February 23, 2018

CITROËN PREZANTON GJENERATËN E 3TË- BERLINGO

Krijuesi i segmentit të "makinës së aktivitetit të kohës së lirë" në 1996, Citroën sot po shfaq Berlingon e Re.

Krijuesi i segmentit të “makinës së aktivitetit të kohës së lirë” në 1996, Citroën sot po shfaq Berlingon e Re.Modeli i gjeneratës së tretë vazhdon historinë e modelit me stilin origjinal, të thjeshtë dhe funksional që ka Nisuar me sukses gjatë kohës për të qënë etaloni i “sensit praktik” dhe një partner i aktiviteteve të kohës së lirë për të gjitha familjet. Berlingo e Re është përmirësuar vazhdimisht me modelet e fundit të markës. Citroën ka modernizuar Berlingon në termat e dizajnit dhe komfortit dhe ka riforcuar shpirtin e freskët dhe prakticitetin pas suksesit të modelit ikonë, e cila ka shitur më shumë se1.7 milion njësi. Berlingo e Re karakterizon identitetin e dizajnit të Citroën dhe trupi i ri që jep lartësinë e saj të fuqishme dhe të gëzuar. Të gjitha pikat e forta të Berlingos janë gjithashtu riforcuar në termat e modularitetit dhe hapësirës së kabinës. Modeli i ri ofron kombinimin optimal për përdorimin e thjeshtë të përditshëm, me tre sedilje të pavarura dhe lehtësisht të lëvizshme, një dysheme e sheshtë përmes sediljes së palosshme të pasagjerit përpara, volumi i ngarkesës prej 2.70m dhe 100 l hapësirë shtesë në bagazh. Në hap perfekt me kohën, ajo përfiton nga platforma e re dhe ofron 19 teknologji asistence për shoferin dhe katër teknologji për lidhje, motorat e gjeneratës së fundit si BlueHDi 1.5 Naftë i Ri, PureTech 1.2 Benzinë, ose kambio automatike EAT8, dhe amortizimi komfort. Tani e disponueshme në dy madhësi, M dhe XL, 4.40 m dhe 4.75 m e gjatë dhe me pesë ose shtatë sediljeve, Citroën Berlingo e Re do të shfaqet në Gjeneva Motor Show dhe do të prezantohet në gjysmën e dytë të 2018.