Zbulimet

Légende ci-dessous
Zbulimet

PRODHIMI MASIV

01_histoire_innovation_production2masseNë historinë e makinave, Andre Citroen (André Citroën) do të kujtohet kryesisht si një njeri i cili solli në Evropë teknikat e prodhimit masiv bazuar në teoritë e Fordizmit.
Ai ishte i pari në Paris i cili i kishte përdorur ato që nga viti 1919 për të prodhuar një model 10HP (ose Tipi A). Duke aplikuar këto teori të reja , bazuar në linjën e montimit, bënë të mundur që të prodhonin shpejt një numër të madh automjetesh që mund të shiteshin me cmim të lirë.
Në vitin 1912, Andre Citroen, një njeri me një pasion për risi, shkoi në Shtetet e Bashkuara në fabrikën e Ford, River në Detroit. Ai personalisht u bind në mënyrën e re të organizimit të prodhimit industrial.

KAROCERI E TËRA NGA ÇELIKU

02_histoire_innovation_carrosserietoutacierNë fillim të viteve 1920, trupat e automjeteve ishin bërë nga një kornizë druri që ishte e fiksuar në një shasi të pllakave metalike. Andre Sitroen (André Citroën) e zëvendësoi këtë proces me një trup tërësisht çeliku. Në 1923, gjatë udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ai zbuloi një procedurë të re të krijuar nga kompania Budd.
I quajtur ” Trupi i plotë çeliku”, ky trup i ri kishte shumë përparësi: I fortë dhe i solid, ai ofroi siguri më të mirë, por gjithashtu një rehati të shkëlqyeshme. Në tetor 1924, ky trup u përdor për herë të parë në B10, dhe dy vjet më vonë, në modelin e ri B14 filloi të përdoret në të gjitha automjetet.
Në vitin 1934, kur filloi hedhja në treg e Traction Avant, një trup i plotë çeliku u konsiderua si një zgjidhje avangarde. Filloi të përdoret në të gjitha automjetet gjatë viteve 1950.

MOTORI I LIDHUR NË KAROCERI ME NDIHMËN E AMORTIZATORËVE

03_histoire_innovation_moteurflottantNë tetor të vitit 1931, Andre Citroen (André Citroën) u kthye nga një udhëtim tjetër nga Shtetet e Bashkuara. Si zakonisht, ai u kthye me ide të reja si motori i varur në trup (karoceri) me amortizues (ose Floating Power Engine). Një ide që do të kontribuojë edhe njëherë në modernizimin e automjetit.
Kjo shpikje, e zhvilluar në Francë në fillim të viteve 20, është pranuar dhe zbatuar me sukses nga Chrysler që nga viti 1931. Shpikja konsiston në reduktimin e dridhjeve të motorit duke vendosur pjesë elastike të gomës ndërmjet saj dhe shasisë.
Në prill të vitit 1932, C4 dhe C6 (emri i të cilit u ndryshua në MFP për Moteur Floating Power) u paisën me këtë sistem. Citroën përsëri kapërceu të gjithë konkurrentët e saj evropianë. Që prej asaj kohe të gjithë automjetet Citroën do të paiseshin me një motor të varur në trup (karoceri) me amortizues.

TËRHEQJE ME RROTAT E PARA

04_histoire_innovation_tractionavantIdeja e transmetimit të fuqisë drejt rrotave të përparme daton që nga fillimi i industrisë së automobilëve . Fardier de Cugnot (një karrocë vetëlëvizëse e ndërtuar nga shpikësi Nicolas-Joseph Cugnot në 1770) u inspirua nga tërheqja në rrotat e përparme. Shumë prodhues të vegjël kishin eksperimentuar me këtë koncept me shkallë të ndryshme të suksesit.
Në mars 1933, André Citroën, gjithmonë në kërkim të ideve të reja dhe inovative, kërkoi nga inxhinierët e tij të studionin çështjen. Dhe kështu ndodhi, që në maj të vitit 1934, ai u bë prodhuesi i parë , duke prodhuar një automjet me tërheqje në rrotat e përparme: Traction Avant (7CV) (tërheqje avant = makinë me tërheqje në rrotat e përparme).
Pavarësisht nga problemet teorike, makina shkaktoi një ndjesi me mbajtjen e saj të jashtëzakonshme në rrugë. Në vitet 1950, 1960 dhe 1970, shumë prodhues të tjerë ndoqën rrugën e hapur nga Citroën.

TRUP I BASHKUAR

05_histoire_innovation_carrosseriemonocoqueNga të gjitha zbulimet e paraqitura në Traction Avant në maj të vitit 1934, më e rëndësishmja dhe më e reja pas tërheqjes në rrotat e  përparme ishte sigurisht trupi i bashkuar.
Më parë, shasia dhe trupi u prodhuan në mënyrë të pavarur, pastaj u asemblonin kur prodhohej automjeti. Dizajni i bashkuar i grupoi ato së bashku në një pjesë të vetme që kryenin të dyja funksionet.
Kjo zgjidhje teknike jo vetëm rriti komoditetin dhe sigurinë e udhëtarëve , gjithashtu uli qendrën e gravitetit të automjetit dhe kështu përmirësoi qëndrimin e automjetit në rrugë. Sot, parimet e dizajnit të unifikuar të trupit aplikohen në mënyrë universale, madje edhe në nivelet më të larta të sportit motorik.

 

DRITA TË KTHYESHME

06_histoire_innovation_pharestournantsPër të përmirësuar sigurinë gjatë natës, sidomos në rrugët me kthesa, Citroën paisi modelin DS dhe ID me drita të kthyeshme nga tetori i vitit 1967.
Ideja ishte që shoferët do të ishin në gjendje të merrnin kthesa të vogla ose të mprehta, ashtu siç do ti mernin në dritë të plotë, pa u befasuar në minutën e fundit nga një këmbësor ose çiklist pa drita. Kjo risi i dha  Citroën një mirënjohje të njëanshme.
SM, tregtuar në mars të vitit 1970, mbart natyrisht këtë veçori me sukses të madh. Ideja e  dritave të kthyeshme u hoq pas disa vitesh, duke u ri kthyer në modë në tetor të vitit 2004 me fenerët  Xenon direksional në fazën e dytë të modeleve C4 dhe C5. Sot, C6, C4 Picasso dhe  C5  janë të paisur me këtë funksion.

HAPËSIRË VIZUALE

07_histoire_innovation_visiospacePrezantuar në Grand C4 Picasso në vitin 2006, koncepti Visiospace bashkon shikueshmërinë e jashtëzakonshme (visio) me  hapësirën e brëndshme të gjerë (space).
Tipari kryesor i Visiospace është xhami panoramik, i cila lejon depërtimin e dritës në kabinë dhe krijon një fushë jashtëzakonisht të gjerë të pamjes së rrugës. Kjo dukshmëri kontribuon në kënaqësinë e udhëtimit dhe është gjithashtu një pasuri e çmuar në aspektin e sigurisë.
Në vitin 2009, Citroën zhvilloi një koncept në moedlin e ri të  C3 të ,  Visiospace me një personalitet të veçantë. Rrethuar nga xhamat, kabina është larë në dritë. Duke shikuar përtej shkëlqimit dhe dukshmërisë, xhami i parë i modelit Zenith sjell një eksperiencë të re automobilistike për pasagjerët në C3 Visiospace.

 

 

AMORTIZIM HIDROPNEUMATIK

08_histoire_innovation_suspensionhydrauliqueThe first studies on hydropneumatic suspension were carried out in 1944 for the 2CV! But it was theTraction Avant (15CV) that first introduced this feature at the rear in 1954.
The new concept really hit the news in 1955, with the sensational launch of the DS 19. The hydropneumatic suspension featured on all four wheels set new standards in roadholding and comfort while also keeping the car at a constant height.
Until the launch of the GS in 1970, this suspension was found only on the DS and ID. It was subsequently fitted on the CX, BX, XM, Xantia, C5 and C6.
With the advent of electronics, hydropneumatic suspension became active suspension and adopted the name Hydractive, or Hydractive III+ on the new C5 in particular.

Studimet e para mbi amortizimin hidropneumatik u kryen në vitin 1944 për modelin 2CV! Por ishte Traction Avant (15CV) që prezantonte këtë funksion në rrotat e pasme në vitin 1954.
Koncepti i ri goditi me të vërtetë  në vitin 1955, me lançimin sensacional të modelit DS 19. Amortizimi hidropneumatik i vendosur në të katër rrotat përcaktoi standarde të reja në qëndrueshmërinë në rrugë dhe rehatinë duke mbajtur makinën në një lartësi konstante.
Deri në lançimin e GS në vitin 1970, ky amortizim u aplikua në modelet DS dhe ID. Më pas u pajisën edhe modelet CX, BX, XM, Xantia, C5 dhe C6.
Me hyrjen e elektronikës, amortizimi hidropneumatik u bë sërisht  aktiv dhe u  emërtua Hydractive, ose Hydractive III + vecanërisht në modelin e ri të C5 .

STOP AND START

09_histoire_innovation_stopandstartCitroën është marka e parë që hodhi në treg teknologjinë Stop & Start me C3 Stop & Start në 2005. Kjo risi zvogëlon konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2, dhe funksionimi i automjetit është shumë më i qetë.
Teknologjia Stop & Start fik motorin pak para mbërritjes së automjetit (në një semafor, në një ndalesë trafiku …), duke e ndezur përsëri kur shoferi “lëshon” pedalin e frenave.
Nga viti 2010, Citroën ofron një gjeneratë të re të Stop & Start, e cila do të jetë e disponueshme përgjatë gjithë gamës. Kjo gjeneratë e dytë, e cila është më efikase, do të reduktojë konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2 me rreth 15% në qytet.