SHITJET E CITROËN C3 ARRIJNË 300,000!

Sot, në konferencën për shtyp të Geneva International Motor Show, Linda Jackson, CEO markës, njoftoi se gjenerata e tretë e C3 ka shitur 300,000 njësi në më pak se 18 muaj nga lëshimi i saj. Performanca e shkëlqyer nënvijëzon suksesin sulmues të produkteve Citroën.
Sot, në konferencën për shtyp të Geneva International Motor Show, Linda Jackson, CEO markës, njoftoi se gjenerata e tretë e C3 ka shitur 300,000 njësi në më pak se 18 muaj nga lëshimi i saj. Performanca e shkëlqyer nënvijëzon suksesin sulmues të produkteve Citroën.
Prezantuar në më pak se një vit e gjysëm më parë, në Nëntor 2016, C3 i ri ka shitur që tani 300,000 njësi. Gjenerata e tretë e makinës së zhdërvjellët të qytetit të Citroën ka arritur sukses, me shitjet e C3 në Europë me 46% më shumë në 2017 krahasuar me 2016 (kundër C3 III + C3 II).
Citroën C3 i Ri, makina më e shitur e Citroën, është bërë modeli më i mirë i rritjes së shitjeve të kompanisë. Në 2017, viti i parë i plotë në treg të C3 të Ri, Citroën ka arritur volumin më të lartë të shitjeve në Europë në gjashtë vite me volumin e rregjistrimeve duke u rritur dyfish në tregun Europian (PC + LCV).
Suksesi i C3 të Ri shkon përtej performancës së saj në volumin e shitjeve. Ajo është një makinë mbresëlënëse, me kombinime të shumta të produktit dhe një blerje e parezistueshme:
• afërsisht 45% e porosive në nivelin më të lartë të opsioneve (niveli 3 ‘Shine’),
• mbi 60% të shitjeve me opsionin dy ngjyrësh,
• mbi 55% të shitjeve me Airbump®,
• afërsisht 30% e shitjeve me ngjyrë interiori opsionale.
Marka po rrit tërheqshmërinë e këtij best-selleri, me modelin e limituar të saj Citroën C3 ‘ELLE’, dhe një fushatë të re në televizion; episodet e reja do të jenë të disponueshme në javët në vijim…