Aventura

Légende ci-dessous
Aventura

“CROISIÈRE” EKSPEDITA

01_histoire_aventure_croisieres_captureNë mënyrë që të tërheqë vëmendjen tek automjetet e tij gjysmë-kamion, të nisura në vitin 1922, Andre Sitroen (André Citroën) vendosi të udhëtonte drejt Saharasë: Toggourt-Tombouctou-Toggourt nga 17 dhjetori 1922 deri më 7 mars 1923 .
Pas këtij suksesi, pasuar nga “Ekspedita e Zezë” gjatë së cilës, nga 28 tetori 1924 deri më 26 qershor 1925, kalon gjithë kontinentin afrikan në jug nga Kolomb-Bešar “Colomb-Béchar” në Cape Town.
“Ekspedita e Verdhë” kalon në kontinentin e Azisë prej 4 prillit 1931 deri më 12 shkurt 1932, nga Bejruta deri në Pekin. Citroën do ti dërgojë admiral Byrd-së tri automjete gjysëm-kamion për ekspeditën e tij antarktike nga 25 shtatori 1933 deri më 2 shkurt 1935, si dhe pesë vetura për “Ekspeditën e Bardhë”, e organizuar nga 4 korriku deri 24 tetor 1934 në malet shkëmbore (Kanada).

RELI RAID “RALLY RAIDS”

02_histoire_aventure_raids_captureGara e parë Citroën Rally (Paris-Kabul-Paris) u organizua në gusht të vitit 1970 dhe përfshiu 494 Mehari, Diane dhe Space (2CV). Pas inttinerarit në Ekspeditën e Verdhë, udhëtimi mbulonte një distancë prej 16,500 km.
Suksesi i kësaj aventure ishte aq i madh sa që një vit më vonë u organizua një konkurs Paris-Persepol-Paris për t’i lejuar 467 ekipet të zbulonin kryeqytetin e vjetër të Perandorisë Perse dhe të përshkonin 13.500 km. Në vitin 1973, ekipet, të cilat morën pjesë në një ekspeditën afrikane, filluan një udhëtim të gjatë 8000 km përgjatë Saharas.
15 vite më pas në vitin 1988, Operacioni Dragon, gjatë të cilit 140 evropianë të rinj me automjetet AX u drejtuan për kalimin e Kinës nga jugu në veri, duke tejkaluar 4500 km. Më në fund, në vitin 1997, në pjesën jozyrtare të Master Rally, u organizua Berlingo Raid: nga Parisi në Moskë deri në Samarkand, 157 skuadra morën pjesë në aventurën prej rreth 8500 km.