October 22, 2017

CITROËN ZBULON SLLOGANIN E RI TË MARKËS, “INSPIRED BY YOU” (INSPIRUAR NGA JU), FRANCFORT MOTORSHOW 2017

Pas prezantimit të kampanjës 'Citroën Inspired by You' në Motor Show 2016 në Paris, Citroën natyrisht ka marrë markën e re të brendit që është 'INSPIRED BY YOU' *. Një markë e re ndërkombëtare e Citroën ne prezantimin në Panairin 2017 në Frankfurt.

Që nga krijimi i tij, Citroën vazhdimisht ka imagjinuar dhe praktikuar zgjidhje inovative për të përmirësuar eksperiencën e veturave për të gjithë. Nga qasja ‘front-wheel’ në ‘2-hp’, nga ‘Type H, në Berlingo, nga ‘Mehari’ në ‘E-MEHARI’, nga monovolumi Picasso në Aircross, Citroën shoqëron evolucionin shoqëror dhe e vendos veten si një markë popullore në kuptimin fisnik: që i bën njerëzit dhe jetët e tyre burimin e parë të frymëzimit.

Pozicionuar në thelbin e kërkesave të përgjithshme, Citroën ri-investon më shumë se kurrë frymën e idesë ‘markë me prirje popullore’. Kjo frymë përkrahet edhe nga sllogani i ri ndërkombëtar i Citroën: ‘INSPIRED BY YOU’ *.

Sllogani i ri i markës është në përputhje me fushatën e re ‘Citroën Inspired By You’ që u prezantua në Paris Motor Show 2016 dhe më pas u vendos në nivel ndërkombëtar, vecanërisht në Amerikën Latine dhe Kinë në gjysmën e parë të vitit 2017. Pasqyrimi final i slloganit të ri të Markës, ‘INSPIRED BY YOU’ që pason ‘CREATIVE TECHNOLOGY’ (2009), do të prezantohet në Frankfurt.

Më shumë se vetëm një markë, ‘INSPIRED BY YOU’ është një vlerë e re që frymëzon zgjidhje unike të ofruara nga Citroën tek klientët e saj në aspektin e:

– Produktit: si Citroën C3 i Ri, C3 Aircross dhe C5 Aircross. Modele të reja që secila në segmentin e saj sjell një freski të re qe u ofron udhëtarëve një rehati më të madhe.

– Teknologjisë: si ‘CitroënTM ConnectedCAM, Airbumps®’ ose ‘Progressive Hydraulic CushionsTM’ (pezullimi me shtytje hidraulike progresive të zhvilluara si pjesë e programit CitroënAdvanced Comfort).

– Shërbimeve: shërbime të reja mobiliteti si ‘Citroën Rent & Smile’ ose ‘Citroën Earn & Drive’, si dhe shërbime të lidhura si MyCITROËN.

– Marëdhënie me klientët: si ‘Citroën Advisor’ faqe informuese dhe këshilluese online ose koncepti i ri i një kontakti urban ‘La Maison Citroën’.