February 23, 2018

SUV-I KOMPAKT CITROËN C3 AIRCROSS I RI: QË TANI GODET SHIFRËN 50,000 SHITJE!

SUV-I KOMPAKT CITROËN C3 AIRCROSS I RI

Lëshuar Tetorin e shkuar, SUV-i kompakt Citroën C3 Aircross i Ri tashmë ka arritur deri në 50,000 shitje në Europë, nga të cilat 23,000 në Francë. Duke thyer parashikimet e markës, ky sukses konfirmon tërheqjen unike të një SUV-i që është 100% Citroën! Ky model i ri është makina e dytë më e shitur pas C3. Kjo nënvijëzon një sulm të rinovuar shitjesh nga marka, e cila pa shitjet Europiane të rriten me 19% në Janar!

Lëshuar në Tetor 2017 me një profil të lartë fushate në televizion, SUV-i kompakt Citroën C3 Aircross i Ri ka bërë një nisje të fuqishme. Ajo që tani ka prekur 50,000 shitje përgjatë Europës, të cilat 23,000 në Francë!
Duke thyer parashikimet e markës, ky model i ri është tashmë automjeti i dytë më i shitur i Citroën, vetëm shitjet në Europë u rritën me 19% në Janar 2018, krahasuar me Janarin e 2017.

Me dizajnin e saj unik, planifikimi modular standart dhe mundësitë e pafundme për personalizim, me 12 asistenca në drejtim, Citroën C3 Aircross konfimon fuqinë e saj të tërheqjes me një miksim të pasur produkti duke reflektuar tërheqje të menjëhershme:

60% të porosive për nivelin më të lartë (Shine)
40% të porosive për një nga katër opsionet e amjentit të interiorit
30% të porosive për një tavan dyngjyrësh dhe 30% për një paketë ngjyre (shenja ngjyre në shiritat e tavanit, korniza e dritave të mjergullës, majtëset e pasqyrave në dyer dhe korniza e dritave).
SUV-i kompakt Citroën C3 Aircross i Ri fitoi cmimin europian AUTOBEST 2018 dhe u emërua ‘Makina e Vitit’ në Cmimin Argus 2018 në Francë. Gjithashtu është një nga shtatë finalistet në cmimin prestigjoz Makina Europiane e Vitit 2018, rezulatet e të cilës do të shpallen në 5 Mars.