Numéro 9

Légende ci-dessous
Numéro 9

Filozofia

01_PhilosophiesNumero 9, një fillim i freskët në makinën luksoze, lartëson ADN-në e linjës së modeleve DS. Duke adaptuar një qasje kreative dhe duke karakterizuar stilin unik, ajo qëndron me përmbajtjen e saj emocionale potente, finesë dhe finiturë të jashtëzakonshme. Numero 9 i sjell shoferëve totalisht një eksperiencë “në timon” dhe plotësisht miqësore për përdoruesit për një përdorim të përditshëm. Koncepti i inspiruar nga “shooting brake” kullon një prezencë këmbëngulëse dhe karizmatike.

Dizajni

02_DesignMe detajet e saj tepër të përpikta, Numero 9 mishëron rafinimin e linjës DS në mënyrën më mahnitëse. Dizenjuar në Paris, kryeqytetin e botës së modës në lavdi dhe universalitet, koncepti hap një kapitull të ri në dizajnin e universit DS. Në stilin klasik të DS, trupi ka në krye një tavan lundrues, nënvijëzuar nga firma me finiturë kromi shfaqur me një monogramë diskrete, dhe xhamat anësorë rrjedhin mbrapa në derën e bagazhit. Ngjyrat dhe materialet janë punuar me dinakëri drejt një efekti misterioz dhe i sofistikuar. Ngjyra e zezë e thellë me gjurmë delikate violete, e quajtur “Psherëtima”, përkon në mënyrë perfekte me detajet e kromit “Kaliforniane” me tonin e saj pak të ngrohtë.

Teknologjia

03_TechnologiesMakina konceptuale Numéro 9 kombinon një gamë teknologjishë për performancën dhe komfortin e shquar, sigurinë dhe mbrojtjen mjedisore duke i sjellur përdoruesve ndjesi delikate por të forta. “Creative Technologie” në bord ilustron në mënyrë perfekte ekspertizën e markës Citroën. Numero 9 ka një transmision hibrid e martuar me një motorr benzine ose nafe me një motorr elektrik në aksin e pasëm. Motorri elektrik përdor teknologjinë litium-ion për të prodhuar 70 kuaj fuqi dhe tërheqje prej 200Nm, me karikim nga një prizë shtëpie që zgjat thjesht tre orë e gjysëm.

Mjedisi

04_EnvironnementSi një Plug-in Hybrid, Numero 9 është miqësore me mjedisin. Kjo është vecanërisht e vërtetë në ngarjen në qytet, duke përdorur mënyrën ZEV (Makinë me Zero Ndotje), duke ofruar një distancë prej 50 km, dhe gjithashtu në rrugë që kërkojnë akselerim dhe frenim të njëpasnjëshëm, ku sistemi hibrid limiton konsumin e karburantit duke përodrur të dyja burimet e energjisë. Motorri me djegje të brëndëshme godet në autostradë me një performancë vecanërisht të fortë, duke prodhuar një fuqi mbreslënëse prej 295 kf pa ndikuar në konsumin e karburantit (1.7 l/100km) ose emetimet CO2 (39 g/km).