Citroën Inspiruar nga Ju

NJË FILM QË PËRFAQËSON NËNSHKRIMIN E MARKËS

E-Mehari4

Citroën po prezanton fushatën e re të markës me mesazhin “Vizioni jonë i mobilitetit reflekton kërkimin për liri”. Ky film i ri internacional tregon firmën CITROËN INSPIRED BY YOU (CITROËN INSPIRUAR NGA JU). Një firmë e markës inspiruar nga jeta e njerëzve dhe nga kërkesa për mobilitet dhe liri përmes çdo gjenerate në një periudhë përreth 100 vitesh. Filmi tregon historinë e Citroën, duke kthyer fokusin në shumë pak prej makinave ikonë duke krijuar trashëgiminë e markës.

INSPIRUAR NGA KËRKESA JUAJ PËR LIRI QË NGA 1919!

Nga 2CV te CX, Traction Avant te Mehari, Type H te Visa, CX te C4 Cactus, nga koncepti Cxperience, C3 Aircross dhe C4 Cactus, Citroën ka respektuar njerëz për shumë vite. Frymëzuar nga makinat e tyre të ëndrrave të aventurave, eskursionet me familjen, ose arratisjet me miqtë, marka synon të prodhojë makina që reflektojnë inteligjencën e jetesës së tyre. Fushata e re e korporatës që ilustron këtë histori fillon në 1919: “Vizioni jonë i mobilitetit reflekton kërkesën për liri”. Filmi na çon në një udhëtim përmes epokave të ndryshme në të cilat modelet e markës bëhen pjesë e një kërkese të një aventurieri për liri. Ai merr çco makinë në kthim… Dhe çdo makinë është pjesë e një epoke.

Autostoppeur2CV_1400X800

 

2CV DHE TIPI H: NGA 1948

2CV
Shfaqur në panairin Paris Motor Show më 1948, 2CV shpejt fiton turmën. Është përshkruar si “katër goma nën një çadër” e aftë të “eci përmes një fushe duke mbajtur një kosh me vezë pa thyer asnjë prej tyre”. TPV ose Tres Petite Voiture (makinë shumë e vogël) shpërthen në treg. Një total prej 3,868,634 copë u ndërtuan.

TYPE H
Një makinë me famë botërore, shpesh e parë dhe ditët e sotme në një formë furgoni ushqimesh, Type H është një makinë ikonë. Në një periudhë prej 40 vitesh, ajo tregoi një dizajn eficent që ishte veçanërisht shpikës për një LCV në atë kohë. Type H u ndërtua në 473,289 shëmbuj gjatë karrierës së saj triumfuese.

2CV_747X400

TypeH_747X400

MEHARI, CX DHE VISA: NGA 1968 NË FILLMET E 1990

MEHARI
Një makinë emblematike nga e cila trupi plastik ishte rezistente si nga gërvishtjet dhe nga përplasjet, Mehari fitoi famë si model i përshtatshëm, ekonomik dhe me tavan të hapur. Një total prej 743,740 copë u ndërtuan.

CX
Votuar si makina e vitit 1974, CX përfaqësonte dizajnin ekzekutiv të makinave nga Citroën përmes viteve 1970. Veçanërisht shpikëse, ajo është pionere e konceptit të komandave që ju mund të arrini pa hequr duart nga timoni. U shit në 1,169,695 copë në mbi 15 vjet.

VISA
Visa është një makinë kompakte e vogël surprizuese. E disponueshme përmes disa serive speciale dhe makinave të derivuara në treg, 1,254,390 copë u ndërtuan. Në 1988, versioni GTi shfaq një reklamë që mbahet mënd që përmbante aeroplanmbajtësen Clemenceau.

Mehari_747X400

C3 AIRCROSS, C4 CACTUS, CEXPERIENCE: NGA 2016

C3 AIRCROSS
Shfaqur në Frankfurt Motor Show në 2017, C3 Aircross, veçon veten na SUV-ët e tjerë në treg për standartin e vendosur të dizajnit, komfortit dhe modularitetit. Një makinë e lidhur që përmban 12 asistenca drejtimi, C3 Aircross ka shitur që tani 60,000 copë.

C4 CACTUS
Një hatch ultra komforte nga Citroën, C4 Cactus i Ri është makina e parë e markës në europë që përmban amortizimin Citroën me Progressive Hydraulic CushionsTM.

CXPERIENCE
Shfaqur në Paris Motor Show në 2016, koncepti CXPERIENCE rishpik pikat e dizajnit të mbimarketit, duke lejuar Citroën të shfaqi kreativitetin në termat e dizajnit, komfortit dhe teknologjive.

C3 Aircross White

C4 Cactus Blue

CXperience Grey

 

HISTORIA E LOGOVE  CITROËN

Në 1900, Andre Citroën me sukses shfrytëzon një patentë për mekanizëm me një faqosje me dy shevronët. Ai vendos të përdori këtë simbol në 1919, kur ai përgatiti makinën e tij për firmën e prodhimit.

Midis 1921 dhe 1936, kjo ovale u zëvendësua nga një hegzagon një një fushë blu, duke shfaqur shevronët e verdhë. Emri i Citroën shfaqet më pas.

Në fillimet e 1930, një logo tjetër vjen në përdorim përgjatë versionit ekzistues: një mjelmë që noton në shevronët e Citroën, duke simbolizuar motorat e rinj lundrues.

In 1959, the yellow chevrons are placed over a white ellipse then, in 1966, the name of Citroën appears in a blue square.
From 1985, to modernise the brand image, Citroën adopts a logo with white chevrons in a red square.

Në 1959, shevronët e verdhë u vendosën mbi një elips të bardhë, më pas, në 1966, emri i Citroën shfaqet një një kuadrat blu.

Nga 1985, për të modernizuar imazhin e markës, Citroën adapton një logo me shevronët e bardhë në një kuadrat i kuq.
Në 2009, logo e re përmban shevronët 3D të rrumbullakosur me një finiturë kromi dhe emrin e Citroën poshtë në të kuqe. Në 2016, marka shfaq një version të zbritur në 2D, bazuar në konceptin e dizajnit të sheshtë.

Logos Citroën