Reklamat

Légende ci-dessous
Reklamat

EVENTET SPECIALE

01_histoire_publicite_evenementiel_capture

Politika e komunikimit e André Citroën vendosi theksin në spektakël. Në hapjen e Panairit të 7-të  Automobilizmit në vitin 1922, Citroën mori me qira një aeroplan që të shkruante me tym emrin e tij në qiell me një distancë mbi 5km.
Nga 1925 deri më 1934, Citroën shkruajti emrin e saj në Kullën Eiffel me drita në një lartësi prej 30m (250,000 llampa dhe 600 km tela elektrike) një efekt vizual mbreslënës. Charles Lindbergh i shfyrtëzoi  këto drita për ta udhëzuar  në uljen e tij në tokë gjatë  kalimit të trans-Atlantikut.
Në Citroën, reklamimi nganjëherë mori forma të cilat nuk ishin parë më përpara. Një shëmbull ishin karvanët komercialë, të përbëra nga i gjithë rangu i automjeteve, të cilat udhëtonin në rrugët franceze duke ndaluar për një ose dy ditë në përfaqësitë lokale të Citroën.

 

SINJALIZIMI

02_histoire_publicite_signaletiqueReklama e parë e Citroën u shfaq në vitin 1919. Ajo prezantoi të famshmen Type A … një muaj përpara prodhimit të tij. Kjo ndjenjë e parashikimit, kombinuar me një shije të inovacionit dhe spektakolares, karakterizonin politikën e komunikimit të André Citroën.
Në të njëjtën kohë, ishte e zakonshme që sinjalistika në rrugë të ishte “e sponsorizuar”. Andre Citroën shpejt e kuptoi se sinjalistika rrugore ishte një mënyrë shumë e mirë për të rritur popullaritetin e tij dhe të kompanisë së tij. Ai i mbushi të gjitha rrugët franceze me sinjalistika dhe shenja që shënonin “Dhuruar nga Citroën”.
Jo më pak se 150,000 tabela u vendosën nëpër Francë … 150,000 tabela që i ngjanin sinjalizimit të përdorur nga vetë rrjeti i markës. Përsëri, Andre Citroen ishte përpara në kohë.

 

TELEVIZIONI

03_histoire_publicite_television_captureCitroën zbuloi reklamat televizive, në vitin 1968 me 2CV. Por ishte vetëm viti 1974, me hyrjen në skenë e agjensisë së marketingut RSCG, kur marka vendoset në ekranet e vogla.

Citroën organizoi një goditje të fortë me reklamën televizive të Visa-s, në të cilin ai katapultoi një automjet nga një avion në det, pas së cilës u ngrit mbi një nëndetëse. Slogani ishte “Visa, ça décoiffe” (Visa të merr frymën, fjalë për fjalë, të shkatërron flokët). Në vitin 1985, fushata “Wild Chevrons” lajmëron një epokë spektakolare të reklamave spektakolare. Duke zgjedhur një arritje të guximshme, Citroën organizoi një reklamë në Murin e Madh Kinez, për shëmbull.
Në vitin 1993 me Xantia, Citroën prezantoi një slogan të ri: “Zbuloni se çfarë mund të bëjë Citroën për ju”. Në vitet në vijim, Citroën vazhdoi të tregojë kreativitet, duke afruar reklamimin me afër me produktin. Një shembull i mirë  është filmi i vitit 2005 “C4 Dancer” që u shikua në të gjithë botën.

 

 

 

POSTERAT

04_histoire_publicite_affichage_capture

André Citroën fitoi shumë vënd nga reklamimi. Në vitet 1920, Pierre Louys (artist, fotograf dhe kreu i reklamimeve deri në vitin 1934) krijoi disa postera fantastik dhe gjithashtu  u bëri thirrje artistëve të tjerë të talentuar të ditës. Kjo ishte epoka e parë.
Epoka e dytë filloi në vitin 1957, me ardhjen e Robert Delpiere. Një burrë i talentuar për fjalë dhe imazhe,  ai i dha Citroën  një stil të ri që bazohej në vepra arti shumë të detajuara dhe stile të pazakonta. Duke përdorur teknika dhe materiale të avancuara, ai krijoi fushatat e modeleve 2CV dhe DS.
Në vitin 1981, tetë vjet pas ardhjes së RSCG (1974), Savignac i dha shiritave të logos një shtysë me posterat e tij të shëndritshëm dhe të gëzueshëm. Me pak fjalë, reklamimi i Citroën është pjesë e historisë së markës dhe ka lënë gjurmë të forta.