Arkitektura

Légende ci-dessous
Arkitektura

SALLONI EKSPOZITES EVROPIANE

01_histoire_architecture_magasineurope_capture

Në vitin 1931, Andre Citroen (André Citroën) mori me qira një sallë të vjetër hekurudhore pas stacionit Saint-Lazare në Paris. Kjo ndërtesë e madhe (300 m e gjatë me një sipërfaqe prej 15000 m2) u bë pallati i ekspozitës i Citroën pas tre javësh pune intesive.
E vendosur afër Sheshit të Evropës, ajo së shpejti do të quhej Salla e Ekspozitës Evropiane. Hapja solemne e saj ishte më 30 shtator 1931, në një mbrëmje para hapjes së Tregut Motorik të Parisit.
Vizitorët mund të zbulonin të gjithë gamën Citroën nëpërmjet  kopjeve që përngjasonin me automjetet  reale. Salloni kishte një bar kafe, një kinema në të cilën u shfaqën të gjitha filmat në lidhje me Citroën, një orkestër, ekspozitat e përkohshme, si dhe hapësirën e madhe për shitjen e automjeteve të përdorura. Salla e ekspozitës evropiane u mbyll pas Luftës së Dytë Botërore.

 

 

 

SALLONI MARBEF (MARBEUF)

02_histoire_architecture_garagemarbeuf

Pas hapjes së Agjensisë për Dizajnin e Citroënit, në vitin 1927, u krijua gjithashtu një departament për arkitekturën dhe ndërtimin, i cili u menaxhua nga Maurice-Jacques Ravazé. Detyra e tij ishte të kontribuonte në forcimin e markës dhe të këshillonte tregtarët në pamjen e salloneve të tyre. Synimi ishte të përcillej arritja inovative e Citroën tek klientët.
Një shëmbull i përsosur i kësaj arritje ishte një garazh prej 10 katesh që u hap në 1929 në Marbef (Marbeuf) në Paris. Kjo hapësirë e madhe ekspozuese, e cila ishte e gjatë 19 metra, u projektua nga Albert Laprade e cila  ngjasonte me një salle teatri. Dhjetra automjete u ekspozuan në “ballkonet e teatrit” ku mund të shikoheshin nga rruga.
Për fat të keq, kjo kryevepër arkitekturore, u shkatërrua në vitin 1952.

42 CHAMPS-ÉLYSÉES

03_histoire_architecture_c42_capture

Në vitin 1927 Citroën hapi përfaqësinë e saj në 42 Champs-Elysées. Duke reflektuar arritjet e markës avangarde në komunikim, gazetarët francezë e etiketuan atë për herë të parë si një “vitrinë”.
Disa vjet më vonë, në gusht 1932, André Citroën vendosi të zgjerohej. Më 1 tetor u hap një hapësirë e re me një fasadë mbresëlënëse prej 370 m2. Nga 1932 deri 1984, Citroën i ekspozoi të gjitha automjetet e saj në këtë përfaqësi.
Më 12 nëntor 1984, kjo ndërtesë u ridizejnua dhe u bë “Hippo Citroën”.
Pas epokës “Hippo”, Citroën vendosi të rivendoste ekspozitën e saj në Champs-Elysées. Në fund të vitit 2001, marka organizoi një konkurs ndërkombëtar në arkitekturë. Rezultati i fituesit u shpall në vitin 2007, ishte C42: nje strukturë ku fasada e xhamit inkorporonte logon me dy shiritat mbi të gjithë lartësinë.

DEGA  LION

04_histoire_architecture_succursalelyon_captureNë vitet 1930, Citroën vendosi që Lyon, qyteti i dytë më i madh francez në botë, duhet të kishte  një hapësirë ekspozuese të denjë për madhësinë që e karakterizonte. Pas dy viteve punime, një dege e re hapi dyert më 1932 në 35 Marseille Street.
E njohur si “Servisi më i madh evropian”, ndërtesa i përkiste një dizajni imponues. Ndërtesa kishte një fasadë prej 535 metrash, 5 kate dhe një sipërfaqe prej 40,000 m2, dy shkallë hyrëse me një drejtim, secila prej tyre 350 metra e gjatë, si dhe një derë të madhe fizarmonike që ishte 15 metra e gjerë dhe 10 metra e gjatë.
Vetëm ekspozita kishte 15 metra lartësi dhe një fasadë xhami prej 300 m2. Në Korrik 1995, kjo ndërtesë betoni dhe xhami, e projektuar nga arkitekti Ravaze, u shpall si monument historik.

FABRIKA KEJ DE ZAVEL (QUAI DE JAVEL)

05_histoire_architecture_usinejavel_captureNë vitin 1915, gjatë Luftës së Parë Botërore, André Citroën ndërtoi një fabrikë të madhe në të cilën prodhoheshin trupa automjetesh, në Quai de Javel, në Paris. Pas lufte, fabrika u përshtat dhe u zgjerua për prodhimin masiv të automjeteve.
Fabrika e Citroën në Quai de Javel në atë kohë ishte më modernja në Europë (100 makina në ditë në vitin 1919 dhe më pas 200 automjete në ditë në vitin 1924). Në vitin 1933, edhe pse situata financiare ishte shumë e vështirë, Citroën vendosi të rindërtonte fabrikën për vetëm pesë muaj ,pa ndaluar prodhimin.
Quai de Javel, e riemëruar si Quai Andre Citroën në 1958, prodhoi DS e saj të fundit në Prill të 1975. Departamenti administrativ u zhvendos në vitin 1982. Sot, Parku Andre Citroën qëndron mbi fabrikën e Javel.

 

 

 

 

 

FEBRIKA REN LA ZANE (RENNES LA JANAIS)

06_histoire_architecture_usinerenneslajanais_capturePunimet e ndërtimit në Rennes-La Janais filluan në Dhjetor 1958. Në përputhje me strategjinë e decentralizimit të mbështetur nga qeveria e atëhershme, Citroën vendosi të ndërtojë një fabrikë në Rennes (Brittany). Citroën  kishte një fabrikë ekzistuese në La Barre-Thomas, hapur në vitin 1954. Në një fushë krejtësisht të hapur prej 237 hektarësh, u ngrit një kompleks i ri i madh industrial ultramodern që mbulonte një sipërfaqe prej 487.000 m2.
Kompleksi filloi punën në Tetor 1961 me një makinë të re, Ami 6. Vazhdoi me prodhimin e një variacioni gjigand të makinave Citroën duke përfshirë: Ami 8, M35, 2CV, Dyane, Méhari, GS, GS Birotor, Visa, GSA, BX, AX, XM, ZX, Xantia, Xsara, Xsara Picasso dhe seria e parë e C5. Sot, fabrika në Rennes prodhon C5 dhe C6 e re.