January 20, 2021

C4 & Ë-C4 E RE, FINALISTE NË ÇMIMIN PRESTIGJOZ “CAR OF THE YEAR 2021”

Lista e automjeteve të përzgjedhura për çmimin prestiogjoz “Car of the Year 2021” është bërë publike ditën e Premte më 8 Janar 2021.

https://www.caroftheyear.org/

Nga një listë me 29 automjete, juria ka përzgjedhur shtatë të nominuar (sipas rendit alfabetik):

1. Citroën C4
2. Cupra Formentor
3. Fiat New 500
4. Land Rover Defender
5. Škoda Octavia
6. Toyota Yaris
7. Volkswagen ID.3

Një raund votimi përfundimtar në fund të muajit Shkurt do të vendosë për automjetin e vitit 2021. Vendimi do të bëhet publik ditën e Hënë, 1 Mars.