- Faqja e parë
- Automjetet
- Automjetet e udhëtarëve
- Citroën SpaceTourer
PIKAT E FORTA
Lartësia
Me Citroën SpaceTourer, asnjë parkim nëntokësor nuk është përtej mundësive tuaja. Dimensionet e optimizuara të SpaceTourer (Gjatësia: 4.60 m deri në 5.30 m, Gjërësia: 1.92 m, Lartësia: 1.90 m), të kombinuara me timonin elektro-hidraulik dhe një cikël rrotullimi rreth 11.30 m deri në 12.40 m, e bëjnë atë një mjet të shkathët që i plotëson kërkesat e të gjithë familjes.

Head up display
Citroën ka zhvilluar sistemin shfaqjes në xham që projekton informacionet thelbësore të udhëtimit në një plastikë transparente me ngjyra në vijën tuaj të shikimit të rrugës . Asnjë justifikim – qëndroni plotësisht të përqendruar në rrugë!

Hapje pa Duar
Duart e zëna? Nuk ka problem! Ju mund të hapni dyert anësore rrëshqitëse duke lëvizur këmbën në qoshen e prapakolpit. Ky është një plus i vërtetë gjatë vendosjes të një karrigeje fëmijësh ose ndenjëses përforcuese për fëmijë.

3 Gjatësi
SpaceTourer ofrohet në tre gjatësi (XS: 4.60m, M: 4.95m, XL: 5.30m), duke përfshirë një version të segmentit të parë kompakt me hapësirë për nëntë persona.

KONSUMI KARBURANTIT
Testet konfirmojnë që: Citroën SpaceTourer ka konsumin më të ulët të karburantit në segmentin që përfaqëson, në 5.1 l / 100 km dhe emeton vetëm 133 g / km CO2 (konsumi i kombinuar për motorin BlueHDi 115 S & S me një kambio manuale me 6 shpejtësi ).
Motorët e disponueshëm në Citroën SpaceTourer japin konsumet e kombinuara të mëposhtëme dhe emetimet e CO2 (për versionin XS):

NGJYRAT
DETAILS
DIZENJO

Sekreti i hijeshisë së SpaceTourer qëndron në format e tij bujare, depërtuese dhe proporcioneve harmonike. Për të nxjerrë në pah këto atribute , SpaceTourer është i disponueshëm në nëntë ngjyra të rafinuara: Onyx black, Impérial blue, Rich Oak Kafe, Gri Platini , Gri alumini, Orange Tourmaline, Blue Lagoon, Sable dhe Bardhe.

Dritat vertikale të ditës LED janë të vendosura në zgjerimin e harqeve të gomave, pjesët e tyre më të ulëta përputhen në mënyrë të përsosur me dritat e mjegullës duke i dhënë SpaceTourer një pamje aventureske.

Nga pjesa anësore, SpaceTourer qëndron vec me derën e madhe anësore me rrëshqitje, dhe sipërfaqet e mëdha të xhamit, duke theksuar kabinën gjeneroze dhe mirëpritëse. Ejani brënda!

Një përzierje e përsosur e stilit me funksionalitetin, pjesa e pasme karakterizon një derë të madhe që shkakton idenë e udhëtimit dhe nënkupton pritjen hapësinore brënda. Sipërfaqja e butë është shtëpia e një dritareje që hapet me kënde të pjerrëta.

SpaceTourer është i disponueshëm në tre gjatësi (XS: 4.60m, M; 4.95m, XL: 5.30m), duke përfshirë një version kompakt në segment me vënd për nëntë njerëz.

Nuk ka nevojë të mundoheni! Me Citroën SpaceTourer, asnjë parkim i nëndheshëm nuk është përtej arritjes tuaj. Dimensionet e optimizuara të SpaceTourer (L: 4.60 m deri në 5.30 m, W: 1.92 m, H:1.90 m), e kombinuar me sistemin e drejtimit elektro-hidraulik dhe një kënd kthimi prej 11.30 m, e bëjnë të shkathët në mënyrë që të përputhet me kërkesat e të gjithë familjes.
REHATIA

Interiori hapësinor i Citroën SpaceTourer u dizenjua në një shpirt udhëtimesh të gjata, me cdo përdorues që përfiton nga standartet shumë të larta.
Udhëtimet e gjata, edhe aventurat e shkurtra, bëhen momente relaksi, me kohët e mira të ndara nga të gjithë në bord.

Sediljet janë të veshura në materiale të buta dhe të ngrohta për nivelin më të lartë të komfortit. Pasagjerët në rrjeshtin e dytë dhe të tretë mund të përfitojnë nga sediljet e pavarura , të rrëshqitëshme dhe të palosshme me komfortin e mbështetjes së kokës dhe krahëve, për mirëqënie përfundimtare. Perfekte për një dremitje familjare.

Kroskoti u dizenjua që shoferi të ketë cdo gjë në majë të gishtave dhe gjithashtu ti shikojë lehtë, përfshirë kilometrazhin me grafikat e saj dhe butonat bashkëkohorë, ekranin me prekje 7″, kontrollet e ngrohjes, hapësirat e ruajtjes dhe butonat për dyert e rrëshqitëshme me motorr.
KOMFORTI

Nga kitara e më të madhit te skuteri i më të voglit, Citroën SpaceTourer dhe hapësirat e saj të ruajtjes (deri në 74 kg) thith cdo gjë që mbani. Ju heq një peshë nga shpatulla, apo jo?

SpaceTourer ka një interior mirëpritës, një pozicion drejtimi të lartë, sedilje të rrëshqitëshme, një tavan xhami, komfort optimal dhe nivelin më të lartë të trajtimit akustik.
Eksperienca e udhëtimit ndihet si të jesh në shtëpi.

Izolimi i zhurmave në SpaceTourer bën cdo udhëtim një eksperiencë qetësie. Skema e dizajnit u krijua me qetësinë si kryefjalë.

Me sipërfaqet e xhamit të zgjeruara të SpaceTourer dhe tavanin me pamje qielli, ju shijoni një pamje panoramike që bën cdo udhëtim një aventurë.
TEKNOLOGJI INTELIGJENTE

Citroën SpaceTourer është i pajisur me funksione të dobishme që e bëjnë përdorimin e përditshëm më të thjeshtë, duke përfshirë hyrjen dhe ndezjen pa celës, dyert me rrëshqitje të motorizuar pa duar.

Citroën ka zhvilluar sistemin Head-up Display që projekton informacionet thelbësore të vozitjes në një teh transparente me ngjyra dhe në vijën tuaj të drejtpërdrejtë të vizionit. Asnjë justifikim – qëndroni plotësisht të përqendruar në rrugë!

Dëshironi të dëgjoni muzikë në smartfonin tuaj ose të planifikoni një itinerar? Asgjë nuk është më e lehtë dhe më intuitive se Mirror Screen.

Citroën ka zhvilluar sistemin e Ekranit me ngjyra që projekton informacionet thelbësore të udhëtimit në një plastikë transparente me ngjyra në vijën tuaj të shikimit të rrugës . Asnjë justifikim – qëndroni plotësisht të përqendruar në rrugë!

Duart e zëna? Nuk ka problem! Ju mund të hapni dyert anësore rrëshqitëse duke lëvizur këmbën në qoshen e prapakolpit. Ky është një plus i vërtetë gjatë vendosjes të një karrigeje fëmijësh ose ndenjëses përforcuese për fëmijë.
PËR SIGURINË TUAJ

Sistemi i kontrollit të udhëtimit rregullon shpejtësinë e furgonit me atë të automjetit që udhëton përpara. Sistemi automatik është në gjendje të zvogëlojë shpejtësinë deri në 20 km / h duke funksionuar automatikisht dhe duke përshtatur shpejtësinë.

Sistemi i monitorimit të këndit të verbër informon shoferët për praninë e një automjeti në këndin e verbër nëpërmjet një diodë portokalli në cepin e pasqyrës së shoferit.Nëpërmjet katër sensorëve të vendosura në parakolp dhe në prapakolp , sistemi është aktiv midis shpejtësisë 12 km / h dhe 140 km / h.

Një zbulim i vërtetë, ky sistem punon me një kamerë të vendosur në pjesën e sipërme të xhamit të përparmë. Ai siguron shoferët në çdo kohë me informacion mbi gjendjen aktuale të trafikut.Kur zbulohet një shenjë rruge, ju mund të pranoni informacionin duke shtypur një buton që sugjeron shpejtësinë e rekomanduar.

Ky sistem ndihmon për të zvogëluar dëmtimin fizik të pasagjerëve duke frenuar në vend të shoferit, duke përdorur një kamera shumëfunksionale të vendosur në pjesën e sipërme të xhamit, në rastet e mëposhtme:
Nga 0-30 km / h: shmang përplasjet me lëvizje ose pengesa stacionare ose këmbësorë.
Mbi 30 km / h: zvogëlon shpejtësinë përpara goditjes.