Citroën C4 Cactus Së shpejti

Citroën C4 Cactus

PIKAT E FORTA

Citroën C4 Cactus i Ri Berlinë

Citroën po zbulon C4 Cactusin e Ri. Berlinën kompakte të re. C4 Cactusi është përmirësuar në mënyrë thelbësore, duke adaptuar pikat klasike të segmentit në terma teknologjikë dhe motorët, ndërkohë që vazhdon të qëndrojë më vete përmes personalitetit dhe rehatisë.

Pajisur me amortizim  Progressive Hydraulic Cushions™ dhe Advanced Comfort Seats, C4 Cactusi i Ri është berlina super-komode, përzgjedhur për të ridimensionuar tregun në fillim të 2018.

PERFORMANCA

Citroën C4 Cactus White

Motorët

Eko-eficentë dhe kënaqësi në udhëtim

Gjallëria, spontaniteti, përshpejtimi dhe kënaqësia në ngarje janë rritur përmes kombinimeve të platformës së lehtë dhe eficente dhe motorëve të gjeneratës së fundit. Motori i benzinës PureTech i gjeneratës së fundit, votuar si “Motori i Vitit”, dhe motorat e naftës BlueHDi përputhen me standardin Euro 6 në reduktimin e emetimeve CO2 dhe konsumit të karburantit.

Me ndërrimin e shpejtë të marsheve, kambio EAT6 pajisur me motorin PureTech 110 S&S ofron performancë të lartë dhe kënaqësi në përdorim. Citroën C4 Cactus i Ri është gjithashtu i disponueshëm edhe me motor PureTech 130 S&S me kambio manuale me 6 marshe.

DETAJET