- Faqja e parë
- Automjetet
- Automjetet komerciale
- Citroën Berlingo Furgon
PIKAT E FORTA
3 SEDILJE PARA
3 sedilje përpara, një karakteristikë unike në sektor

MODULARITETI
Modularitet i plotë me EXTESO®CAB, sedilja e saj e pasagjerit multifunksionale dhe sedilja e pasagjerit me palosje.

DYER ME RRËSHQITJE
Dyer të gjera me rrëshqitje për të mundësuar ngarkim të lehtë (e vetme ose dopjo))

DYERT E PASME
Dyer të pasme asimetrike me mentesha për fleksibilitet në përdorim.

NGARKESA
Ngarkim i lehtë i dy paletave në hapësirën e pasme, deri në 4.1 m3 volum i përdorueshëm (në L2 me sediljet e palosura).

HAPËSIRA QËNDRORE
Një hapësirë e lirë qëndrore përpara, vecanërisht me EGS me 6 marshe.

CONNECTING BOX
Connecting Box ofron siguri dhe përshtatje (Bluetooth® Pa-Duar dhe portë USB).

GRIP CONTROL
Grip Control për qëndrueshmëri në të gjitha kushtet.

NISJA NË MALORE
Asistencë në malore për drejtim më të sigurtë

KONSUMI
Konsumi i karburantit dhe emetimet CO2 nga më të mirat në kategori (123g/km) vecanërisht me e-HDi Stop&Start dhe EGS me 6 marshe.

PERFORMANCA
MOTORAT
Performanca dhe eficenca në kosto kalojnë dorë më dorë me respekt për mjedisin, me emetimet CO2 duke filluar nga 123g për km.
Citroën BERLINGO vjen me një gamë motorrash dhe kambiosh që takojnë standartet e larta të performancës ndërkohë që respektojnë mjedisin dhe buxhetin tuaj.
…dhe 4 diesel:
- H• HDi 75 (manual gearbox) – 133g of CO2 /km
- HDi 90 (manual gearbox) – 138g of CO2 /km
- e-HDi 90 Airdream (manual gearbox) – 129g of CO2 /km
- e-HDi 90 Airdream (6-speed clutchless EGS6 gearbox) – 123g of CO2 /km
(CO2 emission values for L1 van)

NGJYRAT
DETAJET

I fuqishëm
Citroën BERLINGO bën një deklaratë të fortë personaliteti, me dizajnin e saj modern, të fuqishëm.
Një LCV me linja dinamike, elegante, duke siguruar parakolpe mbështjellës, krahë të lakuar, kapacitet ngarkese gjeneroz dhe interior hapësinor, është e sigurtë të tërheqi.

Egronomike dhe inteligjente
Duke parë përtej stilit atraktiv, nënvijëzuar nga nënshkrimi i markës, Citroën BERLINGO është gjithashtu e dallueshme për arkitekturën e saj të fuqishme, praktike, egronomike dhe hapësinore. Me një maksimum kapaciteti ngarkese prej 4.1 m3, dhe panele që hapen të dizenjuara me inteligjencë, si dyert e gjera me rrëshqitje ose dyer e pasme 60/40 që hapen 180°, është e mundur për të mbajtur dy euro paleta thjesht dhe sigurtë.
Duke adaptuar më shumë nevojat e biznesit, Citroën BERLINGO është tashmë e disponueshme me një finiturë druri opsionale (dyshemeja, Harqet e gomave, mbrojtja anësore, etj.) dhe një shumëllojshmëri zgjidhjesh për tërheqje.
Për një përdorim më ergonomik, është gjithashtu e disponueshme me një kabinë me 3 sedilje Exteso dhe sediljen e pasagjerit me palosje për t’ju lejuar të mbani ngarkesa deri në tre metra gjatësi. Citroën BERLINGO ka vënd për cdo lloj objekti ose vegle, vecanërisht mund të jetë e pajisur me një ndarje në tavan.

Jashtëzakonisht i adaptueshëm, Citroën BERLINGO është e disponueshme në një shumëllojshmëri formash: dy gjatësi furgonash, L1 (deri në 3.7 m3) ose L2 (deri në 4.1 m3), një kabinë me karrocieri të sheshtë, gati pë të gjitha llojet e konvertimeve të trupit, ose një version me kabinë të dyfishtë me pesë sedilje për udhëtime në grup por që mund të kthehet në furgon duke palosur sediljet e pasme thjeshtë me një lëvizje me vetëm një dorë.

E përshtatur me siguri tek përdoruesit e biznesit
Për më shumë siguri në ngarjen e përditëshme, Citroën BERLINGO është tani e gatshme me drita kthese statike të integruara në dritat e mjergullës dhe, në versionet HDi dhe e-HDi, një limitues shpejtësie ju lejon të vendosni shpejtësinë maksimale.
Për më kushte më të vështira përdorimi, ajo vjen gjithashtu me Grip Control

Në modelin e-HDi 90 Airdream EGS6 që përmban teknologjinë mikro-hibride, emetimet CO2 janë vecanërisht të ulëta në thjesht 123g/km. Por duke parë përtej cilësive ekologjike, pjesa motorrike gjithashtu sjell benefite të vërteta egronomike.
Duke hequr levën e marshit, ajo liron hapësirë midis shoferit dhe pasagjerit, duke përfituar sediljen e tretë në kabinë. Për të ndryshuar marshet, shoferi përdor një levë të montuar në panel, me fletat e marsheve në timon për kontroll manual.