Në Citroën, historia e furgonave fillon në shekullin e 20-të. Berlingo vjen nga një linjë e gjatë prodhimi e filluar në vitin 1928 me furgonin C4. Në 1950 është paraqitur me modelin e famshëm 2 CV mini furgon, 100% version të shërbimeve të 2CV kulturuar, i cili u bë një model i vërtetë ikonë.
Në vitin 1978, 2 CV Mini furgoni u zëvendësua nga modeli Acadiane.
Zbulimi i vërtetë erdhi me 1980 me një ofertë të re: Citroën C15 i cili arriti nje sukses te larte me 1.18 milionë njësi të prodhuara në 22 vjet.
Revolucioni tjetër i madh i shekullit të njëzetë, u quajt Berlingo! Gjenerata e parë u shfaq në korrik 1996 duke sjellë më shumë ndryshim dhe rehati. Emri i tij do të bëhet sinonim referues me kalimin e kohës në segmentin e furgonave.