May 5, 2021

MY AMI CARGO – Premiera Botërore

TË GJITHA VETITË E ZGJUARA TË AMI, TASHMË ME NJË VËLLIM NGARKIMI, DIZENJUAR PËR MIKTO-LËVIZSHMËRINË E PROFESIONISTËVE, ME EMETIM 0

  • Citroën vazhdon me risitë për profesionistët me hedhjen në treg të My Ami Cargo, një zgjidhje elektrike unike dhe e mençur e shpërndarjes, duke ofruar të gjitha përfitimet e Ami dhe vëllimin total të dobishëm të ngarkimit prej mbi 400 litra dhe ngarkesë prej 140 kg falë hapësirës moduluare të optimizuar në vend të sediljes së pasagjerit.
  • Ky version i ri elektrik është një përgjigje e përshtatshme dhe moderne ndaj shqetësimeve të reja të mobilitetit të kompanive lokale të shërbimeve, tregtarëve, profesionistëve të vetë-punësuar, autoriteteve lokale dhe administratave, madje edhe prodhuesve.
  • My Ami Cargo kombinon kapacitetin e ngarkimit, funksionalitetin e tryezës së lëvizshme dhe përfitimet e lëvizjes elektrike, duke përfshirë emetimin zero të CO2 për lëvizshmëri të pastër dhe qasje të lirë në zonat me trafik të rregulluar, karikim të lehtë për vetëm 3 orë në një fole standarde, qetësinë shpirtërore që shkon me drejtimi elektrik dhe kostot e kontrolluara të pë Për 400 € më shumë se versioni Ami Ami, ofron mbrojtje më të madhe kundër përplasjeve dhe motit të ashmpër dhe kapacitet të përmirësuar të ngarkimit krahasuar me një mjet me 2 ose 3 rrota, dhe vërteton të jetë më i shkathët sesa automjetet komerciale nga një segment më i lartë falë formave të tij ultra-kompakte dhe karakteristikave të meanxhimit të rrugës.
  • Për fillimin e shitjeve planifikuar për në fillim të Qershorit, përvoja inovative dixhitale, e zhvilluar për Ami përmes faqes së dedikuar të shitjeve në internet, do të jetë e hapur për My Ami Cargo me ofertat dhe shërbimet përkatëse të arritshme për të gjithë profesionistë

 

Familja Ami po zgjerohet me ardhjen e modelit LCV, My Ami Cargo, një zgjidhje inovative ekonomike në treg, plotësisht elektrike, ultra-kompakte dhe e projektuar për të përmbushur nevojat e reja të profesionistëve, nga shpërndarja e paketave të vogla në distanca të shkurtra në një mjedis urban deri tek udhëtimi midis qyteteve.

 

“My Ami Cargo ofron një zgjidhje të zgjuar për sfidat e reja të profesionistëve të cilët janë duke shprehur nevojën për të transportuar mallra në një automjet që është i zgjuar, funksional, elektrik dhe ekonomik. Ai përmban një vëllim të përshtatshëm dhe praktik të ngarkesave, ndërsa ofron një zgjidhje të lëvizshmërisë elektrike që është e shkathët, e sigurt dhe unike. Është një automjet që ofron një zgjidhje konkrete për shpërndarje deri në kilometrin e fundit, veçanërisht të paketave të vogla, vëllimi i të cilave është rritur në mënyrë eksponenciale muajt e fundit. My Ami Cargo përfaqëson një potencial të vërtetë biznesi, siç kanë konfirmuar kontaktet e para premtuese të bëra me një larmi partnerësh komercialë. Kjo ofertë kompleton gamën e automjeteve të dobishme të Citroën dhe secili model tani ofron një version elektrik ”.

Laurence Hansen, Drejtoreshë e Strategjisë dhe Produktit të Citroën