Citroën zbulon zyrtarisht njëvendëshen që do të përfaqësojë markën në Kampionatin Botëror ABB FIA Formula E – një etapë e re dhe emocionuese në historinë e tij garuese.
Kjo makinë e re do të përfitojë nga ekspertiza e thellë e Stellantis Motorsport, një ekip me përvojë të gjatë në Formula E, i drejtuar nga Cyril Blais, si Drejtues Ekipi.
Në timon do të jenë dy pilotë të jashtëzakonshëm, të njohur për sukseset e tyre në Formula E: francezi Jean-Eric Vergnedhe zelandezi Nick Cassidy.
Ky hap përfaqëson një moment strategjik për Citroën Racing, që vazhdon rrugëtimin e tij pasionant prej më shumë se 60 vitesh në botën e garave, duke afirmuar njëkohësisht vizionin e tij për një mobilitet guximtar, të përgjegjshëm dhe thellësisht inovativ.
Skuadra do të marrë pjesë në testimet zyrtare që nisin më 27 Tetor në Valencia, ndërsa më 6 Dhjetor do të jetë gati për të dhënë maksimumin në e-Prix-in e parë në Sao Paulo.
Poissy – 20 Tetor 2025
Xavier Chardon – CEO i Citroën, shprehet:
“Jemi jashtëzakonisht krenarë që i bashkohemi zyrtarisht Kampionatit Botëror ABB FIA Formula E. Sjellim me vete një kulturë fituese, e cila ka qenë gjithmonë pjesë e ADN-së së Citroën, qoftë në Rally Raid, WRC apo WTCC. Motorsporti është zemra rrahëse e pasionit tonë për makinën dhe ka formuar legjendën e markës për më shumë se 60 vite.
Tani, duke hyrë në një kampionat 100% elektrik, të përgjegjshëm dhe me vlera të qarta, ne ndajmë një vizion të qartë për të ardhmen e lëvizshmërisë. Formula E zhvillohet në zemër të qyteteve – është dinamike, e afërt me publikun e ri dhe teknologjik, dhe ofron një skenë ndërkombëtare për inovacionin tonë. Një aventurë elektrike, novatore dhe me shpirt garues, që përfaqëson më së miri misionin tonë. Dhe natyrisht, makina jonë do të mbajë me krenari ngjyrat e flamurit francez – një homazh për ekspertizën tonë kombëtare.”