August 15, 2017

MIKKELSEN I DYTI NË GARAT RELI NË GJERMANI

Deutschland (17-20. Gusht 2017.)



Në fund të garave reli në Gjermani, që u dalluan për nga aftësia e shkëlqyeshme e Andreas Mikkelsen dhe Anders Jagger, skuadra e Citroën Total Abu Dhabi WRT u ngjit në podium në vendin e dytë. Rezultati i skuadrës u plotësua nga Craig Breen dhe Scott Martin, të cilët përfunduan në pozitën e pestë ... madje për herë të gjashtë këtë sezon!

Etapa e tretë dhe e fundit e garave reli në Gjermani përbëhet nga dy kalime përmes speciales Losheim am See dhe St. Wendeler Land të cilat janë të lidhura pa asistencë. I dyti në renditjen e përgjithshme, Andreas Mikkelsen braktisi asistencën duke qenë fort i vendosur të vazhdojë presionin ndaj Ott Tanakui dhe të pengojë rikthimin eventual të Sébastien Ogier.

Shumë shpejt norvegjezi planin e shndërroi në vepër: me dy kohë të dyta – disa të dhjeta nga scratch – gjatë kalimit nëpër speciale, ai arriti t’i afrohet Tänakai-t në 18 sekonda, duke rritur distancën në 19.3 sekonda në krahasim me Oggier.

Fillimi i mëngjesit ishte pozitiv për Craig Breen, i cili po i afrohej pozitës së pestë. Pas ES19, Irlandezi ishte vetëm 7.1 sekonda nga Elfyn Evans. Me përpjekje të vazhdueshme, irlandezi shënoi scratch-in e tij të parë në garat reli në Losheim am See 2. Në Power Stage, definitivisht tejkaloi rivalin e tij. Pas Monte Karlos, Suedisë, Korsikës, Portugalisë dhe Finlandës, Craig Breen dhe Scott Martin këtë sezon për herë të gjashtë përfunduan në pozitën e pestë!

Në rrugën që ishte dëmtuar rëndë nga kalimi i makinave, Andreas Mikkelsen nuk rrezikoi pozitën e tij të dytë. Në stop point-in e Power Stage-it, norvegjezi dërgoi një buzëqeshje të gjerë, duke u ngjitur për të 21 herë në podium gjatë karrierës së tij të pasur në WRC.

Gara e radhës e kampionatit botëror në reli do të zhvillohet pas një pauze të gjatë:

Rally RACC Catalunya – Rally de España është në program me 6. dhe 8. tetor.

RADHITJA PËRFUNDIMTARE

Tanak / Jarveoja (Ford Fiesta WRC) 2h57’31’’7
Mikkelsen / Jaeger (Citroën C3 WRC) +16’’4
Ogier / Ingrassia (Ford Fiesta WRC) +30’’4
Hanninen / Lindstrom (Toyota Yaris WRC) +1’49’’2
Breen / Martin (Citroën C3 WRC) +2’01’’5

RADHITJA BOTËRORE E ‘DREJTUESVE’

SébastienOgier – 177 pikë
Thierry Neuville – 160 pikë
OttTanak – 144 pikë
Jari-MattiLatvala – 123 pikë
Dani Sordo – 89 pikë
Elfyn Evans – 87 pikë
CRAIG BREEN – 64 pikë
JuhoHanninen – 58 pikë
Hayden Paddon – 55 pikë
EsapekkaLappi – 49 pikë
ANDREAS MIKKELSEN – 39 pikë
KRIS MEEKE – 31 poen
TeemuSuninen – 25 pikë
STÉPHANE LEFEBVRE – 22 pikë
Mads Ostberg – 19 pikë

RADHITJA BOTËRORE E ‘PRODHUESVE’

M-Sport WRT – 325 pikë
Hyundai Motorsport – 261 poen
Toyota Gazoo Racing WRT – 216 pikë
Citroën Total Abu Dhabi WRT – 167 pikë