Lacoste krenohet me silueten jashtë të zakonshmes me një bel të lartë, i fryrë, krahët me teksturë, dalje minimale, dhe disqe me stilin e topit të golfit në rrota të vendosura në këndet më të largëta të trupit. Makina apelon me fizikën e saj të hapur, duke premtuar një ngarje përmbushëse ndërkohë që shpreh një pasuri të shpikjeve dhe elegancës. Në modën e saj, koncepti eksploron idenë e një realiteti të shtuar, në të cilin perceptimi merr një mprehje të re dhe shqisat janë rritur.

 

Harmonia

04_HarmonieCitroën Lacoste nuk ka nevojë për një motorr gjigand për të sjellë emocione në ngarje. Ajo fuqizohet nga një motorr ekologjik dhe ekonomik me tre cilindra me gjithë performancën e nevojitur për një automjet të përmasave të saj. Motorri i saj përputhet perfekt me orientimet thelbësore në qasjen e makinës koncept. Citroën Lacoste respekton mjedisin ndërmjet motorrit të saj por gjithashtu ndërmjet zgjedhjeve të dizajnit. Edhe me rrotat e saj të mëdhaja, Citroën Lacoste duket që “përqafojë” më tepër se konfrontojë natyrën. Kjo qasje i sugjeron shoferëve të Citroën Lacoste të luajnë me elementët për me tepër argëtim.

Kabina

05_HabitaclePër më tepër argëtim, thjeshtësi dhe elegancë, theksi është në ngjyrat tradicionale si e bardha dhe bluja e thellë, gjallëruar me prekje të së verdhës shumë të ndritshme. Kabina përmban dhoma magazinimi të shumta për të rritur komfortin në udhëtim. Ndarjet janë diskretisht të vendosura, poshtë fundit të kroskotit dhe në dy stolat. Sediljet janë gjithashtu të mbiqendisura me pambuk të bardhë, me një thurje të ngjashme me një bluze polo të Lacoste. Aksesi në kabinë nuk mund të ishte më i lehtë, qëkur dyert janë zëvendësuar me prerje të gjera në harmoni perfekte me stilin e trupit.

Teknologji Kreative

06_Technologie-CréativeTeknologjina në bordin e konceptit Citroën Lacoste është gjithashtu një natyrë e gjallë, duke nënvijëzuar paradoksin e dukshëm midis ekspertizës dhe lehtësisë së tonit. Koncepti nuk ka një tavan të fiksuar. Në vend të saj është një strukturë me formë T-je që ndihmon pasagjerët të kenë akses në makinë. Në një regjistër të ngjashëm, vija në kroskot shërben si ekrani i shfaqjes, me piksela të mbizmadhuara që japin informacionin e ngarjes. Pas aparencës naive qëndron fjala e fundit e teknologjisë. Edhe dritat para dhe të pasme janë pothuajse të padukshme kur janë të fikura, të fshehura nën lëkurën blu të makinës. Gjithashtu duke siguruar pastërti vizuale, kjo zgjedhje dizajni sjell një spektakël magjik me drita.