Automjetet e udhëtarëve

Légende ci-dessous
Automjetet e udhëtarëve

MODELI A

01_histoire_vehiculesparticuliers_typea_capture

Më 20 nëntor 1918, zyra franceze e homologimit miratoi  modelin 10HP (ose Lloji A). Prodhimi i të cilit filloi në fund të muajit Maj 1919 dhe u hodh në treg  më 7 korrik.

Ishte makina e parë Citroën, por edhe modeli masivisht i prodhuar në Europë, bazuar në parimet e zhvilluara nga Henry Ford, të cilin ai e implementoi për më shumë se dhjetë vjet në fabrikat e tij në Detroit.

Paisur me një motor 1,327 cm3 me katër cilindra, me 18 hp në 2100 rpm, Modeli A arrinte një shpejtësi maksimale prej 65 km / h.Ishte një autoveturë inovative në më shumë se një mënyrë.  Për herë të parë, konsumatorët kishin mundësi të blinin një autoveturë të plotë, pasiur plotësisht dhe me të gjitha punimet në  karroceri. Modeli A qëndroi në prodhim deri në qershor 1921,  dhe ishte i disponueshëm në dhjetë versione të ndryshme.

MODELI B

02_histoire_vehiculesparticuliers_typeb_capture

Modeli A u  zëvendësua me modelin B2, një autoveture  me një motorr më të fuqishëm dhe me sistem më të mirë ftohje. Pamja robuste dhe fortësia solli sukses në treg.  Në  1924, ishte i disponueshëm në 12 versione, dhe tre modele të tjera, të emërtuara B10, paisur me karroceri të re tërësisht çeliku.B12 mbërriti në vitin 1925, B12, e disponueshme në gjashtë versione plotësisht çeliku dhe pesë versione të “wood and metal”. B2 dhe B10 të cilët u zhdukën plotësisht gjatë vitit të ardhshëm, kur u lançua modeli B14. Në vitin 1928, gjatë vitit të fundit të prodhimit, B14 mori një emërtim  (B15), si dhe një version të limituar (B18).Në të njëjtën kohë, nga viti 1922 deri më 1926, Citroën tregëtoi modelin kompakt 5HP, versioni më i njohur gjërësisht i këtij modeli ishte Trèfle.

MODELI C

03_histoire_vehiculesparticuliers_typec_capture

Gama e re e Citroën u prezantua në Panairin Motorik të Parisit në Tetor 1928. Kjo datë ishte e rëndësishme në historinë e Citroënit, pasi marka nuk prezantoni vetëm C4 e re (e cila zëvendësonte B14), por edhe modelin e ri luksoz që kishte një motor me 6 cilindra: C6.
Duke shfaqur të gjitha inovacionet e paraardhësit, përfshirë shasinë të gjithën prej celiku, këto dy modele shijuan karrierën e suksesshme deri në vitin 1932. Në vitin 1931, gama përfshinte jo më pak se 47 versione të ndryshme.
Më 1 Prill 1932, C4 dhe C6 fitoi sigurine në treg me një motor të varur në trup me amortizatorë : një  revolucion në rehatinë e automjeteve. Modeli  C4 mori një reputacion të qëndrueshëm për fortësi, dhe vazhdonte të shihej në rrugë edhe në vitet 1950.

ROSALIE

04_histoire_vehiculesparticuliers_rosalie_capture

Në vitin 1932, në Panairin e Parisit, Citroën prezantoi 8CV, 10CV dhe 15CV. Dy modelet e para zëvendësuan C4, ndërsa e treta, e cila kishte një motor me gjashtë cilindra, zëvendësoi modelin C6.
Nga 1931, duke ndjekur një seri rekordesh shpejtësie të vendosura nga këto makina në pistën Linas-Montlhery, të treja automjetet shumë shpejt fituan nofken Rosalie, pas 8CV Rosalie. Në Janar 1934, Citroën përditësoi automjetet me një kabinë të re të quajtur Nouvel Habillage ose linja e re. Në Majin e vitit pasardhës, automjetet u paisen me një amortizim me bosht anti-batues me rrota të pavarura përpara. Me hedhjen në treg të Traction Avant në 1934, automjetet Rosalie u paisën dhe me sedilje të pasme. Ato megjithatë vazhduan karrierën, te pajisura me motorrat e 7CV dhe 11CV, deri në Shtator 1938, nën emrat 7UA dhe 11UA.

 

TRACTION AVANT

05_histoire_vehiculesparticuliers_tractionavant_captureKur Traction Avant-i parë (7CV) u shfaq në Maj 1934, filloi një revolucion i vërtetë në botën e makinave. Asnjëherë më parë asnjë prej automjeteve të prodhuara në seri nuk përmbante kaq shumë inovacione, p.sh.: një trup tërësisht çeliku pa shasi, një frenim hidraulik në të katër rrotat, një sistem amortizimi të pavarur me një bosht anti-batues, një motor me amortizues me valvula mbi testatë, dhe këmishat e cilindrave të çmontueshme…
Edhe pse prodhimi i 7CV u ndal në Qershor të vitit 1941, 11CV (nisur në shtator 1934) u prodhua deri në fund të korrikut 1957. Sa i përket 15CV, i pajisur me një motor me gjashtë cilindra, u prodhua nga Qershori 1938 deri në korrik 1956.
Që nga Prilli i vitit 1954, Citroën nisi një version special, i cili quhet 15H. Sistemi i saj i pasëm i amortizimit hidropneumatik lajmëroi ardhjen e DS së ardhshme.

2 CV DHE AUTOMJETET E DERIVUARA

06_histoire_vehiculesparticuliers_2cvderives_captureModeli 2CV fillimisht daton në një studim nga Michelin në fillimet e viteve 1920 për zhvillimin e një “makine për popullin”. Studimet mbi dizajnin filluan më 1936 por prezantimi dhe nisja e modelit të parë, e planifikuar për në Tetor të vitit 1939, u anullua si pasojë e luftës.
Pas ndryshimeve të ndryshme në dizajn, 2CV më në fund u paraqit zyrtarisht në Panairin Motorik të Parisit në vitin 1948. Prodhimi i tij filloi vetëm vitin e ardhshëm në uzinën e Levallois dhe do të përfundonte 42 vjet më pas – më 27 Korrik 1990 në uzinën Mangualde të Portugalisë!
Gjatë karrierës së saj të gjatë, “Duck” do të frymëzonte një numër modelesh derivative, si Dyana në Shtator 1967 ose Méhari, me trupin ABS plastik origjinal, i cili u prezantua në maj 1968.

 

DS

07_histoire_vehiculesparticuliers_ds_captureModeli DS krijoi një revolucion në teknologji dhe dizajn. Prezantuar më 1955 në Panairin Motorik të Parisit, ishte makina që vinte drejt për drejt nga një novelë fantashkence. Me dizajnin e saj origjinal, linjat e interiorit të avancuar, suspensionin hidropneumatik dhe sistemin drejtues hidraulik, krijoi trazira të mëdha. Pothuajse 80,000 porosi u morën gjatë shfaqjes.
Pjesa përpara e makinës u ridizenjua në Shtator të 1967. Ajo u pais me katër fenerë të montuar pas paneleve, me një rrotullim të brendshëm sipas kthimit të makinës. Me nisjen e modelit ID (prezantuar në Tetor 1956), automjeti u mundësua me dy zgjedhje stilesh të kabinës, version portobagazhi dhe  kabriolet.
Prodhimi i DS përfundoi më 24 Prill 1975. Sot, DS vazhdon të simbolizoi dizajnin automobilistik të avancuar.

 

AMI

08_histoire_vehiculesparticuliers_ami_captureHedhur në  treg në vitin 1961, Ami 6 ishte një model i menjëhershëm me një motorr 3CV. Mjeshtërisht duke kombinuar karakteristikat nga 2CV dhe DS, Ami 6 gjithashtu mbajti linjat origjinale të dizajnit me xhamin e pjerrët në pjesën e pasme. Një version me portobagazh erdhi në Gusht të 1964.
Në vitin 1969, Ami 6 u zëvendësua nga Ami 8, i cili kishte një xham më tradicional në pjesën e  pasme për versionin limuzinë. Ky model i ri ishte baza për një prototip të pabesueshëm si M35 (500 mostra) që kishte një motor me pistona rotor (duke lajmëruar motorin GS Birotor) dhe një amortizim hidropneumatik si DS.
Në janar 1973, Ami 8 prodhoi Ami Super, të pajisur me motorrin 1,015cm3 me katër cilindra të modelit GS. Ami Super përfundoi karrierën e saj më Korrik të 1976 dhe Ami 8 dy vite më vonë.

SM

09_histoire_vehiculesparticuliers_sm_captureMe modelin SM, Citroën pajisi gamën e saj me një dizajn superior. Limuzina luksoze, e pajisur me një motorr Maserati V6, shfrytëzoi të gjitha benefitet e ekpertizës të krijuara në modeli DS në teknologjinë e rrotave të para aktive, gjithashtu dhe në sistemet hidrauliket dhe suspensionet. Ajo përmbante një kuti shpejtësie me pesë marshe dhe DIRAVI/Sistem drejtues VariPower (timon hidraulik me sistem vetë-qendërzues).
Hedhur në treg në Mars të vitit 1970, modeli SM fitoi mirënjohje unanime për dizajnin e saj origjinal dhe inovativ. Kualitetet e saj të jashtëzakonshme dinamike  tërhoqën njohës në Francë, Europë dhe  në Shtetet e Bashkuara. Gjithsesi modeli SM përfundoi karrierën në Korrik të 1975, si viktimë si pasojë e rritjes së cmimeve të karburantit dhe vendosjes së limiteve të shpejtësisë në autostrada.

GS

10_histoire_vehiculesparticuliers_gs_captureModeli GS mishëroi mjeshtërinë më të mirë e ekspertizës Citroën aplikuar në prodhimin e një automjeti. Ishte me rrotat e para aktive, me një motorr të sheshtë me katër cilindra me ftohje me ajër, suspensione hidropneumatike, dhe gjithashtu një kabinë që e pozicioni fort si makinën më aerodinamike në botë të prodhuar në seri . Hedhur në treg në Korrik të 1970, modeli GS u pozicionua midis Ami8 dhe DS. Një version portobagazhi u bë e disponueshme vitin pasardhës. Në Shtator 1979, GS u bë modeli GSA dhe vazhdoi të ndiqte një karrierë të suksesshme në treg deri në Korrik 1986. Shtatori i vitit 1973 solli nisjen e modelit “GS Birotor” e pajisur me një motorr me dy rotorë. Për të njëjtat arsye si modeli SM, GS Birotor mbyllën karrierën e tyre me një përfundim të parakohshëm në Tetor të 1975.

CX

11_histoire_vehiculesparticuliers_cx_captureHedhur në treg në tetor 1974, CX ishte një pasues i denjë i DS. Dizajni i saj origjinal dhe stili inovativ e bënë pjesë të traditës së madhe të automjeteve Citroën. Amortizimi i saj pneumatik solli një ngarje dhe komfort të jashtëzakonshëm.
Në shtator 1975, CX u bë automjeti i parë i prodhimit në masë të Citroënit e pajisur me një motorr nafte. Në Shtator 1984, CX GTI Turbo u bë makina franceze më e shpejtë në rrugë me një shpejtësi maksimale prej 220 km/h.
E ristilizuar në Korrik të 1985, CX përfundoi karrierën në Korrik të 1991. Sot kujtohet si një makinë e cilësisë superlative.

LN

12_histoire_vehiculesparticuliers_ln_capture

Modeli LN, hedhur  në treg në  Tetor të 1976, ishte rezultat i marrëveshjeve të firmosura dy vite më parë nga Peugeot dhe Citroën në krijimin e grupit PSA. Trupi i modelit të ri ishte bazuar në Peugeot 104, ndërkohë që motorri me dy cilindra me ftohje me ajër ishte i ngjashëm me atë të Ami 8. Në Shtator 1978, LN u pais me një motorr më të fuqishëm (përmirësuar në 652cm3 nga 602cm3) dhe u bë LNA. Katër vite më vonë gama u zgjerua duke përfshirë një model me një motorr 1.124cm3 me katër cilindra me ftohje me ujë. Vlerësuar si në qytet dhe në rrethina, makina kompakte ishte vecanërisht popullore falë klienteve të gjinisë femërore. U hoq nga katalogu në Shtator 1986.

VISA

13_histoire_vehiculesparticuliers_visa_captureVisa u prezantua në Panairin Motorik të Parisit më 1978. Bazuar në Peugeot 104 me katër dyer, ajo solli një zgjedhje midis dy motorrëve: një 652 cm3 gjatësor me dy cilindra me ftohje me ajër dhe një 1,124 cm3 tërthorë me katër cilindra me ftohje me ujë. Visa kombinoi linjat origjinale të dizajnit me një linjë interiori që ishte Citroën i vërtetë, duke u fokusuar në ergonominë dhe komfortin e shoferit. Me disa stile kabine lëshuar ndër vite, Visa ishe edhe me tavan që hapej dhe një makinë rruge, ekonomike dhe sportive.
Një ristilizim në mars të 1981 e bëri Visa-n më tërheqëse. Tre vite më vonë, ajo u pais një motorr me naftë 1,769 cm3. Visa bëri një dalje të matur nga katalogu i Citroën në Korrik 1988.

1980s

14_histoire_vehiculesparticuliers_annees80_capturePër Citroën, vitet 1980 ishin pjesërisht një dekadë tradite, me 2CV dhe CX, por gjithashtu një dekade e një vitaliteti të rinovuar, ilustruar nga modelet që lajmëruan një epokë të re prosperiteti për markën.
Tetori i 1982, për shëmbull, solli debutimin e BX, një automjet i dizenjuar nga i njohuri i Italisë Bertone.
Katër vite më vonë në 1986, kompakti AX debutoi, në dy versione me tre dhe pesë dyer. Fundi i dekadës u markua nga XM, një model ekzekutiv hedhur në treg në Maj 1989. Sipas kategorive , ajo ishte e pajisur me amortizimin Hydractive hidropneumatik dhe një motorr V6 në një mishërim inovacioni dhe tradite.

 

1990s

15_histoire_vehiculesparticuliers_annees90_captureNë vitet ’90, Citroën beri transformimin që mund ta conte plotësisht në shekullin e 21-të, Pasi 2CV mori formën përfundimtare në 27 Korrik 1990, Citroën vazhdoi të rinovonte dhe zgjeronte gamën, me një ngarje dhe vitalitet të rritur.

Makina e parë e dekadës ishte ZX-i në Mars 1991. Ajo u pasua dy vite më vonë nga  modeli elegant Xantia elegante, dhe më pas, në 1994, nga Evasion/Synergie MPV.
Viti 1996 solli  mbërritjen e Berlingo Multispace dhe Saxo, ndërkohë qe Xsara debutoi në 1997. Duke shënuar një varg fitoresh në Kampionatin Botëror të Rally (WRC), Xsara gjithashtu prodhoi Xsara Picasso, një MPV inovativ dhe kompakt, në 1999.