Ngarja ekologjike

Kontrolloni konsumin tuaj të karburantit

01_Maîtrisez-votre-conso-de-carburant

Citroën studion impaktin mjedisor të automjeteve të saj që nga faza e dizajnit. Ulja e konsumit të karburantit është pjesë e kësaj qasje. Makina që ju keni blerë (ose keni në plan të blini) reflekton progresin e fundëm të kësaj fushe.
Për të zbuluar më shumë drejt kësaj qasje, lexoni. Ky sektor përfshin këshilla dhe praktika të mira për t’ju ndihmuar të zbuloni konsumin e karburantit tuaj.

Këto rekomandime të thjeshta kujdesen për mënyrën që ju përdorni dhe mirëmbani makinën tuaj. Stili juaj i ngarjes, për shëmbull, është një faktor i rëndësishëm, që kur mund të uli konsumin e karburantit me 15%.
Lexoni me kujdes këtë sektor që të përdorni makinën tuaj me më pak shpenzime në karburant. Ne kemi renditur këto këshilla sipas rëndësisë, bazuar në kursimet mesatare që ju mund të bëni gjatë një periudhe të gjatë përdorimi.

Shpejtësia e ndërrimit të marsheve

02_Soyez-toujours-sur-le-bon-rapport-de-vitesse

GJITHMONË ZGJIDHNI MARSHIN E DUHUR Zgjedhja e marshit të duhur është një mënyrëe thjeshtë për të ulur konsumin e karburantit. Edhe pse disa herë duhet të mbani një shpejtësi konstante për arsye trafiku dhe sigurie, shpesh duhet të adaptoni një shpejtësi të ulët motorri.

Me një kambio manuale, zgjidhni marshin më të lartë të mundshëm. Nëse makina ka një tregues ndërrimi marshi, adaptoni marshin e rekomanduar kur të jetë e mundur. Një motorr që punon në shpejtësi të ulëta konsumon më pak karburant edhe pse ju mund të mendoni se punon më shumë për t’ju shtyrë përpara. Me një kambio pa freksion ose automatike, një funksion automatik përshtat ndërrimet e marsheve sipas stilit të shoferit. Përdorni këtë funksion kur të jetë e mundur dhe drejtoni me butësi. Përdorni pedalin e gazit me shkallëzim, dhe funksioni automatik do të uli konsumin e karburantit duke zgjedhur marshet më të përshtatshme. Në 50 km/h, duke përdorur marshin e 5-të në vënd të marshit të 3-të, ul konsumin e karburantit midis 20 dhe 25%.

Kjo është një mënyrë e mirë për të kursyer karburant ndërkohë që përmirësoni dhe komfortin akustik. Kur makina juaj qëndron në vënd, p.sh. në semafor përpara një kryqëzimi, mos e mbani në marshin e parë. Vendoseni kambion në marshin neutral për të shmangur freksionin të punojë më shumë.
Nëse makina ka një funksion Stop & Start, motorri do të fiket automatikishit. Ky funksion sjell një ulje të konsiderueshme të konsumit të karburantit.

Menaxhimi i shpejtësisë

03_Roulez-sans-agressivité...

DREJTONI ME BUTËSI DHE ME SHPEJTËSI MESATARE Nervoz ose agresiv në ngarje, me përshpejtim konstant dhe frenim, rrit konsumin e karburantit në mënyrë të panevojshme.

Duke ecur shumë pranë makinës përpara jush është e vështirë për motorrin dhe frenat tuaja, posacërisht në qytet. Dhe drejtimi në shpejtësi të larta rrit konsumin e karburantit në mënyrë të konsiderueshme.
Drejtoni në shpejtësi të qëndrueshme kur është e mundur dhe mbani distancën nga makinat para jush. Nëse makina juaj ka pilot automatik ose limitator shpejtësie, përdoreni kur keni mundësi të mbani një shpejtësi konstante. Kur duhet të ngadalësoni, shmangni frenimin në moment të fundit.

Parashikoni dhe përdorni frenimin me motorr kur të jetë e mundur të ngadalësoni makinën në mënyrë natyrale. Hiqeni këmbën nga pedali i gazit për konsum karburanti zero. Provoni të parashikoni situatën e trafikut duke parë përpara. Për shëmbull, përshtasni shpejtësinë tuaj dhe ngadalësoni më shpejtë për të shmangur ndalesat në semafor kur është e mundur.
Drejtoni në shpejtësi konstante që të harxhoni sa më pak karburant. Shkurt, drejtoni me butësi dhe kurseni para.

Kapaciteti mbajtës

04_Roulez-sans-surcharger...MOS E TEJNGARKONI MAKINËN TUAJ Sa më e rëndë makina juaj, aq më vështirë e ka motorri të punojë që të ecë përpara – dhe më i lartë do të jetë konsumi i karburantit. Ku është e mundur, shmangni objekte që janë të panevojshme, vecanërisht objekte të rënda.
Mbani objekte brenda makinës tuaj kur të jetë e mundur. Të vendosni ngarkesa në tavanin tuaj ka një impakt negativ në aerodinamikë dhe sigurisht në konsumin e karburantit. Përdorni një kuti tavani vetëm nëse nuk keni mundësi tjetër. Dhe hiqeni kur nuk ju duhet më.

 

Monitorimi presionit të gomave

05_Vérifiez-régulièrement...

KONTROLLONI PRESIONIN E GOMAVE RREGULLISHT Kur gomat tuaja janë nën presion, rezistenca e rrotullimit është më e lartë se normalja. Motorri duhet të punojë më fortë dhe kjo rrit konsumin e karburantit. Gomat nën presion mund të mbinxehen, ulin kapjen me rrugën dhe vuajnë konsumim dhe dëmtim deri në plasjen e tyre. Monitorimi i presionit të gomave prezent në shumë prej automjeteve tona ka një vlerë ndihmuese, por nuk zëvendëson kontrollet e bëra rregullisht.

Ndryshimet në temperaturë shkaktojnë ndryshime natyrale në presionin e gomave. Për shëmbull, presoni bie në temperatura të ulëta (ndryshimi nga vera në dimër). Kështu që mos harroni të kontrolloni dhe rregulloni presionin e gomave rregullisht, vecanërisht kur temperaturat bien menjëherë, dhe gjithashtu kur makina juaj mban pesha të rënda. Për sigurinë tuaj, respektoni nivelin e presionit të rekomanduar nga prodhuesi, që aplikohen në gomat e ftohta.
Duke përdorur gomat e dimrit në mënyrë të konsiderueshme rrit rezistencën në sipërfaqe të thatë. Ato japin kontributin në siguri në kushte të këqija atmosferike por duhet të hiqen kur kushtet përmirësohen.

Planifikoni Udhëtimin

06_Bien-préparer-ses-déplacements

PLANIFIKONI UDHËTIMIN TUAJ Ju konsumoni më shumë karburant në trafik ose në udhëtime të shkurtra të shpeshta. Në trafik të dëndur, shoferët tentojnë të adaptojnë një stil drejtimi të crregullt, duke frenuar dhe përshpejtuar në mënyrë konstante. Kjo ngre konsumin e karburantit në mënyrë të panevojshme.
Planifikoni dhe kombinoni udhëtimet tuaja që t’i bëni ato sa më me pak kosto. Shmangni orarin e pikut dhe bllokimet e trafikut kur është e mundur. Planifikoni rrugën tuaj që ju të drejtoni makinën sa më butë, limitoni përshpejtimin dhe frenimin, dhe mbani konsumin sa më poshtë.

Nëse ngeleni në një bllokim trafiku, fikeni motorrin. Njësojë si të ndalonit për të blerë bukë ose letër, etj., fikja e motorrit duhet të jetë refleks. Kjo gjithmonë do të kursejë karburant dhe gjithashtu limiton shqetësimet dhe gazrat e marmitës.

Ngrohni Motorrin

07_Roulez-pour-chauffer-votre...LËVIZNI QË TË NGROHNI MOTORRIN TUAJ Sa më e ftohtë makina, aq më shumë energji kërkon që të lëvizi përpara. Në udhëtime të shkurta në dimër, konsumi i karburantit rritet me pothuajse 50%. Kur ju ndizni makinën, mos e lini motorrin të punojë vetë që të ngrohet. Lëvizni menjëherë në një shpejtësi mesatare nëse keni mundësi. Makina juaj do të ngrohet më shpejt gjatë ngarjes tuaj. Makinat moderne janë dizenjuar që të ndizen pa përdorur pedalin e gazit, që kur kjo thjesht konsumon karburant ndërkohë që nuk jep asnjë kontribut në ndezje.

Mbani dritaret tuaja mbyllur

08_Roulez-les-vitres-closes...UDHETONI ME DRITARET E MBYLLYRA Duke ngarë me shpejtësi mbi 50 km/h me një dritare të hapur në mënyrë të konsiderueshme rrit tërheqjen aerodinamike.
Kjo është gjithashtu e vërtetë për makinat e hapura në një konfigurim me tavanin e hapur. Kur udhëtoni në shpejtësi, mbyllni dritaret që të kurseni karburant. Përdorni sistemin e makinës që të ftohni kabinën. Kondicioneri është vecanërisht eficent kur makina lëviz me shpejtësi të lartë.

 

 

Menaxhoni sistemet që kërkojnë energji

09_Gérez-les-consommateur-de-...

MENAXHONI SISTEMET QË KËRKOJNË SHUMË ENERGJI Të gjitha sistemet elektrike në makinë fuqizohen nga motorri. Si rezultat, sa më shumë energji që përdorni, aq më shumë karburant konsumoni. Në përgjithësi, adaptoni një qasje të arsyeshme: mos lini sistemet elektrike të punojnë në mënyrë të panevojshme. Fikni ngrohjen e sediljeve, heqjen e avullit në xhama ose ventilimin e kabinës, për shëmbull, ose vendosini në funsionin sa më të ulët të mundshëm për nevojat tuaja. Kondicioneri përdor energji nga motorri.

Kur temperaturat janë të larta, konsumi i karburantit mund të rritet pothuajse me 25% nëse ju mbani një kabinë me temperaturë të ulët. Përdoreni kondicionerin me mëncuri. Nëse keni një sistem automatik, mos zgjidhni një temperaturë më të ulët se 4 ose 5 gradë nga temperatura e jashtëme. Përpos kursimit të karburantit, ju do të shmangni shokun e të nxehtit kur dilni nga makina. Nëse makina juaj është e parkuar nën diell për një periudhë të gjatë, lëvizni me shpejtësi të ulët, me kondicionerin e fikur dhe xhamate hapur për të lejuar ajrin e nxehtë të dalë jashtë.
Kondicioneri më pas mund të ndizet që të mbajë një temperaturë konstante kur xhamat janë të mbyllur. Për të shmangur që makina të tejnxehet, provoni të parkoni nën një hije, duke përdorur dhe mbrojtëse xhami kur mundeni, nëse keni parkuar nën diell për një periudhë të gjatë.

Servisimi

10_Entretenez-régulièrement-votre-véhiculeSERVISONI RREGULLISHT AUTOMJETIN TUAJ  Nëse nënsistemet e makinës (motorri, kambio, kondicioneri, gomat, etj.) janë të mbajtura keq, makina juaj do të punojë me eficensë më të ulët dhe do të konsumojë më shumë karburant. Për të mbajtur makinën tuaj në një eficensë të mirë, duhet të kryeni serviset rregullisht nga një mekanik profesionist. Sigurohuni që të gjitha pjesët dhe konsumueset (vaji, filtri i ajrit, gomat, etj.) janë me garanci, rekomanduar dhe testuar nga Citroën. Cdo komponent përdorur nga makina juaj pajtohet me specifikat e detajuara. Vaji i motorrit, për shëmbull, siguron lubrikimin por gjithashtu jep kontribut në eficensën e motorrit; Kjo është e vërtetë për shumicën e pjesëve të përdorura nga makina juaj. Një sistem kondicioneri i mbajtur keq konsumon më shumë karburant. Është pak a shumë interesi juaj të siguroheni që makina juaj është servisuar rregullisht, që kur do të konsumojë më pak karburant, do të jetë më e sigurtë, dhe do të ketë një cmim më të lartë kur ta shisni.

Shtroni automjetin e ri

11_Bien-roder-pour-bien-roulerSHTRIM PËR NJË NGARJE TË BUTË Ju sapo keni blerë një makinë të re. Për të performuar në eficensë optimale, ajo ka nevojë për periudhë të shkurtër shtrimi. Makina juaj do të arrijë nivelin optimal të konsumit të karburantit pasi kalon 3,000 ose 5,000 kilometra.
Shkurt, drejtoni makinën tuaj në tërësi për të maksimizuar eficensën dhe për të kursyer para.