GTbyCitroën

Dizajni

01_Design

Linjat e forta dhe lundruese

GTbyCitroën është një automjet i linjave të tendosura, lundruese, tendosura në ekstrem. Linjat e pastra të krahëve, të hullizuara në krye, dhe trupi i saj perlë rrit pamjen e makinës muskulare.

Pjesa e përparme adopton një pozicion të ngjashëm me hyrjet e saj të gjera të ajrit dhe fenerët horizontalë me LED blu. Pasqyrat e dyerve prej karboni në suportet e tyre të profilizuara imtësisht duken të pezulluara sikur të ishin në ajër, duke i dhënë GTbyCitroën një qëndrim ekselent në rrugë.

Xhami i përparmë i madh i mbështjellë rrjedh pa ndërprerje në tavan dhe në aerodinamikën e saj të pasme me formën e saj të gjatë të egzagjeruar. Linjat e shpejta lundruese krijojnë impresionin e një makine në lëvizje të përjetëshme. I gjithë trupi shpreh performancë dhe lëvizje të vazhdueshme.

Aerodinamika

02_Aérodynamisme

Aerodinamikë e përmirësuar

Një theks i vecantë u vendos në aerodinamikën dhe linjat e dizajnit lundrues, këto të qëna vlerat kyce të Citroën. Objektivi është të rrisi dinamikën e automjetit dhe sjelljen në rrugë për një ngarje jashtëzakonisht emocionuese.

Duke parë përtej linjave të saj të dinamike e të tendosura, GTbyCitroën karakterizon pajisje inovative si hyrjet e ajrit të zmadhuara përpara, një pjesë të poshtëme të sheshtë, dhe një bisht të lëvizshëm dhe difuzor mbrapa. Të gjitha këto karakteristika luajnë një rol aktiv në uljen e rezistencës dhe mbi të gjitha në tërheqje, për ta ngulur makinën në tokë.

Me linjat e saj lundruese, arkitekturën origjinale dhe përdorimin e saj “në lojë” për cfarë është potencialisht teknologjia më e mirë mjedisore për të ardhmen, GTbyCitroën mishëron shpirtin sportiv sic shihet nga Citroën.

Interiori

03_Intérieur

Përvojë e jashtëzakonshme

Dizajni i interiorit konfirmon stilin dinamik dhe të fortë të GTbyCitroën. Kabina, dizenjuar të ulë shoferin dhe ndihmës shoferin, qëndron pasur, prim, me materiale të tejpunuara me një efekt hi-tech për pozicionin e ngarjes, të inspiruara nga bota e motorsporteve.

Dy sedilje të mbushura gare, me tapicieri me lëkurë të zezë përqafon shoferin me pasagjerin për një eksperiencë të jashtëzakonshme në ngarje. Lëkura e qepur në panelet e dyerve dhe dyshemesë rrisin ambjentin sportiv në kabinë.

Për të promovuar përqëndrim maksimal, shoferi ka një ekran në xham për informacionet në drejtim. Ekrani jep një kontribut sinjfikant në siguri me leximet e saj të menjëhershme. Shoferi asimilon të dhëna më shpejt dhe nuk ka pse të shikojë jashtë rruge.