October 22, 2017

SHPËRBLIMET E KONCEPTIT CITROËN CXPERIENCE

Koncepti Citroën CXPERIENCE fitoi këtë të Diel, 10 Shtator 2017, garën e Elegancës (Elégance contest) në edicionin e katërt të ekspozitës së veturave "Chantilly Arts & Elégance Richard Mille 2017". Edhe pas një viti të prezatimit të tij në Mondial Automobile në Paris, ky koncept vazhdon të joshë audiencën me konfortin dhe rehatinë më të lartë të Citroën.
Në Chantilly, ishin rreth 16,000 spektatorë që admiruan siluetën e tij të vecantë në konkurencë me kocepte të kategorisë së njejtë.

Për të katërtin vit radhazi, me 10 Shtator, Chantilly Arts & Elegance Richard Mille ka bashkuar veturat e së ardhmes në një mjedin të vecantë sic është Domaine de Chantilly. Këtë vit, më shumë se 16,000 vizitorë ishin prezentë për të zbuluar konceptet e veturave që garonin për cmimin Concours d’Elégance dhe 90 veturat historike nga e gjithë bota.

Koncepti CXperience morri pëlqim më të madh nga juria në krahasim me një koncept të kategorisë së njejtë i cili u prezantua.

Gara Chantilly Arts & Elegance International Chance Richard Mille i ofron spektatorëve një paradë unike, ku secili prodhues kombinon konceptin e tij me një krijim të rimodeluar të një kreatori. Citroën zgjodhi të ishte në kategorinë Concours d’Elégance 2017, ku prezantoi CXPERIENCE CONCEPT përkrah kreacionit të stilistit kinez Yang Li.
Ky koncept është shpërblyer një vit më parë nga World RTL Auto Plus 2016, në prezantimin e tij të parë publik në Mondial Automobile në Paris.

Koncepti CXPERIENCE iluston aftësinë e Citroën për të shpalosur premtimin e tij në segmentin e veturave të mëdha që është “Bëhu ndryshe, Ndihu mirë”. Me siluetën e saj të vecantë, CXPERIENCE rrit pritshmëritë dhe mishëron përfitimet e konceptit “Citroën Advanced Comfort®”.