- Faqja e parë
- Automjetet
- Automjetet komerciale
- Citroën Jumpy
PIKAT E FORTA
Dimensionet
Zbuloni dimensionet ne video
Dimensionet
Gjenerata e re CITROËN Jumpy përmban arkitekturë të optimizuar dhe ofron më shumë prakticitet, komoditet dhe siguri. Ai krenohet me teknologjinë më të fundit në asistencën e shoferit dhe atë motorike, duke e bërë atë partnerin ideal për “Heronjtë e përditshëm”. Jumpy i ri është në dispozicion në tre gjatësi dhe me dyer anësore rrëshqitëse “pa duar” si një opsion.
Arkitektura efikase e CITROËN Jumpy i Ri përshtatet me të gjitha nevojat tuaja, me funksionalitetin, prakticitetin dhe lehtësinë e përdorimit, të mundësuara nga gjenerata e re e platformës modulare e përforcuar posaçërisht . Ajo ka një peshëmbajtje ngarkese prej 1.400 kg, vëllim të ngarkese 6.6 m3 dhe mund të tërheqë deri në 2.5 ton. Dizajni i tij modular reflektohet edhe në dy modalitetet e akseve (2.92 m dhe 3.27 m) dhe dy gjatësitë pas aksit të dytë (0.80 m dhe 1.15 m), të cilat kombinohen në tre gjatësi.

Arkitekturë praktike
Komoditeti i Citroën në shërbimin tuaj! Nëse komoditeti vjen nga ulëset, kroskoti ose udhëtimi i qetë, CITROËN Jumpy ju ndihmon të bëni punën tuaj duke shijuar karakteristikat e një autoveture. Çdo udhëtim është efikas dhe i relaksuar.

Grip control
Ky sistem i avancuar i kontrollit të tërheqjes siguron mbajtje optimale të rrotave të përparme sipas llojit të terrenit. Sistemi i Kontrollit të Tërheqjes mund të kombinohet me Paketën e Punës (peshëmbajtje më të madhe, suspension 20 mm më të lartë, mbrojtëse motori) për t’i dhënë CITROËN Jumpy të Ri tërheqje më të mirë në sipërfaqe të vështira si punishte, rrugë të pashtruara dhe shtigje.

EKRANI HEAD-UP ME NGJYRA
Kjo teknologji ju lejon të mbani sytë në rrugë duke parë informacionin thelbësor të shoferit (shpejtësia aktuale e rekomanduar, pilotin automatik / kufizuesin e shpejtësisë, udhëzimet e navigatorit dhe paralajmëruesin e goditjes) në një ekran transparent para xhamit të përparmë. Për herë të parë për një automjet në këtë segment.

NDËRLIDHSHMËRIA
Citroën Connect Nav (në varësi të versionit) është sistemi i ri navigues me lidhje 3D, i cili funksionon me anë të kontrollit të zërit ose ekranit me prekje 7″. Citroën Connect Nav ofron shërbime të lidhura si TomTom Traffic, i cili siguron informacion në kohë reale të trafikut, vendndodhjen serviseve, parqet e makinave dhe çmimet e tyre, si dhe një funksion kërkimi për pikat lokale të interesit.
Ju gjithashtu do të donit opsionin e zonave të rrezikshme, që tregon zonat ku ka një rrezik më të lartë të aksidenteve.
MIRROR SCREEN
Dëgjoni muzikë në telefonin tuaj inteligjent ose merrni udhëzime? Është e thjeshtë dhe intuitive me Mirror Screen (kërkohet telefoni të jetë kompatibël)! Aplikacionet tuaja kompatibël shfaqen në ekranin 7 ” me prekje.
Funksionet Mirror Screen me Apple CarPlay ™ dhe MirrorLink®.

PERFORMANCA
TEKNOLOGJIA blue HDI
Komsumi miks dhe emisionet CO2 tē motorēve tē naftēs tē ofruar nga Citroēn Jumpy (gjatēsia XS) janē si mē poshtē :
- BlueHDi 95 BVM (70 kW – 210 Nm me 1750 rpm): 5.5l/100 kmdhe 144 g/km CO2
- BlueHDi 95 S&S ETG6 (70 kW – 240 Nm me 1750 rpm): 5.2l/100 km dhe 135 g/km CO2
- BlueHDi 115 S&S BVM6 (85 kW – 300 Nm me 1750 rpm): 5.1l/100 km dhe 133 g/km CO2
- BlueHDi 120 BVM6 (90 kW – 340 Nm me 2000 rpm): 5.5l/100 km dhe 144 g/km CO2
- BlueHDi 120 S&S BVM6 (90 kW – 340 Nm me 2000 rpm): 5.3l/100 km dhe 139 g/km CO2
- BlueHDi 150 S&S BVM6 (110 kW – 370 Nm me 2000 rpm): 5.3l/100 km dhe 139g/km CO2
- BlueHDi 180 S&S EAT6 (130 kW – 400 Nm me 2000 rpm): 5.8l/100 kmdhe 151 g/km CO2

DETAJET
Me shume dizanj

CITROËN Jumpy i Ri është në dispozicion në tre gjatësi dhe mund të akomodojë deri në nëntë persona. Ai ka për qëllim kryesisht bizneset, qendrat e argëtimit dhe grupet e komunitetit që janë në kërkim të një furgoni me volum të madh me një numër maksimal të vendeve për transportin e udhëtarëve.

Lehtësi në çdo situatë! Me një lartësi prej vetëm 1,90 m për versionet XS dhe M, CITROËN Jumpy mund të hyjë lehtë në parkingjet e makinave, gjë që nuk është gjithmonë e rastit për automjetet në këtë segment.
Nuk ka nevojë të qarkullosh në bllogjet e banimit disa herë, sepse hyrja në parkun e makinave është shumë e ulët. Ju kurseni kohë dhe parkoni më afër klientëve tuaj. (Versioni XL: 1,93 m)
Me shume konfort

Moduwork ofron hapësirë shtesë të ngarkesës në një dysheme të sheshtë me anë të një ndarjeje të veçantë dhe ulëses së pasagjerit anësor të palosshme. Gjatësia e ngarkesës zgjatet me 1.16 m (në një gjatësi totale prej 4 m në versionin XL). Moduwork gjithashtu përfshin një rrjetë “anti-shift” të vendosur në anën e shoferit.
Kabina e CITROËN Jumpy mund të kthehet në një zyrë të lëvizshme. Ulni pjesën mbështetëses së krahut që të keni një tavolinëz me një brez ngjitës elastik për të mbajtur nga rrëshqitja objekte si kompjutera dhe tableta. Mbajtës të veçantë për smartphones dhe tableta janë gjithashtu në dispozicion si aksesorë.

CITROËN Jumpy i Ri ofron një udhëtim jashtëzakonisht të rehatshëm pavarësisht nga kushtet e rrugëve falë ingranazheve që sigurojnë sistem drejtimi të saktë dhe absorbimin e shkëlqyer të goditjeve.
CITROËN Jumpy ka një bosht të parmë pseudo-McPherson të përforcuar me një stabilizatori dhe një bosht të ri te pasëm në formë trekëndore të pjerrët mund të mbajnë ngarkesa deri në 1,400 kg. Një konvertim i transmisionit 4×4 Dangel është gjithashtu i mundur me këtë sistem drejtimi.

Në varësi të nevojave dhe të biznesit të secilit profesionist, CITROËN Jumpy i Ri ofron dy lloje panelesh: druri i patrajtuar dhe druri i trajtuar (i parrëshkitshëm, i papërshkueshëm nga uji, i lehtë për t’u larë dhe i mbrojtur nga skajet me veshje alumini).
Disa sete të kombinuara ofrohen për të mbrojtur si sipërfaqen e dyshemesë së ngarkesës ashtu edhe panelet anësore përgjatë gjithë lartësisë së saj si dhe në harqet e rrotave gjithashtu.

Ka hapsira të shumta në kabinën CITROËN Jumpy’t të Ri, që përfshin një xhep kroskoti të pajisur me priza dhe priza 12V, një prizë USB (në varësi të versionit), një hapësirë të madhe magazinimi nën vendin e pasagjerit ku und të vendosen gjëra të tilla si këpucët e punës dhe një kaskë pune, mbajtësit gotash, një ndarje qëndrore e hapur në tavan dhe dy xhepa dyersh mjaftueshëm të mëdhenj për një shishe 1.5 litra.
Me shume teknologji

Sistemi Pilot Automatik Aktiv përshtat shpejtësinë e furgonit me shpejtësinë e automjetit para saj.
Ky sistem automatik mund të zvogëlojë shpejtësinë në 20 km / h duke vepruar vetëm tek përshpejtuesi.

Sistemi i Monitorimit të Këndit të Verbër ju paralajmëron kur ka automjet në këndin e verbër me anë të sinjali paralajmërimi portokalli në cep të pasqyrës së derës.
Aktivizuar nga katër sensorë të vendosur në parakolpët e përparmë dhe të pasmë, ky sistem funksionon me shpejtësi midis 12 dhe 140 km / h.

Diçka me të vërtetë e re, ky sistem funksionon me një kamera të vendosur në pjesën e sipërme të xhamit të përparmë. Ai e mban shoferin të informuar në kohë reale rreth kufizimit të shpejtësisë.
Kur zbulohet një shenjë kufizim shpejtësie, thjesht shtypni një buton për të vendosur shpejtësinë e rekomanduar.

Ky sistem aktivizohet nga kamera shumëfunksionale e vendosur në pjesën e sipërme të xhamit të përparmë. Ai redukton lëndimet e udhëtarëve duke frenuar përpara se shoferi të bëjë në situatat e mëposhtme:
– 0-30 km / h: për të shmangur një përplasje me pengesa lëvizëse apo stacionare ose këmbësorë.
– mbi 30 km / h: për të reduktuar shpejtësinë përpara përplasjes.