Voir le contenu

Aero Design i guximshëm

Komoditet & hapsirë XL

Teknologjia më e mirë në klasin e tij

Komoditet i pakrahasueshëm

Ulëset e reja Citroën Advanced Comfort® ofrojnë një nivel komoditeti që nuk është parë deri më tani tek C5 Aircross.

Ulëset e përparme mund të komandohen në mënyrë të automatizuar, në 10 drejtime, me funksione ngrohjeje, ventilimi dhe masazhi, dhe gjithashtu ofrojnë mbështetje anësore të reja të rregullueshme, të cilat mundësojnë përshtatjen me çdo morfologji për një komoditet të personalizuar.

Autonomi të jashtëzakonshme të drejtimit

Citroën C5 Aircross tërësisht i ri ofron qetësi dhe liri lëvizjeje: mbi 1,100 km në modalitet elektrik me versionin plug-in hibrid për udhëtime të përditshme në qytet, deri në 680 km* me versionin elektrik me autonomi të lartë, dhe mbi 950 km* me motorin hibrid (*sipas ciklit të kombinuar WLTP).

Teknologji ergonomike

Citroën C-Zen Lounge është dizajnuar si një “guaskë”, ku teknologjia zë vendin qendror, me një ekran multifunksional dhe egronomik tip "Waterfall" si edhe një Head-Up Display të zgjeruar.

Më shumë autonomi, më shumë liri.

C5 Aircross tërësisht i ri është i disponueshëm në versionet:

Hibrid me 145 KS, që kombinon një motor benzinë 136 KS me një motor elektrik 28 KS, duke ofruar një autonomi deri në 950 km*.

 

*Sipas ciklit të kombinuar WLTP

Teknologji inteligjente, kursim inteligjent.

Shijoni efikasitet të lartë dhe mobilitet të elektrifikuar të thjeshtë për t’u përdorur:

Versioni hibrid 145 KS ka një bateri 0,88 kWh, që mundëson vozitje në qytet në modalitet elektrik për më shumë se 50% të kohës, duke ulur konsumimin e karburantit për gati 20%.

Hibrid, pa karikim

Për versionin hibrid 145 KS nuk nevojitet kabllo për karikim; bateria karikohet automatikisht gjatë ngadalësimit të makinës, duke rikuperuar energjinë dhe duke reduktuar konsumimin e frenave.

 

C5 Aircross tërësisht i ri me 3 nivele pajimi dhe 1 motor

 

C5 Aircross tërësisht i ri me 3 nivele pajimi dhe 1 motor

 

C5 Aircross YOU

Tashmë nga 28 990 €
Dizajn i jashtëm
  • Disqe alumini 18'' CARBON 
  • Fenerë LED 
  • Stopa LED Citroën Light Wings
Dizajn i brendshëm & sistem info-argëtues
  • Interior Urban Gri me sedilje Advanced Comfort® – sediljet Citroën Advanced Comfort® kanë shtresë memory me densitet të lartë dhe lartësi ekstra për të siguruar nivel optimal komoditeti gjatë çdo udhëtimi.
  • Sediljet rpara me rregullim në 6 drejtime
  • Kroskot digjital 10''
  • Ekran me prekje 13'' format "kaskadë", me lidhje wireless Apple CarPlay™ dhe Android Auto®
  • Ajër i kondicionuar automatik me dy zona
  • Mbështetëse krahu mes sediljeve të para
Komoditet & siguri
  • Suspension Citroën Advanced Comfort® – dizajn inovativ i patentuar që garanton nivel të përkryer komoditeti për pasagjerët, pavarësisht kushtet e rrugës, falë suspensioneve hidraulikë progresivë të dyfishtë.
  • Sensorë parkimi të pasëm                                                                                                                                                                 
  • Pilot automatik me funksion Stop & Go – piloti automatik mban automatikisht shpejtësinë e zgjedhur dhe e rregullon atë për të mbajtur distancë të sigurt nga automjeti përpara. Funksioni Stop & Go lejon makinën të ndalet dhe ristartojë automatikisht në trafikun e ngarkuar, pa ndërhyrje të drejtuesit..  
  • Zgjedhje e modalitetit të ngarjes
  • Paketa e sigurisë përfshin: 6 airbag, ESP, ABS me shpërndarje elektronike të forcës së frenimit, pilot automatik, limitues shpejtësie, frenim aktiv i sigurisë me paralajmërim për përplasje frontale, frenim emergjent aktiv, sistem paralajmërimi për dalje nga korsia, informacion mbi kufizimet e shpejtësisë, njohje të zgjeruar e shenjave rrugore dhe rekomandim shpejtësie, asistencë në tatëpjetë, dhe detektim të presionit të ulët të gomave. 

 

C5 Aircross PLUS

Opsione shtesë YOU +
Dizajn i jashtëm
  • Disqe alumini 19'' ZIRCON me prerje diamanti (vetëm për hibridë)
  • Xhama të pasëm të errësuar 
  • Paketë dizajni – përmirëson stilin e jashtëm me mbrojtëse të parme të fshirësve se xhamave në ngjyrë krom satinë, parakolp dhe prapakolp në ngjyrë të zezë të shkëlqyer.
Dizajn i brendshëm & sistem info-argëtues
  • Ambient metropolitan blu me sedilje Advanced Comfort® (i) sediljet Citroën Advanced Comfort® kanë shtresë memory me densitet të lartë dhe trashësi ekstra për të siguruar komoditet optimal gjatë çdo udhëtimi.    
  • Ndriçim ambjent i zgjeruar me 8 ngjyra – gjendet përgjatë panelit të kontrollit, altoparlantëve, paneleve të dyerve të përparme dhe nën ekranin kaskadë, i rregullueshëm në 8 ngjyra  
  • Sistem navigimi 3D
  • Karikim wireless për smartfonë
  • Ajër i kodicionuar automatik me dy zona
  • Sedilje pasme me rregullim të këndit të mbështetjes dhe mbështetëse krahu e palosshme
  • Pasqyrë e brendshme elektrokromatike
  • Ndriçim i brendshëm LED
Komoditet & siguri
  • Hapje&mbyllje pa çelës – makina e njeh çelësin tuaj kur i afroheni ose largoheni dhe automatikisht hap/kyç makinën  
  • Sensorë parkimi përpara dhe kamerë e pasme 180°                                                                                                
  • Pasqyra të jashtme elektrike, ngrohje dhe ndriçim mirëseardhjeje

 

C5 Aircross MAX

Opsione shtesë për PLUS +
Dizajn i jashtëm
  • Dritat Citroën Matrix LED – ofrojnë ngarje të vazhdueshme me drita të gjata pa i verbuar aktorët e tjerë në trafik. Modulët Matrix përshtatin automatikisht rrezet e tyre për të siguruar ndriçim optimal dhe për t’u adaptuar me mjedisin përmes 4 modaliteteve të ndriçimit: rrugë dytësore, autostrada, shi dhe mjegull.
Dizajn i brendshëm & sistem info-argëtues
  • Ambient Hype blu me sedilje Advanced Comfort® – (i) sediljet Citroën Advanced Comfort® kanë shtresë memory me densitet të lartë dhe lartësi ekstra për të siguruar nivel optimal komoditeti gjatë çdo udhëtimi.  
  • Sedilja e drejtuesit me rregullim elektrik në 8 drejtime dhe ngrohje
  • Sedilja e pasagjerit me rregullim manual në 6 drejtime dhe ngrohje
  • Ngrohje e timonit
  • Head-Up Display i zgjeruar – ofron eksperiencë më të qetë dhe mbresëlënëse; të gjitha informacionet kryesore për ngarjen shfaqen direkt në fushën e shikimit të drejtuesit, pa pasur nevojë të largohet shikimi nga rruga
  • Pedale alumini dhe ndriçim LED në hapësirën e këmbëve
  • Sistemi CleanCabin për kontrollin e cilësisë së ajrit në kabinë – me dy sensorë ndotjeje (të brendshëm dhe të jashtëm), sistemi detekton grimca të imëta (p.sh. ndotje, tym duhani, baktere) dhe aktivizon automatikisht riciklimin e ajrit, duke siguruar kabinë të pastër brenda pak minutash.
Komoditet & siguri
  • Dera e bagazhit e motorizuar me mundësi hapjeje pa prekje

 

Plug-in Hybrid

 

Up to 96km

WLTP combined electric range

 

195hp

Battery capacity : 21kWh

 

2,5l/100km

WLTP combined fuel consumption

 

55 - 59g CO2/km

WLTP combined

 

Hybrid

 

Deri në 950 km

Cikli i kombinuar WLTP

 

145KS

Në qytet, mbi 50% të kohës në modalitet elektrik

 

5,4 - 5,6l/100km

Konsum i kombinuar i karburantit sipas WLTP

 

122 - 126g CO2/km

CO2/km WLTP Cikli i kombinuar WLTP

 

Petrol

 

1,6L

4 cylinders

 

180hp

 

x,x-x,xl/100km

WLTP combined fuel consumption

 

xxx-xxxg CO2/km

WLTP combined


 

Hybrid

 

Deri në 950 km

Cikli i kombinuar WLTP

 

145 kW

 

Në qytet, mbi 50% të kohës në modalitet elektrik

 

 

5,4 - 5,6 l/100 km

 

Konsum i kombinuar i karburantit sipas WLTP

 

121 - 126g CO2/km

 

Konsum i kombinuar i karburantit sipas WLTP


Your Citroën powered by ChatGPT 

ChatGPT turns your journey into a seamless experience, blending natural voice...

Connected services packages

The Citroën C5 Aircross offers a truly connected driving experience....

8 years warranty                         

Get 6 extra years of essential coverage when you service your new Citroën...

Safety at the service of driving comfort 

The Citroën C5 Aircross offers a suite of intelligent features...

MyCitroën App                            

Lock, locate, and adjust charging & comfort with your phone...

Mbrojtëse për bagazhin

Mbrojtja për bagazhin është e përbërë nga plastikë termoformuar dhe përshtatet në mënyrë perfekte me dimensionet e bagazhit.

E mbron hapësirën e bagazhit gjatë të gjitha aktiviteteve tuaja në natyrë.

E mbyllur, jo rrëshqitëse dhe shumë e qëndrueshme, e lehtë për t’u përdorur dhe e thjeshtë për mirëmbajtje.

Mbajtëse biçikletash mbi ganxhën e rimorkios

Mbajtëse biçikletash kompakte dhe e lehtë, e përshtatshme për përdorim të përditshëm.

Ka një dorezë të rregullueshme për tensionim, që e bën të thjeshtë vendosjen e mbajtëses.

Përdorimi i saj mundëson të paloset për magazinim të lehtë.

Tapete 

Tapetet janë bërë nga material gome i qëndrueshëm, i dizenjuar posaçërisht për të siguruar mbrojtje maksimale ndaj kushteve atmosferike.

 

Këto tapete vijnë me tekstura dhe stile të ndryshme, përfshirë opsione të prerjes me porosi, që përshtaten në mënyrë perfekte me makinën tuaj.

 

Ndryshe nga tapetet me material tekstili, tapetet prej gome janë të lehta për t’u pastruar dhe mirëmbajtur.

Shina mbi tavan

Shinat mbi tavan (gjatësor dhe vertikal) rrisin kapacitetin e ngarkesës dhe lehtësojnë transportin e objekteve voluminoze.

Të dizejnuara për të qenë të shumëfishta dhe të sigurta, ato mundësojnë të gjitha zgjidhjet për transport mbi tavan: baule, mbajtëse biçikletash, mbajtëse ski-sh…

Instalim i sigurt dhe i shpejtë në makinë.

Qëndrueshmëri

Me qëllim reduktimin e gjurmës së karbonit, C5 Aircross tërësisht i ri prezanton shumë zgjidhje të qëndrueshme, duke filluar me mbulesat e sediljeve të bëra nga tekstile të ricikluara. Makina përmban gjithsej 47 kg plastikë të bërë nga materiale të ricikluara ose biologjike, 160 kg pjesë metalike të ricikluara dhe 20% goma të ricikluara. Është gjithashtu makina e parë në botë që përfshin fibra rrushi në dizajnin e saj, ku plastika transparente në hapësirat e depozitimit në dyer dhe në kroskot përmban 20% fibra rrushi të marrë nga vreshta organike në Burgundi dhe të përpunuar lokalisht. Për më tepër, C5 Aircross tërësisht i ri nuk përmban lëkurë dhe përdorimi i kromit është shumë i kufizuar.

Cilësia e ekspertizës “Made in France”

I dizenjuar dhe i ndërtuar në Francë, C5 Aircross tërësisht i ri montohet në fabrikën historike të Citroën në Rennes (Bretanjë).

Paketa e baterisë prej 97 kWh (me autonomi të lartë) prodhohet në gigafabrikën ACC në Douvrin (Veri). Të dy paketat e baterisë (73 ose 97 kWh) montohen direkt në fabrikën e Rennes.

Moduli elektrik i fuqisë (EDM) është dizajnuar dhe prodhuar në Francë (Trémery). Motori elektrik e-Powertrain është motor sinkron me magnet të përhershëm, i prodhuar në Trémery (Francë).

Në fund, kambio – e vendosur midis baterisë dhe motorit elektrik – është bërë dhe prodhuar nga Stellantis në Valenciennes (Francë).