PIKAT E FORTA
Zbuloni Citroën ë-C4 të Re - 100% ëlectric dhe C4 e re në video
Në 2020, Citroën vazhdon sulmin e tij elektrik me ë-C4 e Re 100% ëlektrike : një fazë e re për dizajnin Citroën, me një rehati fantastike dhe me 3 opsione zgjedhjeje: 100% elektrik,Naftë, Benzinë.
Citroën I Ri ë-C4 dhe C4 I Ri janë trashëgimtarët e duhur te historisë 92 vjecare te sedaneve kompakt Citroën. Që nga 1928, 10 gjenerata të ndryshme kanë ndjekur njëra tjetrën, duke shitur gjithësej 12.5 milion kopje.
Citroën I RI C4 dhe ë -C4 100% elektrik janë të disponueshme per t’u porositur.
Një stil I fortë dhe një identitet unik
Citroën I Ri C4 imponon diferencën e tij duke kombinuar:
● Elegancën, linjat dhe dinamikën e një sedani kompakt: ofron aerodinamizëm, linja te rafinuara dhe detaje grafike identifikuese, shenja identifikuese në ndricuesit e parmë dhe pasëm.
● Fuqinë dhe karakterin e një SUV’i: disqe te mëdha,linja bujare dhe muskuloze.
CITROËN SUSPENSIONS ME PROGRESSIVE HYDRAULIC CUSHIONS®
Citroën i Ri C4 përbëhet nga suspension me Progressive Hydraulic Cushions të cilët ofrojnë një rehati ekstreme dhe efektin e një tapeti fluturues, për të përfituar dinamizmin, mirëqënien dhe kenaqsinë e të drejtuarit të automjetit.
Parimi I tij themelor është i thjeshtë. Citroën-i me Progressive Hydraulic Cushions ka shtuar dy stop-e hidraulike në të dy anët: njëri për kthimin mbrasht dhe tjetri për ngjeshjet. Amortizimi funksionon në dy faza të ndryshme:
● Në ngjeshje të buta, susta dhe amortizatori së bashku kontrollojnë lëvizjet vertikale pa shtypur ndaluesit hidraulik. Ky proces të jep ndjesinë se automjeti po fluturon mbi deformimet e rrugës: ky është efekti i një tapeti fluturues.
● Ne ngjeshjet e mëdha. amortizatori dhe susta punojnë në bashkëpunim me ndaluesit hidraulik te cilët gradualisht ngadalësojnë lëvizjen, në këtë mënyrë shmangin ndalesat e papritura në fund të goditjeve. Ndaluesi hidraulik në këtë mënyrë mbledh energjinë e krijuar dhe e shperndan atë. Ky funksion mundëson që të mos ndodh fenomeni i kërcimit, dhe pasagjerët janë të izoluar në mënyrë perfekte.
SEDILJET ADVANCED COMFORT
Një shpikje ekskluzive e Citroën, sediljet Advanced Comfort përfshijnë:
●Një sungjer 15 mm të trashë dhe mikpritës i cili ofron butësi dhe mbështetje që në kontaktin e parë.
●Një sfungjer me densitet të madh i cili ofron rehatinë e duhur: me filtrimin e duhur te dridhjeve dhe jetëgjatësi.
NJË TAVAN XHAMI PANORAMIK I HAPSHËM
Citroën i Ri C4 ofon nje tavan të madh xhami panoramik i cili e mbush hapesirën e pasagjereve plot dritë. Ky tavan është i përbërë nga një perde elektrike e cila mundëson rregullimin e nivelit të dritës sipas deshirës.
NDËRLIDHSHMËRIA
Citroën i Ri C4 ofron mundesinë më të mirë për lidhjet teknologjike.
● Një ekran me prekje 10″ i cili mundëson të konfiguroni automjetin dhe të keni qasje në sistemin audio, telefon, ajrin e kondicionuar dhe navigimin. Gjithashtu funksionon dhe me zë.
● Connect play, me funksionin mirror screen është i përshtatshëm me Android dhe Apple CarPlay
● Karikim pa kabëll për Smartphone.
● Connect Assist, një shërbim emergjence dhe asistence falas dhe pa pasur nevojë abonimi, 24/7 (në EU).
● Connect Nav, gjenerata e fundit e sistemin te navigimit.
● Citroën® ConnectedCAM: , Automjeti i tretë Citroën i pajisur me këtë opsion pas Citroën C3 dhe Citroën C5 Aircross SUV.
TEKNOLOGJIA : 20 NDIHMA DREJTIMI
20 teknologjite ndihmuese gjatë drejtimit të automjetit per të shtuar sigurine, rehatinë dhe qetësinë:
●Thjeshton përditshmerinë me teknologjine Proximity Hands Free Access dhe Start up, me pamjen 360 Park Assist and Vision, me treguesin e të dhënave perpara shoferit, dhe rregullimin e dritave te gjata automatike.
●Mbështet dhe siguron udhëtimin tuaj me Highway Driver Assist, kontrolluesin dhe programuesin e shpejtësisë me funksion Stop&Go, me sistemin monitorues per këndin e verbër, me njohjen e tabelave rrugore dhe rekomanduesve te shpejtësisë dhe gjithashtu me Frenën e Sigurisë.
PERFORMANCA
MOTORI : BENZINË OSE NAFTË
Citroën i Ri C4 ofron gjeneratën e re Euro 6 me motor nafte ose benzine :
● Ngarje flexible dhe efikase
● Me opsionin benzinë, ofrohet zgjedhje e fuqisë nga 100 kf në 155 kf
● Me opsionin naftë, zgjedhje nga 110 kf në 130 kf.
● Dhe gjenerata e fundit e kambios automatike me 8 marshe EAT8 per nderrim te butë marshesh dhe kontroll të emetime.
MOTORI: 100% ËLEKTRIK
Citroën i Ri C4 100% Ëlektrik siguron një drejtim automjeti te paqtë dhe të lehtë, si dinamik ashtu dhe pa zhurmë dhe të qetë:
● Motor 100 kW/136 kf,
● Moment rrotullues (start), 260Nm.
● Deri në 80% karikimin për 30 min *për nje autonomi deri në 350 km.
● Një bateri prej 50kWh me garanci 8 vjecare ose 160000 km për 70% te kapacitetit te saj.
* 100kW pikat e karikimit publike.
KAMBIO AUTOMATIKE ME 8 MARSHE
Kontrolluesi metalik i kutisë së marsheve automatike ofron 3 modalitete (R, N dhe D) për të zgjedhur lehtësisht indietro, neutro apo drive. Eshte e ndërlidhur me 2 butona me shypje:
● P për të aktivizuar modalitetin e Parkimit
● M për të aktivizuar modalitetin Manual ne motorin e naftës ose benzinës.
● ose B per te aktivizuar modalitetin e Frenave për motorin elektrik
DETAJET
DIZAJNI
Citroën C4 ofron nje qëndrim energjik dhe të sigurt
● Një tavan i gjatë dhe e skalitur
● Një pjese fundore e përparme e cila përshtatet me kodet aestetike të Citroën: drita ne forme V, pjesë të kromuara në gjithë gjërësine e automjetit.
● Një teknologjie e re e cila nënvizon Citroën 100% LED Vision me drita LED te ditës, fenerët dhe ato të mjegulles.
Përvecse aerodinamik profili ofron nje volum bujar I nënvizuar me disa linja si të buta ashtu dhe muskuloze të automjetit, të cilat sigurojnë karakter dhe fuqi.
Disqe të mëdha me diametër 690 mm dhe lartësi nga toka prej 156 mm, superiore ndaj konkurrenteve, i japin automjetit një pamje të lartë, serioz dhe një qëndrim ‘gati per t’u nisur’.
Pjesa e pasme e automjetit ofron dinamizëm dhe fuqi, nderkohë që sugjeron nje volum bagazhi bujar prej 380 L.
Me xham të pasëm me kënd, bishti aerodinamik dhe dritat që lidhen nga një shirit i zi me shkëlqim, Citroën I Ri C4 ofron një etape të re unike dhe diferencuese dhe inaguron shenjën identifikuese me dritat e reja LED ne formë V.
● 7 ngjyra : E bardhë Perle, E zezë Mat, Gri Metalizato, Gri Platini, E Kuqe Elixir, Kafe Karamel, Blu Iceland
● 5 Paketa ngjyrash : E zezë me shkëlqim, Sable Metal, Gri me teksturë, E kuqe e thellë e Anodizuar dhe Blu e Anodizuar, kjo e fundit eksluzive per ë-C4 i Ri 100% ëlectric.
● 6 variante interiore të cilat ofrojne materiale të ngrohtë dhe tone të gjalla: Interiori Standard Atmosphere dhe 5 atmosfera të tjera të lidhura me sediljet Advanced Comfort: Gri Urban, Gri Metropolitan, Blu Metropolitan, E Zezë Hype dhe E Kuqe Hype.
HAPSIRA TE DOBISHME PËR PËRDORIM
Citroën I Ri C4 ofron nje mundësi magazinimi dhe aparaturë unike për pasagjerin përpara:
● Citroën Smart Pad support është një sistem mbështetës i zgjuar dhe i palosshëm, i integruar në kroskot, i cili mundëson montimin e sigurt të nj tableti universal digjital i të gjitha markave në mënyrë që pasagjeri të perfitojë nga përmbajtja pajisjes.
● Sirtarin e rrëshkitshem i montuar në kroskot përpara pasagjerit i cili mundëson një vend magazinimi për tabletin.
Pjesa qendrore e gjere dhe i larte është dizenjuar për të siguruar një vend magazinimi me kapacitet maksimal:
● Një hapësirë karikimi e cila mundëson vendosjen dhe karikimin e smartphonit tuaj
● 2 priza USB
● Një hapësirë magazinimi në pjesën përpara marshit e cila mundëson magazinimin e sendeve të vogla
● Një hapësirë te madhe magazinimi e cila përmban dhe 2 mbajtëse gotash
● Një vend magazinimi voluminoz nën mbështetësen qëndrore të krahut
Citroën I Ri C4 ofron:
● Një hapësirë të brendshme bujare e cila mundëson rehati maksimale për pasagjeret e pasëm dhe një hapësire këmbësh fantastike Me e Mira në Klasin e Vet (198 mm).
● Një hapësirë magazinimi si: 1 vend magazimi te mbeshtetësja e krahut dhe vend per të mbajtur 2 gota, …
● Deri në 2 priza USB.
Me një bagazh me kapacitet prej 380 L dhe thjeshtësisht I përdorshëm, Citroën i Ri C4 është në zemër të segmentit:
Me 2 pozicione te mundshme bagazhi dhe me një karrige të përkulshme është e mundur që të përfitohet një hapësirë e madhe bagazhi. Gjithashtu mund te mbahet dhe në një pozicion te tërthortë per tu mbushur më kollaj.
NDËRLIDHSHMËRIA
Teknologjia MirrorLink, është e përshtatshme me Apple CarPlay dhe Android Auto, ju siguron ndërlidhjen me telefonin dhe të shfaqni të dhënat e tij në ekranin e automjetit. Keshtu, drejtuesi mund të gjeje permbajtjen mediale, të kontrolloje smartfonin e tij si dhe të përdorë programet e përshtatshme nga ekrani me prekje.
Ekrani me prekje 10″ ju lejon të kontrolloni të gjithë funksionet e muzikes, telefonit dhe navigimit.
Sistemi Citroën Connect Nav 3D i navigimit me kontrollim përmes zërit ju informon për kushtet e trafikut në kohë reale, gjindshmërinë dhe cmimet e vendeve të lira të parkimit përmes sistemit TomTom trafric (ne EU), …
Gjithashtu ofron dhe paralajmerime me pamje dhe zë për zonat e rrezikshme në itinerarin tuaj.
Citroën Assist përfshin një sistem emergjence dhe asistence bazuar në vendndodhjen tuaj. Në rast të një aksidenti ose të një rasti kur nevojitet nderhyrja urgjente, ju mundëson dërgimin e ndihmës, automatikisht ose duke shtypur butonin SOS. Eshte I vlefshëm 24/7 dhe nuk kërkon një abonim (në EU).
SIGURIA DHE 20 NDIHMAT NË DREJTIMIN E MJETIT
● Projektues i të dhënave kryesore në një lamë xhami në fushëpamjen e shoferit (Head-Up Display me ngjyra)
● Monitorimi i këndit të verbër (Blind Spot Monitoring System)
● Sistem gjysëm autonom për paralajmeruesin aktiv të devijimit të pavullnetshëm të korsisë. (Highway Driver Assist)
● Pilot automatik i auto-përshtatshëm me funksion Stop&Go (Adaptative Cruise Control me funksion Stop&Go)
● Frena e sigurisë per përplajsen & pas-përplasjen (Collision & Post-Collision Risk Alert Safety Brake)
● Rekomanduesi dhe njohësi i zgjeruar i shenjave rrugore. (Lexon dhe informon tabelat rrugore) (Extended Trafic Sign Recognition and Recommendation)
● Paralajmëruesi aktiv i devijimit të pavullnetshëm të korsisë (Active Lane Departure Warning Alert).
● Lajmëruesi i vëmendjes se shoferit (Driver Attention Alert)
● Lajmëruesi i pushimit për kafe (Sugjeron ndalesë në rast udhetimi në kohë te zgjatur) (Coffee Break Alert)
● Kontrolluesin e stabilitetit (në rast të tërheqjes) te trailerit. (Nuk eshte e vlefshme per ë-C4 100% ëlectric)
● Frena Aktive e Sigurisë (Active Safety Brake)
● Dritat e gjata inteligjente (Intelligent Beam Headlights)
● Ndicim statik i këndit në kthesë (Static Cornering Function)
● Asistence ne tatëpjetë (Hill Start Assist)
● Hyrje dhe Ndezje pa celës (Keyless Entry and Start)
● Kamera e pasme me pamje nga lart (Reversing Camera with Top Rear Vision)
● Sensorë parkimi (Park Assist)
● Sensorë parkimi anesore
● Pamje 360° (360° Vision)
● Frena dore Elektrike Automatike
MINIATURAT TONA?
Gjeni prezantimin e vërtetë të Citroën i Ri Hatchback Kompakt në një shkallë të zvogëluar prej 1/64, të disponueshem ne 4 ngjyra (Kafe Karamel, E Bardhë Perlë, E kuqe Elixir, Blu Iceland) dhe ne shkallë të zvogëluar prej 1/43 në ngjyrë Kafe Karamel dhe ë-C4 me ngjyrë Blu Iceland.
● Cmimi 1/64: € 5.00 TTC </Li>
● Cmimi 1/43: € 37.00 TTC </Li>