Metropolis

Dizajni

01_Design

Lakimet e ndjeshme dhe linjat e forta

Metropolis është një makinë e një shtati të imponuar me stil sedani i cili është esencial në Kinë. Ajo është një vizion i luksit kreativ dhe të sofistikuar me një profil spektakolar dhe muskuloz. Trupi i saj përmban linja rrjedhëse delikate të cilat ndryshojnë intensitet me dritën, duke zbuluar lakime bujare dhe detaje fine.
Metropolis është një përzierje e sipërfaqeve të lëmuara, linjave të tendosura, lakimeve sensuale dhe tipareve të shënuara si krahu përpara i cili i jep ajrin e karakterit linjave trupore të forta dhe të holla.
Pjesa përpara shpreh fuqi të fshehur me detajet fine të grilës dhe fenerëve. Pjesa e pasme është e gjerë dhe stabël por me linja kompakte. Dritat bumerang i shtojnë një prekje origjinale pjesës së pasme të Metropolis.

Kabina

02_Habitacle

Luksi kreativ dhe pasuria e shprehjes

Interieri i Metropolis është frymëzuar nga dizajni i fansave dhe instrumentet e vargjeve tradicionale Kineze, këto të qëna shenja të kulturës dhe sofistikimit në Kinë.
Të bëra nga shtresa të mbivendosura, dizajni krijon një efekt mirëseardhje, një mjedis luksoz në të cilin theksi është mbi shprehjen kreative.

 

Teknologjia

03_Technologies

Teknologjite avangarde

Metropolis përmban një sistem motorik plug-in hibrid i cili ndryshon mënyrën operative për t’ju përshtatur situatës. Mënyra tërësisht elektrike përdoret në ndezje, në qytet, në shpejtësi të ulëta dhe gjatë ngadalësimit. Ajo varet nga një motorr elektrik e cila ngre prodhimin nga 55kf (40kW) në operacionin e vazhdueshëm në një majë prej 95kf (70kW).
Mënyra me djegje përdoret në një shpejtësi konstante në rrugë dhe autostrada kur motorri i benzinës V6 2.0l (272kf) operon në eficensë maksimale.
Dy format e operimeve gjithashtu mund të kombinohen gjatë përshpejtimit për të siguruar fuqi shtesë (Funksioni Overboost), duke shpërndarë deri në 460kf në mënyrën me katër rrota aktive kur nevojitet më shumë kapje me rrugën.
Për të përfituar plotësisht nga aftësitë e saj dinamike, Metropolis përmban amortizim Hidraktiv. Ky tipar sjell komfort të përkryer në ngarje duke mbajtur makinën në një lartësi konstante për të përmirësuar aerodinamikën dhe duke ulur emisionet CO2.

Mjedisi

04_Environnement

Përgjegjësia dhe kënaqësia në ngarje

Metropolis kombinon aftësinë në ngarje me rrespekt për mjedisin. Emisionet CO2 janë shkurtuar në thjesht 70g/km (për konsumin e karburantit prej 2.6l/100km), pesë herë më pak se një sistem motorrik i zakonshëm me performancë të ngjashme (motorr V8 me kapacitet prej 4.0l).
Performanca ambjentale ekselente i atributohet:
– motorit të përmirësuar i benzinës,
– kambio elektronike me freksion të dyfishtë me 7 marshe,
– sistem motorik hibrid,
– Amortizim Hidraktiv, që përmirëson aerodinamikën.