May 31, 2019

CITROËN BERLINGO I RI DHE CITROËN C4 CACTUS I RI FINALISTË NË “THE 2019 AUTOBEST AWARD”

Juria e Çmimit Autobest Evropian ka publikuar 6 finalistët nga më shumë se 20 kandidatë. Citroën pretendon 2 modele finalistë brenda këtij konkursi prestigjioz: Citroën Berlingo dhe Citroën C4 New Cactus. Është hera e parë që një prodhues pretendon 2 modele në finale pasi që çmimi u krijua për herë të parë 18 vjet më parë. Fituesi i "Best Buy Car of Europe" 2019 do të shpallet më 15 dhjetor.

Që nga viti 2001, kur u krijua çmimi, Autobest ka zgjedhur çdo vit “Best Buy Car of Europe”.

Citroën Berlingo e re dhe Citroën C4  Cactus i ri janë ndër 6 finalistët për “Best Buy Car of Europe” të vitit 2019. Citroën është prodhuesi i parë që me 2 modele në finale që nga krijimi i çmimit në vitin 2001.

Modeli më i shitur Citroën në pothuajse 17 vende në Vitin 2017, Berlingo është  më i shituri  i Citroën pas C3. Në Evropë, ai është automjeti i dytë më i shitur për aktivitete të kohës së lirë dhe mbetet më i madhi në segmentin e saj si një automjet LCV. Në total, që nga fillimi i vitit 1996, janë prodhuar më shumë se 3.3 milion njësi. Kjo gjeneratë e re, e frymëzuar nga kërkesat e konsumatorëve, është një ilustrim i përsosur i motos së  re “Frymëzuar nga Ju”. Citroën Berlingo është një blerje e mençur për familjet dhe të moshuarit, duke qënë partneri ideal për jetesën e tyre aktive dhe që e duan hapësirën dhe funksionalitetin e saj.

Me personalitetin e saj të veçantë, New C4 Cactus është hatchback i fundit ultra komod. Ky hatchback ri shënon një përmirësim të konsiderueshëm për C4 Cactus, duke e vënë atë në një dimension të ri në aspektin e teknologjisë dhe opsioneve të motorit, ndërkohë që vazhdon të qëndrojë besnik personalitetit dhe rehatisë  unike. Stili i makinës është aq i guximshëm dhe modern sa kurrë, duke ofruar status të zgjeruar. Brenda, C4 Cactus i ri ofron rehati të pakrahasueshme, duke i  ofruar udhëtarëve udhëtim si  në një flluskë të vërtetë. Bazuar nga programi i Citroën Advanced Comfort®,  C4 Cactus i ri është modeli i parë në Europë që ka funksionimin e  amortizatorëve Progressive Hydraulic Cushions ™ (PHC),  dhe automjeti i parë në botë që do të mburret me sediljet më të rehatshme.

Paraqitur në votimin e 31 gazetarëve të automobilave nga 31 vende evropiane, finalistët do të vlerësohen në bazë të 13 kritereve, përfshirë vlerën e shpenzuar për produktin, dizajnin, komoditetin dhe teknologjinë si dhe shërbimet dhe disponueshmërine e pjesëve të këmbimit . Pas testeve në grup, që do të zhvillohen më 27 dhe 28 nëntor, makina që do të numërojë më shumë vota do të fitojë këtë çmim prestigjioz.