Garancia Citroën

Garanties Citroën

GARANCIA CITROËN

01_Garantie-Citroën

GARANCIA TREGTARE E DEFEKTEVE TË PRODHIMIT:

Automobiles Citroën garanton Automjetin ndaj çdo difekti në prodhim, për një periudhë prej 2 (dy) vitesh pa kufizim të kilometrazhit, duke filluar nga data e dorëzimit të saj tek Klienti, e shënuar në “Çertifikatën e Garancisë” të Udhëzuesit të Mirëmbajtjes, dokument i cili i është dorëzuar Klientit së bashku me automjetin.

Çfarë mbulon Garancia Tregtare e Defekteve të Prodhimit:

Përveç kufizimeve të përmendura më poshtë, Garancia Tregtare për defektet në prodhimin e automjeteve, mbulon riparimin ose zëvendësimin pa pagesë të pjesëve të gjetura si defektoze nga Automobile Citroën ose përfaqësuesi i saj, si dhe punën e nevojshme për vendosjen në përputhshmëri të Automjetit. Ky operacion do të kryhet me pjesë të reja origjinale, me përjashtim të kambiove automatike të rinovuara apo pjesëve të këmbimit me garanci të drejtpërdrejtë.

Në mënyrë të ngjashme, nëse automjeti juaj është i palëvizshëm për shkak të një defekti të mbuluar nga garancia, Automobile Citroën ose përfaqësuesi i saj merr përsipër çdo kosto të zgjidhjes së problemeve të evidentuara në Servisin e Autorizuar.

Garancia Tregtare e Bojës së Automjetit:

Automobiles Citroën garanton Automjetin kundër defekteve në llak dhe bojën origjinale të karrocerisë,  nga data e dorëzimit të treguar në “Çertifikatën e Garancisë” të Udhëzuesit të Mirëmbajtjes, për një kohëzgjatje:

  • 12 vjet për automjetin për përdorim privat (jo elektrik)
  • 5 vjet për një automjet për përdorim tregtar