- Faqja e parë
- Automjetet
- Automjetet e udhëtarëve
- Citroën Berlingo Multispace
PIKAT E FORTA
Arkitektura e personalizuar
Një arkitekturë e optimizuar për të shfrytëzuar më së miri hapsirën, një trashëgim i origjinës utilitare.

Vëllimi i personalizuar
Një raport gjatësi / volum i optimizuar: 4,38m e gjatë / 5 sedilje të vërteta / 675 litra serbator dhe shumë hapësirë ruajtje

Modutop
Modutop optimizon mirëqënien e cdo përdoruesi: shkëlqimi, ventilimi, hapësira e ruajtjes janë individualizuar

Sediljet e pasme
3 sedilje të pasme identike dhe të pavarura që ofrojnë mirëqënie dhe modularitet.

7 sedilje
Rreshti i 3të i sediljeve ju lejon të keni deri në 7 sedilje.

Xhami mbrapa
Dritare e pasme që hapet dhe dyer anësore me rrëshqitje për akses të lehtë.

e-Hdi
Teknologjia Mikro-hibride e-HDi: 125g CO2 në BMP6.

Asistencë në ngarje të makinës
Asistencë ngarje e përmirësuar për liri më të madhe aksioni: Grip Control, Asistenca në malore, kambio manuale me 6 marshe.

eMyWay
Sistem navigimi MyWay, me ekran me ngjyra dhe Bluetooth pa duar.

Kutia e lidhjes
Kutia e lidhjes përfshin lidhjen pa duar Bluetooth dhe USB për telefonat celularë.

PERFORMANCA
Sjellja në rrugë
Në të gjitha llojet e rrugëve, si në qytet ashtu dhe në autostrada, lidhja me tokën eficente e BERLINGO MULTISPACE siguron kompromisin midis komfortit dhe kontrollit.
Ajo shijon stabilitet të jashtëzakonshëm në këtë segment falë shasisë të madhe, rrota 15″ (16″ opsionale) dhe goma më të gjera.

Motorri / transmisioni
Motorrat / Kambiot
Citroën BERLINGO MULTISPACE ju ofron një zgjedhje të gjerë motorrash për t’u adaptuar sa më afër me pritjet tuaja dhe gjithmon për të rrespektuar mjedisin.Duke zgjedhur teknologjinë mikro-hibride e-HDi lidhur me një kambio manuale me 6 marshe, emetimet CO2 janë për shëmbull të limituara në 125g / km. Përtej benefiteve ekologjike dhe ekonomike, ju do të shijoni një avantazh të vërtetë egronomik. Në fakt, në mungesë totale të marshit në pjesën e pasagjerëve liron hapsirën midis shoferit dhe pasagjerit dhe marshi është në kroskot.
Në detaje, kjo është zgjedhja e mundëshme për ju:Motorrat e naftës (emetimet CO2 në variantin me 5 sedilje):• HDi 75 (kambio manuale) – 135g CO2 / km
• HDi 90 (kambio manuale) – 135g CO2 / km
• e-HDi 90 (kambio manuale) – 129g CO2 / km
• e-HDi 90 (kambio manuale me 6 marshe) – 125g CO2 / km
• HDi 115 (kambio manuale) – 139g CO2 / kmPetrol engines:• VTi 95 (kambio manuale) – 164g CO2 / km
• VTi 120 (kambio manuale) – 169g CO2 / km
- HDi 75 (manual gearbox) – 135g of CO2/km
- HDi 90 (manual gearbox) – 135g of CO2/km
- e-HDi 90 (manual gearbox) – 129g of CO2/km
- e-HDi 90 (6-speed clutchless gearbox) – 125g of CO2/km
- HDi 115 (manual gearbox) – 139g of CO2/km
Petrol engines:
- VTi 95 (manual gearbox) – 164g of CO2/km
- VTi 120 (manual gearbox) – 169g of CO2/km

NGJYRAT
DETAJET
Detaj i jashtëm

Citroën BERLINGO MULTISPACE është në rradhë të parë një pamje. Nëse është e fuqishme e pamohueshme dhe vendosmërisht moderne, është vecanërisht shumë e shtrenjtë!
Falë modeleve të reja që zgjaten nën dritë, kapakët e saj të kromit nën dritat e mjergullës ose falë dritave LED që i japin një nënshkrim unik gjatë ditës, ajo tregon personalitetin e saj të fortë.
Detaj i i brendshëm

Pozicioni ergonomik i ngarjes
Citroën BERLINGO MULTISPACE u inspirua nga SUV-ët duke zgjedhur një kroskot gjeneroz dhe egronomik, dhe në bord janë instaluar në mënyrë perfekte kontrolle të cilat bien në dorë natyralisht, si leva e marshit e intergruar në kroskot.
Ju gjithashtu mund të rregulloni lartësinë e sediljes, lartësinë dhe thellësinë e timonit, dhe të shijoni një mbështetëse krahu relaksuese në udhëtime të gjata.

Kur ulemi në timonin e Citroën BERLINGO MULTISPACE, menjëherë vëmë re cilësinë e finiturës dhe interiorin dhe tapicierinë miqësore me përdoruesin.
Nivelet e ndryshme të finiturës ofrohen, duke lejuar variatetin e humorit të interiorit në mënyrë që kushdo të ndihet në shtëpi: nga më e thjeshta tek më e përpunuara, pa harruar anën e gjallë të opsionit Modutop dhe aventurier me versionin XTR.

Modularitet dhe Dizajn
Citroën BERLINGO MULTISPACE është standarte me një ndarje të sediljes së pasme 2 / 3-1 / 3, dhe në varësi të nivelit, gjithashtu mund të zgjidhni dhe 3 sedilje individuale mbrapa, të cilat janë të të njëjtës madhësi dhe mund të hiqen në mënyrë individuale. Falë mbështetjes tyre të pasme dhe kombinimeve që ofrohen, cdo gjë lëviz, cdo gjë ndryshon, cdo gjë është e mundur…
Nëse familja juaj është e madhe, gjithashtu mund të zgjidhni, për blerjen, një version me 7 sedilje, e cila ka dy sedilje shtesë, identike me të tjerat, në rangun 3. Në pjesën e përpara, mbështetësja e pasagjerit është e palosshme për të mbajtur objekte të gjata.

Jetesa e interiorit, kënaq të gjitha shabllonet duke përfshirë pjesën e parme, një mbrojtëse tavani prej 1.02 m dhe me gjerësi prej 1.48 m.
Pasagjerët e pasëm përfitojnë nga dyshemeja e sheshtë. Ato janë instaluar 20 mm më lartë nga sediljet e para me një mbrojtje tavani prej 0.99 m dhe një gjerësi brrylash prej 1.49 m.
Hapësira e gjurit gjithashtu referohet prej 245 mm midis sediljeve të para dhe gjunjëve të pasagjerëve pas.

Nëse Citroën BERLINGO MULTISPACE jep krenari në vëndet ku mund të ruani sendet me thjeshtësi në jetën e përditëshme, për shëmbull, hapësira qëndrore midis sediljeve të para, kroskoti i madh, dy sënduk te këmbët e pasagjerëve të pasëm ose sirtarë nën sediljen e pasagjerit, shpikja e vërtëtë e “Creative Technology” gjithashtu është Modutop®.
Inspiruar nga aviacioni botëror, ajo kombinon tavanin me xham, hapësira shumëfishe, një sënduk me dy aksese ose ventilim ose ndricim individual për të sjellë më shumë mirëqënie dhe më shumë magji në sediljet e pasme, përfshirë dhe fëmijët. Bagazhi i intergruar i Modutop është lehtësisht i aksesueshëm falë xhamit të pasëm që hapet nga jashtë për ngarkim më të thjeshtë.
Transportuesi i bagazheve

Dritarja e pasme që hapet ju jep akses në bagazh me lehtësisht, edhe në hapësira të ngushta, dhe maksimizon ngarkesën në tavan.
Cfarëdo konfigurimi zgjidhni për të organizuar interiorin, gjithmonë do të keni një volum të madh bagazhi: 675 litra në një konfigurim normal (1,350 litra deri në pavilon) ose 3,000 litra me sediljet e rangut të 2të të ulura.
Për të lehtësuar operimet gjatë natës, një llampë është e integruar në bagazh. Në vendndodhjen e saj të dedikuar, ajo siguron ndricim shtesë dhe, pasi hiqet ajo kthehet në një elektrik dore me jetëgjatësi prej 45 minutave.
Rehatia

MyWay, kutia e lidhjes dhe sistemi audio
MyWay është shoqeruesi juaj i parë. Ajo ka një radio dhe navigim që pajisja menaxhon, mbi gjërat e tjera, udhëtimet e juaja falë kartografisë Europiane e cila i shfaq në një prespektivë 16:9 në ekranin me ngjyra 7″. MyWay gjithashtu ju lejon të bëni ose merrni telefonata me teknologjinë Bluetooth.
Për të kombinuar mirëqënien me qetësinë, sistemi MyWay gjithashtu përfshinë një CD player me MP3 dhe WMA në të cilën mund të lidhni një MP3 player.
Nëse BERLINGO MULTISPACE e juaj nuk është e pajisur me MyWay mund të zgjidhni Connecting Box. Kjo e fundit ju ofron mundësinë e lidhjes me Bluetooth dhe një lidhje me USB dhe AUX që ju lejon të dëgjoni menjëherë muzikën në makinën tuaj. Sistemi i audios mund të kontrollohet nga timoni dhe ka katër autoparlantë që i japin ritëm udhëtimit tuaj.

Për të zvogëluar zhurmën e ambjentit në kabinë, Citroën BERLINGO MULTISPACE i juaj, ka qënë subjekt i një studimi për filtrimin e zhurmës së jashtëme: montimi i pjesëve të jashtme bëhet në këtë drejtim, motorri është hermetizohet në një guackë akustike, dyshemeja mbulohet me një trajtim anti-zhavorr dhe interiori mbulohet me shumë zbutës zhurme (platforma, kroskoti, tavani).

Ajri i kondicionuar i automatizuar
Pas komfortit akustik, komfort termal për të gjithë pasagjerët. Kontrolli klimatik automatik (në varësi të nivelit të finiturës) është me dy zona e cila lejon një rregullim të ndryshëm të temperaturës në zonën e shoferit dhe pasagjerit.
Ndihma në lëvizje

Pajisja e Grip Control është një sistem i avancuar i anti-rrëshkitjes, reagimet të cilat përshtaten në situata të ndryshme për të rregulluar kapjen me rrugën në cdo rrethanë.
Një përzgjedhës ju lejon të zgjidhni një nga 4 mënyrat në varësi të kushteve në të cilën po drejtoni (normale, të gjitha rrugët, borë ose rërë).

Asistenca në malore
Një përzgjedhës ju lejon të zgjidhni një nga 4 mënyrat në varësi të kushteve në të cilën po drejtoni (normale, të gjitha rrugët, borë ose rërë).

Piloti Automatik/Limitatori
E arritëshme nga timoni, funksioni i pilotit automatik / limitatorit të shpejtësisë gjithashtu ju garanton një udhëtim me paqe në mënd:
- kontrolluesi mban makinën tuaj në shpejtësi të programuar pa pasur nevojë të reagoni mbi pedalin e gazit (mund të caktivizohet duke shtypur pedain e gazit ose në timon);
- limitatori ju lejon të mos kaloni shpejtësinë e paracaktuar (mund të caktivizohet nga timoni ose duke shtypur pedalin e gazit).

Sensorët e parkimit
I domosdoshëm në qytet, asistenca e parkimit mbrapa ju thjeshtëzon lëvizjet:
- ajo ndjen prezencën e objekteve pranë falë sensorëve ultrasonik prezentë në mburojë;
- ajo lëshon bipe (dhe informacion vizual në varësi të variantit) për të sinjalizuar afërsinë dhe vendndodhjen e objekteve.
Siguria

Struktura e përforcuar dhe pajisjet e sigurisë të Berlingo Multispace ju lejojnë të merrni rrugën me familjen tuaj me qetësi.

Citroën BERLINGO MULTISPACE mund të ketë gjashtë airbag për mbrojtje më të mirë për të gjithë pasagjerët:
- dy airbag përpara të përmirësuar për hapje jo agresive;
- dy airbag anësorë që mbrojnë gjoksin dhe barkun e shoferit dhe pasagjerit;
- dy airbag perde që mbrojnë kokat e pasagjerëve para dhe pas.

Citroën BERLINGO MULTISPACE është e pajisur me një pajisje të fortë dhe të plotë frenimi:
- Katër disqe frenimi, dy të cilat janë të ventiluara përpara;
- Një ABS (Sistemi Anti Bllokim) që elektronikisht rregullon presionin e frenave për të parandaluar një bllokim rrotash;
- Sistemi Asistenca e Frenimit Emergjent (AFU) që menjëherë rrit fuqinë e frenimit kur pedali i frenave shtypet fortë.

ESP (Sistemi Elektronik i Stabilitetit) garanton kontroll optimal të makinës në situatat më delikate:
- Ajo stabilizon trajektoren në raste të humbjes së ngjitjes në kthesa duke përdorur shpërndarjen e frenave dhe shpejtësinë e motorrit.
- Ajo është lidhur me sistemin e kontrollit të tërheqjes (ASR) e cila menjëherë ul fuqinë e tepërt në rrotat aktive në rast xhirimi.

Monitorimi i presionit të gomave
Sistemi i matjes së presionit të gomave vazhdimisht monitoron gomat.
Nëse presioni i tyre është i pamjaftueshëm, sistemi ju informon me një lajmërim vizual dhe akustik.

Në bordin e Citroën BERLINGO MULTISPACE, fëmijtët tuaj udhëtojnë të sigurtë:
- Dy sedilje fëmijësh ISOFIX në rreshtin e dytë;
- Një pasqyrë për të parë fëmijët në pjesën e pasme pa pasur nevojë të ktheni kokën;
- Një kontroll elektrik për të mbyllur dyert e pasme;
Mjedisi

Motorrat HDi janë etalon në klasin e tyre, duke ndotur dhe konsumuar më pak se motorrat e zakonshëm të naftës me emetimet CO2 dhe konsumin e karburantit më poshtë se 20%.
Ato kanë një linjë karburanti (common rail) të kontrolluar elektronikisht: kontrolli i dozës ajër / karburant është optimal dhe emetimet e ndotjes janë reduktuar.

Filtri partikular (FAP) që pajis motorrat HDi jep kontributin në mbrojtjen e mjedisit duke mbajtur grimcat e padjegura të nxjerra nga motorri dhe duke siguruar djegjen e tyre.
Dimensionet

Gjatësia: 4.38 m
Gjerësia: 1.81 m
Gjerësia me pasqyra: 2.11 m
Lartësia min / max: 1.80 / 1.86 m
Shasia: 2.72 m
Bagazhi min / max: 544 / 3000 litra