- Faqja e parë
- Automjetet
- Automjetet e udhëtarëve
- CITROËN C4 ë‑100% ËLECTRIC
PIKAT E FORTA
100% Ëlectric
Në 2020, Citroën nis sulmin e tij elektrik me shitjen e 6 makinave elektrike. Ë-C4 i ri 100% ëlectric shënjon një etapë të re në kete ofensive: personifikon një levizje të re teknologjike dhe moderne, në shërbim të rehatisë dhe shumëllojshmërisë në perdorim.
Citroën i ri ë-C4 100% ëlectric ju lejon te drejtoni automjetin gjatë përditshmërisë në modalitet elektrik, i izoluar nga rruga dhe nga bota e jashtme. Të gjitha zhurmat e jashtme jane të filtruara. Drejtimi i qetë, rrjedhshmëria e lëvizjes së automjetit, kenaqësia ne drejtim, butësia e amortizimit, butësia e sediljeve Advanced Comfort, lehtësia e manovrimit, përdorimi i shërbimeve të integruara, cdo gjë kontribuon në rritjen e rehatisë për të gjithë pjesëtarët në bord.
Citroën ë-C4 i ri është i gatshëm per tu porositur.

100% ËLECTRIC
ZERO GRAM CO2 I EMETUAR
Citroën i Ri C4 100% ëlectric siguron një drejtim automjeti pa zhurmë dhe të qetë:
Është I pajisur me një bateri me një kapacitet prej 50kWh e cila ofron deri në 350 km autonomi ne ciklin WLTP. Bateria ka nje garanci prej 8 vitesh për një kapacitet karikimi prej 70%.
Gjithashtu ju mundëson të kurseni para:
● Me një shpenzim të ulët falë mirëmbatjeve të reduktuara,
● Duke përfituar nga ligji në fuqi lidhur me makinat elektrike

DIZAJN DALLUES
Dizajni i Citroën i Ri ë-C4 100% ëlectric ia del në kombinimin e elegances, rrjedhshmërise dhe dinamizmit të një sedani përmes volumeve të bollshme, linjave të rafinuara, detajeve grafike dalluese, si dhe fuqisë dhe karakterit të një SUV falë gomave te mëdha dhe modelit bujar dhe muskuloz me mbrojtje trupore 360 grade.
● Veçanërisht, ë-C4 i Ri ofron:
● Monogramin ë në parafango dhe pjesën e pasme te automjetit.
● Një ngjyrë blu e anodizuar,
● Një dekorim special ne panelet e dyerve,
● Goma të veçanta 18′ Crosslight të cilat janë modeluar vecanërisht për të kursyer energji.

LËVIZSHMËRI ELECTRIC NË REHATINE Ë- CLASS
Citroën i Ri ë-C4 100% ëlectric mishëron një lëvizshmëri teknologjike dhe moderne, një sedan me një dimension të ri rehatie dhe me një përvoje drejtimi 100% elektrik te paprovuar më parë:
Zero emetime, zero zhurme, zero tension, zero dridhje dhe pa zhurmë motori
Moment rrotullues (start) i menjëhershëm për rendiment të lartë dhe të butë si në start dhe në drejtim.
Programimi i temperaturës së brëndshem përmes programit My Citroën App ose peërmes ekranit me prekje 10″.
Përvec kënaqësise së ngarjes së një mjeti 100% ëlectric, pa emetime CO2 dhe me kursim te vërtetë në përdorim, Citroën i Ri 100% ëlectric ju mundeson qasje në zona te ndaluara të trafikut në qytete.

SHERBIM I DEDIKUAR ELECTRIC: MOBILITY PASS
A mos rastësisht ju duhet më shumë autonomi? Citroën ju lejon te merrni makinë me qera me një cmim te favorshëm:
● 20% ulje per shërbimet e automjeteve me qera nga rrjeti I qerave I Free2Move.
● Qasje e lehte permes aplikacionit MyCitroën.

PERFORMANCA
MOTORI : 100% ËLECTRIC
Citroën i Ri C4 100% ëlectric siguron nje drejtim automjeti te paqte dhe te lehte, si dinamik ashtu dhe pa zhurme dhe te qete:
● Motor 100 kW/136 kf,
● Moment rrotullues (start), 260Nm.
● Deri ne 80% karikimin per 30 min *per nje autonomi deri ne 350 km.
● Nje bateri prej 50kWh me garanci 8 vjecare ose 160000 km per 70% te kapacitetit te saj.
* 100kW pikat e karikimit publike.

3 MODALITETE NGARJE
3 Modalitet drejtimi ne dispozicionin tuaj:
● Normal për të perftuar kompromisin më të mire midis autonomisë dhe rendimentit
● Eco për të permiresuar konsumimin e energjise
● Sport per ti dhënë përparësi performancës me fuqi startimi maksimale
Përzgjedhësi I modalitetit të drejtimit gjëndet në krah të ndërruesit të marshit (kambios).

KAMBIO AUTOMATIKE ME 8 MARSHE
Kontrolluesi metailk i kutise se marsheve automatike ofron 3 modalitete (R, N dhe D) për të zgjedhur lehtësisht indietro,neutro apo drive. Eshte e ndërlidhur me 2 butona me shypje:
● P për të aktivizuar modalitetin e Parkimit
● B për të aktivizuar modalitetin e Frenimit ne motorin elektrik.

DETAJET
AUTONOMIA

Autonomia e Citroën i Ri ë-C4 100% ëlectric me bateri ju lejon te udhëtoni deri ne 350 km ne ciklin WLTP. Protokolli i Procedurave te Harmonizuara Nderkombtarisht për mjetet e Lehta [Worldwide Harmonized Light vehicles Test Procedures (WLTP)], i ofron përdoruesve nje pamje meë realiste dhe të sakte të vlerave te konsumit bazuar në konsumin aktual te makinës.
KARIKIM

Disa lloje modalitete karikimi janë te mundura bazuar në kilometrat që përshkoni cdo ditë dhe zgjidhjeve të karikimit që keni jashtë shtëpise.
Në shtëpi me një kuti murale karikimi (Wall Box) 7.4 kW, do ju duhet psh 7h30 për të rikarikuar baterine tuaj në 100%, (karikues on-board 7.4 kW), 5 orë kuti murale karikimi (Wall Box) 11kw (me karikues opsional on-board 11kW). Dhe një version te perforcuar prize Green up do të mundësoje qe rikuperoni ne autonomi shtesë prej 100 km per 4h30.
Në një terminal publik me 100kW karikues të shpejtë (supercharger), koha e karikimit eshte shumë më e shpejtë se në një kuti muriale karikimi; bateria karikohet me 80% ne 30 minuta.
FISHAT AND KOKAT E KARIKUESIT

Citroën i Ri ëC4 100% ëlectric përmban bagazhin bujar prej 380 L dhe kit për riparimin e gomës.
Bagazhi mund të mbahet në dy pozicione sipas preferences duke lejuar ruajtjen e kabllit te karikimit dhe objekteve të tjëra nën dysheme.

Priza e karikimit te mjetit permban nje kod ngjyrash në mënyrë që të ndiqni të gjithë procesin e karikimt, I cili gjithashtu eshte I vlefshëm dhe tek programi MyCitroën App.
Karikimi është bërë më I thjeshtë dhe mund të programohet, për shëmbull për të përfituar nga tarifat avantazhuese (orët jo-të-pikut). Ky programim është gjithashtu i aksesueshëm në tablet me prekje në hapësirën e pasagjerit ose përmes aplikacionit MyCitroën.
ë-TECHNOOGJITE

Ekrani përpara shoferit permban informacion të rëndësishem lidhur me elektricitetin

Statistikat ju lejojne te dini më shumë rreth konsumit të elektricitetit dhe përmiresimit te drejtimit.

Transferimi i energjisë mundëson vizualizimin e teknologjisë elektrike

Ky buton ju drejton menjeherë te faqet elektrike të ekranit me prekje 10″