Wild Rubis

Légende ci-dessous
Wild Rubis

Lluksi Francez

01_Luxe_a_la_francaiseE egër dhe rebele, por e rafinuar dhe e sofistikuar. Fuqia e saj është e shprehur nga profili dhe detajet atraktive. Silueta e një rrace të pastër e saj është e dekoruar me një firmë unike kromi në anë të saj. Shiritat e tavanit theksojnë lartësinë, ndërkohë duke aluduar në sensin e fuqisë dhe ngarjes, para se te përzihen në kabinë dhe rrjedhjen e profilit në bishtin e pasëm.

 

 

Shikim hipnotizues

02_Regard_hypnotiquePjesa e parme e makinës është e karakterizuar nga një lehtësim tre-dimensional i maskarinës së radiatorit, e dekoruar me një stemë DS e nënvijëzuar nga një linjë drite. Maskarina më pas rrjedh në dizajnin unik të dritave të plota LED, të bëra nga tre module për dritat, rrethuar nga dritat e sinjaleve të lëvizshme në bazë, dhe një shenjë drite në forme diapazoni në skaj. Një xhevahir i vërtetë që i jep Rubisit të egër një shikim të forcuar, hipnotizues dhe unik.

 

Nënshkrim Unik

03_Signature_inediteNjë marrëveshje e re për dritat e pasme duket se u bë pjesë e bagazhit të ngritur. Si një xhevahir, xhami i dritave të pasme është i mbështjellë me krom, duke rritur më shumë firmën me dritë. Sensi i perfeksionit është i ngritur nga një efekt delikat drite në stemen e DS, duke krijuar një përshtypje thellësie. Pjesa e poshtëme e derës skulpturale të bagazhit është theksuar nga finitura e kromit, duke inkorporuar tubat e dyfishtë të marmitës.

 

 

Thelbi i linjës  DS

04_Concentre_de_DSCdo detaj është vendosur me një kujdes maksimal, duke e bërë konceptin Wild Rubis një trashëgimtar të denjë të DS-së të vitit 1955 e cila mishëron të gjitha rafinimet e linjës DS në stil. Të gjitha tiparet dalluese të linjës DS janë përqëndruar në këtë makinë koncept. Më ekpresivet përfshijnë firmën prej kromi në anë, turmën e detajeve të skulpturuara në metal, firmën me dritë para dhe pas dhe finituren e materialeve fisnike, si modeli guillosh në kapakët e disqeve.

 

Teknologjia Hybrid plug-in

05_Technologie_hybrid_pluginTeknologjia e plotë-hibride Plug-in e konceptit të veturës Wild Rubis është plotësisht në përputhje me strategjinë mjedisore të markës. Sistemi i tij i shtytjes përfshin një motorr me djegje të brëndëshme 1.6 THP me 225 kuaj fuqi. Motorri është kombinuar me një motorr elektrik me 70 kuaj fuqi i pozicionuar në aksin e pasëm, mundësuara nga bateritë litium-ion të cilat mund të rikarikohen nga një prizë shtëpie.