Vëndi

Légende ci-dessous
Vëndi

C_42, ekspozita ndërkombëtare e Citroën

01_Vitrine-internationaleShijoni një eksperiencë të re në C_42, ekspozita ndërkombëtare e Citroën në 42 avenue des Champs-Élysées në Paris. Më shumë se 10 milionë vizitorë kanë zbuluar tashmë këtë vend unik, zbavitës dhe arsimor qëkur u hap në 2007.

Numri 42 avenue des Champs-Élysées ka qenë pronë e Citroën që nga viti 1927. Gjatë viteve, ka qenë një degë, një restorant dhe një sallë ekspozite. Në vitin 2007, ajo u rikthye në rolin e saj origjinal si ekzspozita ndërkombëtare e Citroën.

Duke ofruar një pamje të jashtëzakonshme të Parisit, një zonë qëndrimi , ekspozitë dhe një zonë Racing, C_42 gjithashtu inkurajon komunikimin dhe diskutimin rreth Citroën.
Ekspozitat ilustrojnë të kaluarën dhe të tashmen e markës dhe gjithashtu pasqyrojnë vizionin e saj për të ardhmen për makinat.

Arkitektura e xhamit e  C_42

02_Architecture-de-verre

Kjo ekspozitë origjinale është vendosur në mes të ndërtesave të shekullit të 19-të të Champs-Élysées. Është ndërtesa e vetme që i kushtohet një marke të vetme. Projekti C_42 është projektuar dhe zhvilluar nga arkitekti Manuelle Gautrand pas një konkursi ndërkombëtar.

Dizejnuar për të ilustruar inovacionin e Citroën, C_42 ngjason me  një zarf  të tejdukshëm  që fluturojnë , duke ilustruar kreativitetin e markës. Kjo fasadë xhami në formën e  zarfit  strehon një “pemën e makinave” që paraqesin produktet dhe ngjarjet aktuale.

 

C_42, një vitrinë e gjallë që ndryshon me “stinët” e markës

03_C42,-une-vitrine-vivante...

Çdo sezon merr vizitorët brenda një teme të re: prezantimin e një produkti të ri, angazhimet sportive, vlerat kyçe të Citroën si mjedisi, Créative Technologie, etj.

Godinat gjithashtu përfshijnë fushat kryesore që mbeten të aksesueshme gjatë stinëve. Në katin e fundit të ndërtesës, Klubi Social Citroën ju lejon të shijoni lajmet në kohë reale të Citroënit në rrjetet sociale. Në nivelin -1, mund të eksperimentohen ndjenjat e forta të një shoferi të garës në bord të DS3 WRC me Citroën Racing 4D Movie.